Hetimi i zgjedhjeve, sherr mes kryetareve
14/12/2010 PD kthen kërkesën për riformulim sipas ligjit. Variantet e propozuara
Hetimi i zgjedhjeve, maxhoranca “i mohon” shumicën opozitës
Albana Lika
Mazhoranca e ktheu mbrapsht kërkesën e Partisë Socialiste për hetimin e zgjedhjeve të 28 qershorit, duke kërkuar riformulimin e saj sipas ligjit për komisionet hetimore. Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli mblodhi Konferencën e Kryetarëve për të rimarrë në shqyrtim kërkesën e grupit parlamentar të PS-së mbi “Ngritjen e një komisioni hetimor për hetimin e shkeljeve të ligjit në përgatitjen dhe zhvillimin e zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë në qershor 2009”. Gjatë diskutimit në mbledhje për këtë çështje, mazhoranca dhe opozita kanë diskutuar mbi formulimin e kërkesës në lidhje me objektin dhe përbërjen e komisionit hetimor, ku opozita ia ka lënë shumicën vetes, por sipas palës në qeverisje vijnë në kundërshtim me ligjin “Për komisionet hetimore”. Ndërsa kushtetutshmëria e objektit të hetimit do të diskutohet gjatë mbledhjes së sotme nga Komisioni parlamentar i Ligjeve, çështja e përbërjes iu la për “detyrë” nismëtarëve të bëjnë riformulimet e duhura. Kjo çështje duket se do të shkaktojë debat mes palëve, pasi mazhoranca nga njëra anë duket se do të respektojë veten në deklarimet për dhënien opozitës të maxhorancës së komisionit, por nga ana tjetër ngre pretendimin për respektim të ligjit për komisionet hetimore, që me sa duket nuk përputhet me premtimet e aj politike. Sipas burimeve nga komisioni, vetë kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialistëve Gramoz Ruçi pas pretendimit të kundërshtarëve të tij politikë u ka kujtuar deklaratat e herëpashershme të Kryeministrit Berisha, sipas të i cilit opozita do të ketë mazhorancën në komisionin hetimor. Por deputetët e mazhorancës u kanë treguar ligjin kolegëve të tyre deputetë dhe kanë këmbëngulur për ta respektuar. Sipas të njëjtave burime, deputetët e djathtë kanë sugjeruar edhe ndonjë variant të mundshëm për riformulim, ku ndër të tjera spikati varianti sipas të cilit kryetari i komisionit, që sipas ligjit i takon opozitës, të kishte tri vota. Nuk është e sigurt se sa seriozisht e ka pasur këtë propozim kreu i grupit kuvendor të PD-së Astrit Patozi kur e ka përmendur këtë variant, por thelbi i shqetësimit të tij ka qenë respektimi i ligjit dhe vetëm i ligjit. Gjithsesi, Konferenca e Kryetarëve do të mblidhet sërish për këtë çështje kur opozita të ketë gati formulimin e ri, shoqëruar ndoshta edhe me emrat e anëtarëve që do të jenë në përbërje të komisionit hetimor. Vendimi për ngritjen ose jo të komisionit hetimor sipas nismës së deputetëve të selisë rozë do të vendoset nga seanca parlamentare. Çështja do të diskutohet në seancën e 17 ose 23 dhjetorit.
Kërkesa e PS-së diskutohet nga Komisioni i Ligjeve
Debate mes PD-së e PS-së për kushtetutshmërinë e objektit
Komisioni i Ligjeve do të marrë sot në diskutim kërkesën e socialistëve për hetimin e zgjedhjeve të 28 qershorit. Diskutimi do të përqendrohet në kushtetutshmërinë e kërkesës së nismëtarëve, veçanërisht lidhur me objektin e saj. Relatimin e kësaj çështjeje maxhoranca ia ka besuar ish-zëvendësministrit të drejtësisë Viktor Gumi. Në kërkesën e saj PS-ja përcakton se hetimi i shkeljeve do të bazohet në materialet, dokumentet ose provat që kërkohen të administrohen për qëllime hetimore, përjashto fletët e votimit, që gjenden në kutitë e fletëve të votimit në kuptim të nenit 119, pika 3 të Kodit Zgjedhor. Procesi i hetimit do të përfshijë administrimin e të gjithë dokumentacionit zgjedhor që përfshihet në kutitë e materialeve zgjedhore, të cilat ngarkohet KQZ ti ruajë dhe ti vërë në dispozicion të komisionit hetimor të Kuvendit në kohën, vendin dhe mënyrën e përcaktuar prej tij.
