Franca i beson trajnerit Domenek
Rajmond Domenek do te jete trajneri i Frances. Lajmi eshte konfirmuar nga ana e presidentit te federates franceze te futbollit. Ai i ka dhene fund spekulimeve te fundit per largimin e Domenekut, pas fillimit jo te mire te Frances ne eliminatoret e Kampionatit Boteror te futbollit. Rajmond Domenek mori drejtimin e bluve, ne vitin 2004. 56-vjecari orientoi Francen drejt finales se boterorit 2006, ku u mund ne fund me penallti nga Italia. Ne Euro 2008, Franca deshtoi duke mbetur jashte grupit dhe humbi ne ndeshjen e pare me Austrine ne eliminatoret e boterorit "Afrika e Jugut 2010". Ecuria e dobet ne ndeshjet e fundit ka rritur presionin, karshi trajnerit te Frances.
Domenek duhet te kishte grumbulluar 5 pike nga 4 qe ka deri tani Franca, sipas federates franceze. Trajneri ka marre mbeshtetje te lojtareve kryesore, Henri dhe Riberi. Franca gjate drejtimit te Domenekut ka siguruar 33 fitore ne 59 ndeshje.
Pas humbjes me Austrine, francezet munden Serbine dhe barazuan ne Rumani.
Pas nje ndeshjeje miqesore me Tunizine, te cilen Franca e zhvilloi kete te marte, trajneri konfirmoi pozitat e tij ne kombetare. "Nuk eshte problem. Qellimi im eshte qe te ndertoj nje ekip te forte, qe nuk do ta vere ne dyshim kualifikimin ne finalet e boterorit," tha Domenek per mediat vendase. Franca do t'i rikthehet ndeshjeve zyrtare ne muajin Mars, kur do te luaje ndaj Lituanise, ne ndeshjet e Grupit 7.