LSI, Rama: Të mos keqinterpretohet rezoluta e PE
Interpretimi i rezolutës së Parlamentit Europian nga ana e Partisë Socialiste, si një detyrim për të hapur kutitë e votimit është një lexim i gabuar. Ky është vlerësimi që ka bërë në një konferencë Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama.
Duke mbetur në çështjen e transparencës së zgjedhjeve, Rama u shpreh se transparenca e zgjedhjeve nuk bëhet nga konferencat e shtypit, por me projektin konkret dhe ka u ka bërë edhe një herë thirrje partive për të ulur në tavolinë dhe për të diskutuar reformën zgjedhore.
Ai ka kërkuar angazhimin me seriozitet për të realizuar reformën zgjedhore që rekomandojnë OSBE/ ODIHR.