E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperia fiton papritur Boterorin

Dy metra larg publikut, presidenti i FSHF-se Armand Duka, pas fershellimes se fundit te gjyqtarit per perfundimin e ndeshjes, Portugali-Shqiperi, therriste me nje ze aq te larte, sa dukej sikur vendi i tij kishte fituar Kampionatin Boteror te Futbollit. Po, keshtu ishte. Dhe pas shume kohesh ekipi kombetar i Portugalise nuk eshte pare me sy kaq te nxire dhe te enjtur. Tani pyetja qe shtrohet ne Portugali eshte se, kur ekipi kombetar nuk duhet te beje me llogari per te shkuar ne boteror. Mbremja e se merkures ishte e trishtueshme per trajnerin Kueiroz dhe lojtaret e Portugalise. Nuk eshte shenje e mire kur luan me nje lojtar me teper, ndaj ekipi portugez luan pak me shume se 45 minuta (Beqiri largohet i demtuar ne '24 dhe lojtari qe e zevendeson del me karton te kuq 18 minuta me vone) me nje lojtar me shume dhe nuk arrin te shenoje dot nje gol ne fushen e vet. Nuk eshte shenje e mire kur gjate 45 minuta te pjeses se dyte, Portugalia nuk ndertoi dot nje aksion mbi parime te qarta dhe nuk ka asnje argument per te sqaruar lojen e dobet ndaj Shqiperise. Nuk eshte shenje e mire kur sheh oponentet e FIFA-s, qe ne renditje vendi i 83-te, Shqiperia, ndal Portugaline, ekip qe mban vendin e 10-te ne bote. Eshte shenje e keqe kur nje stadium i mbushur me kolore te kombit bie ne qetesi te plote. Ndeshja i ngjasonte nje filmi, ku historite nuk mund te jene gjithnje te bukura. Nuk eshte shenje e mire kur dikush pyet dhe thote se cili ekip e fitoi ndeshjen Portugalia apo Shqiperia dhe pergjigja eshte: Shqiperia? Po, Shqiperia. Nuk eshte shenje e mire qe nje tifoz shqiptar ben me shume zhurme se 30 mije te tjere ne stadiumin e Brages. (ky tifoz mund te jete edhe presidenti i ndonje federate. ...)

Ekipi i Portugalise ka bere gabime te nje ekipi te kategorise se trete. Nese loja do te perhapet ne bote, nuk duhet te shkojme ne Afrike te Jugut. Nese ndaj Suedise ishim pothuajse te varfer, me Shqiperine nuk kishim ide. Mungonte Deko, por mungonin me shume ne Brage. Ne keto dite, ekipi kombetar i Portugalise i ngjan atij xhaxhait te ftohte qe nuk mban mend emrat e niperve te tij.

"Helmi" i mediave portugeze

Portugezet historikisht jane pershkruar si nje popull i trishtuar. Zeri i nje kombi qe kenaqet me pak dhe ndjen vetekenaqesi ngjason me nje lloj muzike te bezdisshme. Shpirti i nje kombi eshte evident ne sport, vecanerisht ne futboll. Ja komentet pas ndeshjes me Shqeperine. "Afrika e Jugut eshte shume larg", "Ndeshja me e deshtuar e 30 vjeteve te fundit", "Poshterim", "Katastrofe", "Turp" , jane disa nga tituj e publikuar ne shtypin portugez, gjate dites se djeshme, pas barazimit me Shqiperine. "A Bola" shkruan se ishte nje "paraqitje e cuditshme". "Ishte nje 0-0, apo nje super-zero.Per gazeten "Jornal de Noticias", ishte ndeshje "depresive". Gazeta tjeter "Record", eshte marre me shume me trajnerin Karlos Kueiroz shkruan: "Tani eshte e pashmangshme kriza, duhet t'i bejme llogarite mire." Kunder trajnerit Kueiroz kane shkruar pjesa me e madhe e gazetave, mes te cilave "Correio de Manh" eshte hapur me titull dhe me nje foto te tij: "Kueiroz poshte zeros." Presidenti i Federates se Portugalise, Madail braktisi ndeshjen ne 10 minutat e fundit.

Pergatiti: A. Muraci


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›