Deklarata e PS-së, shpifje si pasojë e denoncimeve
26/08/2010 Reagimi i Albana Vokshit
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka cilësuar si absurd deklaratën e kolegut të saj socialist Taulant Balla. Për ligjvënësen demokrate, “PS doli me zbulimin tjetër të radhës, që Arian Tartari na qenka pronar apo bashkëpronar në 4 kompani. Dhe ky qenka “krimi” më i madh. Askush nuk paska të drejtë të bëjë biznes në Shqipëri përveç Lepujve dhe sekserëve të Edvin Ramës. Bashkimi i kompanive, ku bashkëpronar në tre prej tyre është edhe z. Arian Tartari, ka marrë vetëm një kontratë koncesionale për lumin Kardhiq për ndërtimin e 6 HEC-eve të vegjël me kapacitet total prej 10.3 MW. Këtë e ka bërë me garë të hapur publike duke respektuar parimin e transparencës dhe konkurrencës së ndershme, pa i paguar ndonjë lepuri 20 përqindëshin”, - ka thënë ajo. Vokshi theksoi se frika e kryesocilaistit Edi Rama, i cilësuar prej saj si “Zoti 20%”, i ka errësuar jo vetëm sytë, por edhe mendjen dhe logjikën. Deputetja e PD-së theksoi se “shpifjet në drejtimin tim dhe familjes sime po vijnë vetëm si pasojë e denoncimeve publike te korrupsionit të Edvin Kristaq Rames, gjë që do të vazhdoj ta bëj edhe në ditët në vijim”.