Berisha: Shqiptarët, krenarë për Nënë Terezën

Në një aktivitet për 100 vjetorin e lindjes së Nënë Terezës,në qytetin e Shkodrës kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se sot është një ditë e madhe për kombin shqiptar. "Nënë Tereza ngriti emrin e shqiptarëve në botë", tha Berisha. Ai theksoi se shqiptarët duhet të ndihen krenarë për Nënë Terezën. Deklarata e Berishës u bë në katedralen "Nënën Tereza" në Vaun e Dejës. Katedralja organizoi një meshë kushtuar bamirëses.