E Shtunë, 31 Tetor 2026

Invalidët ankohen për pensionet, su mjaftojnë as për ushqime dhe ilaçe

Kreu i Shoqatës së Invalidëve, Omuri: Qeveria na ka flakur në rrugë

Kategoria e invalidëve të punës përfiton në muaj vetëm një pension në masën 140 mijë lekë të vjetra, shumë e cila nuk del as për ushqime e ilaçe. Përveçse e diskriminuar kjo kategori ka probleme të mëdha edhe me ndihmat e akorduara nga shteti instancat e të

cilit duken se i kanë lënë personat me aftësi të kufizuar në rrugë të madhe. Përpos rasteve kur personat që vuajnë nga sëmundje profesionale apo ata të cilët kanë humbur paaftësinë për të punuar në rrethana të ndryshme, duke ushtruar profesionin e tyre, largohen nga puna me pa të drejtë pagesat e shtesat në pension nga qeveria thuajse janë qesharake. Kreu i Shoqatës Kombëtare të Invalidëve në vend Abdulla Omuri rrëfen për gazetën SOT se kalvaret stërmundimet e kategorisë së invalidëve nuk kanë të sosur. Probleme me transportin urban, probleme me barnat e rimbursueshme, probleme me shtesat qesharake për pension të akorduara nga qeveria, apo edhe një sërë problemesh të tjera në jetën e përditshme janë hallka ende të paprekura e që sipas kreut të shoqatës Omuri, duket se nuk do të marrin kurrë zgjidhje. Sipas tij shtesa në pension më e fundit e akorduar nga qeveria, për të gjithë invalidët në vend është vetëm 6 për qind ose 8 mijë lekë të vjetra. Ndërkohë kësaj shifre i shtohet shumë prej 140 mijë lekësh, e pensionit mujor dhe gjithsej pagesa për 46 800 invalid pune shkon në 148, 000 mijë lekë të vjetra. Sipas llogaritjeve nga kryetari i shoqatës Omuri një invalidi në muaj vetëm ushqime e ilaçe, pa përmendur këtu frutat perimet, apo produktet e mishit i kushtojnë rreth 80 mijë lekë, ndërkohë që me pjesën e mbetur nga pensioni duhet të përballohen të gjithë nevojat e tjera për detergjent, veshje, taksa etj. Sipas Omurit invalidët janë të flakur në rrugë nga qeveria, e cila nuk i kushton aspak vëmendje kësaj kategorie të përvuajtur e të diskriminuar.

Për më tepër lexoni "Gazeta Sot"

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›