Parashikimi i munguar i ligjit
Ligji për komisionet hetimore nuk parashikon në asnjë nen të tij përcaktimin se shumica në komisionet hetimore i takon mazhorancës, edhe pse kjo e fundit kërkon respektimin e saj për sa i takon përbërjes së komisionit hetimor për hetimin e zgjedhjeve. Shumica në komisionet parlamentare është një koncept kushtetues, i cili zbatohet për ato hetimore. Ndërkohë që për komisionet e tjera ligjvënësi është kujdesur që ta përmendë atë në Rregulloren e Kuvendit, ku qoftë për komisionet e përhershme, qoftë për ato të posaçme ka përcaktuar përbërjen e komisioneve sipas përfaqësimit politik në Kuvend. Sipas nenit 9 të ligjit për komisionet hetimore, “komisioni përbëhet nga jo më pak se 9 dhe jo më shumë se 15 deputetë, por gjithmonë me numër tek; komisioni përbëhet nga deputetë të partive të pozitës dhe të opozitës, në raporte sa më të afërta përfaqësimi, por diferenca të jetë jo më shumë se një anëtar; kryetari i komisionit i takon atij grupimi politik deputetët e të cilit janë nismëtarë të krijimit të komisionit. Në këtë rast zëvendëskryetari i takon grupimit tjetër; raportet e përfaqësimit në komision si dhe përkatësia politike e vendit të kryetarit dhe zëvendëskryetarit diskutohen në Byronë e Kuvendit”.
Njoftimi i Kuvendit
Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve u evidentua fakti se formulimi i pikës tre të kërkesës në lidhje me përbërjen e këtij komisioni, vjen në kundërshtim me ligjin e komisioneve hetimore. Raporti midis mazhorancës dhe opozitës në komisionin hetimor dhe përbërja e tij është kriter formal- juridik, pa plotësimin e të cilit kërkesa nuk mund të vihet në lëvizje. Për këtë shkak, kërkesa iu kthye grupit nismëtar për plotësim dhe korrigjim. Përfaqësuesit e mazhorancës shprehën gatishmërinë për të asistuar grupin nismëtar për formulimin e kësaj pike, me qëllim që ti hapet rruga sa më shpejt ngritjes së komisionit hetimor.
Kreu socialist shigjeton ashpër qëndrimin e shumicës për hetimin e zgjedhjeve
Rama: Berisha s’ka vullnet për të bërë transparencë
Oli Xhilaga
Hetimi i zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit 2009 është bërë sërish mollë sherri mes dy partive kryesore në vend. Pas qëndrimeve të ardhura nga përfaqësuesit e mazhorancës qeverisëse në Konferencën e Kryetarëve lidhur me kërkesën e PS-së për ngritjen e komisionit hetimor për transparencën e zgjedhjeve të kaluara, erdhi reagimi i ashpër i kreut socialist Edi Rama. Në vlerësimin e tij Kryeministri Berisha po kërkon alibi për të mos zgjidhur krizën politike në vend. Për këtë arsye, gjatë një konferencë për shtyp Rama akuzoi kundërshtarin e tij politik se “nuk ka shprehur vullnet për hetimin e zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit”. Ndërkohë, duke iu referuar pikërisht debateve në Konferencën e Kryetarëve, Rama vuri në dukje se “këto janë pengesa dhe alibi që procesi politik të tërhiqet zvarrë dhe pushteti të vazhdojë të plaçkitë vendin”. Një tjetër çështje për të cilën Rama nuk kurseu gjuhën e kritike ndaj shumicës qeverisëse ishte situata e krijuar në disa zona të vendit për shkak të përmbytjeve. Sipas tij, Berisha është përgjegjës për përmbytjet dhe shpërfill dhe akuzon opozitën se nuk po e ndihmon në këtë situatë. “Berisha kërkon të rrijë në pushtet duke vjedhur votat. Sot refuzoi edhe marrjen në shqyrtim të propozimin tonë për ndryshimin e buxhetit të 2011 me synim ndaljen e përmbytjeve të radhës, që Shkodra dhe gjithë Shqipëria të mos përmbyten përsëri”, - vuri në dukje Rama duke iu referuar qëndrimit të ardhura nga mazhoranca. Madje, duke u mëshuar këtyre akuzave, kreu socialist nuk harroi të ripërsëriste dhe një herë se Shkodra u përmbyt për të pestën herë, duke pasur si përgjegjës kryesor dhe këtë herë pikërisht kryeministrin Berisha. “Shkodra u përmbyt për të 5 herë brenda një viti dhe për të pestën herë radhë Saliu flet për fitore, duke u përpjekur dëshpërimisht të mbulojë dështimin e madh përballë këtij fenomeni, që nuk është vepër e natyrës, me ngushëllimin se nuk pati të vdekur apo medemek se qeveria bëri që të mos ketë të vdekur dhe duke akuzuar opozitën si fajtore. Është më se e qartë se Saliu dështoi dhe la në baltë Shkodranët”, - nënvizoi Rama gjatë fjalës së tij. Po kështu në emër të kampit opozitar Rama garantoi se nuk do të heqë dorë nga qëndrimi i saj për rishikimin e buxhetit 2011. Madje, në këtë kontekst kreu i PS-së u dha të drejtë aleatëve të kësaj partie, pjesë e opozitës së bashkuar, të cilët janë shprehur të gatshëm për të larguar qeverinë, që tenton të qëndrojë me pahir në pushtet.
