Berisha: Shtetesi per cdo shqiptar, kudo qe ndodhet Eva Gjura
Kombi eshte nje dhe cdo shqiptar kudo qe jeton, meriton shtetesine shqiptare. Keshtu eshte shprehur dje kryeministri Berisha ne mbledhjen e qeverise te zhvilluar ne Muzeun kombetare te Pavaresise ne Vlore, ku 100 vjet me pare Ismail Qemali mblodhi qeverine e pare pas shpalljes se Pavaresise. 100 vjet me pas, kryeministri Berisha duke vleresuar rendesine e kesaj dite per te gjithe shqiptaret ka bere te ditur vendimin me te fundit, qe do te ndermarre qeveria, i cili eshte hartimi i ligjit te shtetases shqiptare, per te gjitha shqiptaret kudo qe ata jetojne. "Ky eshte nje moment shume i rendesishem. Kjo nuk i pengon ata te mbajne cfaredo shtetesie qe duan, por ai qe deshiron te marre shtetesine shqiptare, do ta marre. Ky ligj do te jete nisma e kesaj qeverie per 100 vjetorin. Ministria e Brendshme duhet te marre te gjitha masat, nepermjet konsullatave dhe zyrave, t'i krijoi atyre mundesine e aplikimit", eshte shprehur kryeministri. Gjithashtu, Berisha i ka kerkuar ministrit te drejtesise qe te sjelle ligjin ne qeveri. I frymezuar nga ky pervjetor historik, i frymezuar nga mesazhi i ketij viti, vit i ngadhenjimit te idealit te bashkimit kombetar per te gjithe ata qe e lexojne keshtu, kryeministri ka ftuar opoziten qe ta miratoje kete projektligje te qeverise. Meqenese Shqiperia eshte ne nje vit te rendesishem, vit elektoral, kryeministri eshte shprehur se kjo nisme e qeverise nuk ka asnje lidhje me zgjedhjet. "Keto zgjedhje, natyrisht, do te jene zgjedhje te lira e te ndershme. Por, per te mos e bere ceshtje te ketyre zgjedhjeve, u them se ata qe e marrin kete qendrim elektoral, gabojne shume rende. Ky eshte qellimi i jetes sime dhe qellimi i cdo shqiptari. Pas nje shekulli te ndare, shqiptaret e faktuan kete, ne vitin '99. Le te shkojne ne Gjirokaster te regjistrojne sa dyer u hapen per shqiptaret e Kosoves. Dhe nuk po them ne Tropoje qe eshte vazhdim i Kosoves, por ne Gjirokaster, ne Sarande. Shqiptaret e faktuan se asnje lloj faktori nuk mund t'i ndaje ata. Ndaj cdo shqiptar meriton shtetesine shqiptare, natyrisht, ai qe e do", ka theksuar kreu i qeverise. Berisha ka sqaruar me tej se njohja e shtetesise do te behet pa asnje kusht dhe se cdo shqiptar mund te aplikoje per te, kudo qe ai ndodhet pa asnje problem. "Ne nuk po bejme asgje, por vetem po u kthejme atyre nje te drejte, per te cilen kane luftuar 100 vjet dhe u eshte mohuar 100 vjet. Ne kuader te ketij procesi, te bashkimit njeri me tjetrin, te bashkimit me Evropen, nuk mundet qe midis shqiptareve, ne statusin aktual, te ekzistojne standarde me te vjetra, se ato qe ekzistojne midis vendeve anetare te BE. Ndaj duhet te bejme gjithcka qe te ulim keto mure. Gjate vizites ne Izrael, grupi i gazetareve qe me shoqeronte udhetoi per ne Ramallah, pa asnje kontroll e pengese dhe kur u kthyen me thane, si kishte mundesi qe ne Morine e jo vetem, ka jo nje, po dy. Ne jemi te detyruar te marrim te gjitha masat qe shqiptaret te ndjehen nje. Natyrisht, me dy administrata", tha kryeministri.
Ligji per shtetesise, hyn ne fuqi pas zgjedhjeve
Kryeministri ka kerkuar, qe per ligjin per shtetesine te punohet bashke me opoziten. Per te mos pasur asnje amendesi zgjedhore per kete ligj, Berisha tha se, ligji do te hyje ne fuqi pas zgjedhjeve te qershorit. Une kerkoj mirekuptimin e bashkekombesve te mi kudo qe jane. Berisha tha se, zgjedhjet jane nje proces themelor demokratik dhe nuk ka arsye qe asnje force politike te ndjeje trysni nga ky ligj, pasi ky nuk eshte interesi i kurrkujt. "Pas zgjedhjeve do te percaktojme bashkerisht si do te shkohet me te drejten e votes, per te gjithe shtetasit shqiptare. Por keto jane ceshtje, qe zgjidhen nepermjet dialogut, duke vendosur gjithnje interesin kombetar, si interesin e pare te qytetareve shqiptare", u shpreh Berisha.