Opozita e bashkuar rinis protestat. Durrësi stacioni i radhës
Opozita e bashkuar rinis aksionin e saj politik, duke pasur si stacion të radhës për organizimin e protestave pikërisht qytetin bregdetar të Durrësit. Kështu, në emër të këtij kampi kreu i partisë “Ligj dhe Drejtësi” Spartak Ngjela bëri me dije ndërmarrjen e një hapi të tillë, por nga ana tjetër nuk kurseu akuzat ndaj qeverisë “Berisha”. Përfaqësuesi i opozitës së bashkuar Ngjela akuzoi Kryeministrin Berisha dhe qeverinë e tij si përgjegjësen kryesore për përmbytjet që pushtuan Shkodrën dhe zonën e Nënshkodrës. Ndërkohë, duke u bërë thirrje shqiptarëve t’i bashkohen opozitës për të larguar qeverinë “Berisha” nga pushteti, Ngjela lajmëroi se opozita e bashkuar do të rinisë protestat sot në qytetin e Durrësit, protesta të cilat u ndërprenë për shkak të situatës së emergjencës civile. Gjithashtu kreu i partisë “Ligj dhe Drejtësi” u bëri thirrje qytetarëve të Durrësit t’i bashkohen kësaj proteste masivisht, pasi është kjo qeveri e korruptuar që me keqqeverisjen e saj bëri që banorët e Shkodrës, por dhe në qytete të tjera të vendit të përmbyteshin nga reshjet e shiut. “Sot në Shqipëri janë kthyer kënetat, ndërkohë që qeveria nuk ka para të dëmshpërblejë banorët që përjetuan katastrofën e përmbytjeve dhe as të hedhë hapa për ta përmirësuar atë”, - theksoi Ngjela. Sipas tij, e vetmja rrugë për të dalë nga kjo situatë fatkeqësish është largimi i kësaj qeverie.
Objekti i hetimit
“Objekti i veprimtarisë së komisionit hetimor të Kuvendit është hetimi i dyshimeve të ngritura nga partitë politike si dhe vëzhguesit vendas e ndërkombëtarë për proces të parregullt votimi në qendrat e votimit, kryesisht lidhur me zbatimin e ligjit nga komisionet e qendrave të votimit në mënyrën e votimit, identifikimin e shtetasve në çastin e votimit, pasqyrimi i të dhënave përkatëse të dokumentit të identifikimit në rubrikën përkatëse të listave të votimit, mundësinë e votimit më shumë se një herë nga shtetas të ndryshëm e votimit familjar, pasqyrimin e të dhënave përkatëse në procesverbalin e mbylljes së votimit.”
Kërkesa e PS-së
“Në projektvendim është parashikuar që hetimi i shkeljeve objekt i veprimtarisë së këtij komisioni për sa lejon ligji nr. 8891, datë 2.05.2002, "Për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendit", do të bazohet në materialet, dokumentet apo provat që kërkohen të administrohen për qëllime hetimore, duke parashikuar qartazi se në këtë hetim nuk mund të përfshihen fletët e votimit që gjenden në kutitë e fletëve të votimit në kuptim të nenit 119, pika 3 të Kodit Zgjedhor. Dokumentacioni zgjedhor, për të cilin ngarkohet KQZ ta ruajë dhe ta vërë në dispozicion të komisionit hetimor.”
Akuza për qeverinë “Berisha”
Kreu i PS-së, Edi Rama, akuzoi shumicën qeverisëse për mospërfshirjen në kalendarin e punimeve të Kuvendit të propozimit të kësaj partie për parandalimin e katastrofave ujore. “Ky refuzim tregon se në Shqipëri nuk ka shumicë të zgjedhur, por të vjedhur dhe është pikërisht kjo shumicë që nuk e do ndryshimin e buxhetit për të ulur përmbytjet në Shkodër, por edhe në mbarë vendin.” Për këtë arsye Rama bëri me dije se opozita do të rinisë sot protestat nga Durrësi për të kërkuar largimin e Berishës, pasi ai po synon t’i rivjedhë shqiptarët edhe pasi i ka bërë pjesë të një fatkeqësie natyrore.