Berisha: Si e zmbrapsën shqiptarët grushtin e shtetit të 21 janarit, të dytin pas 1924-s
Gjatë një interviste të gjatë për UTV-në, kryeministri Berisha tregon si u shkërmoq tentativa për rrëzimin e rendit kushtetues me 21 janar, i ndërmarrë prej kryetarit të opozitës, me frymëzimin e presidentit në detyrë, kryeprokurores dhe shefit të shërbimit sekret. “Shërbimet partnere më kishin njoftuar paraprakisht për tentativën, por pas puçit, erdhi fatkeqësia e dytë, ajo e prishjes së hetimeve”
Në krah të Ambasadorit amerikan, kryeprokurorja pas një viti nga ngjarja e 21 janarit është detyruar, në një farë forme edhe ka pranuar me portretin e saj, se po bën një kërkesë të sforcuar për heqjen e imuniteteve të tre deputetëve të PS-së, për protestën e dhunshme të 21 janarit. Është komentuar kjo dalje e kryeprokurores nga opozita dhe është lenë të kuptohet se një gjë e tillë është bërë nën presionin e kryeministrit ndaj Ambasadorit amerikan. A është e vërtet që i keni kërkuar ambasadori Amerikan në takimin që keni pasur para disa ditësh, imunitetin e deputetëve të PS-së?
Është e vërtetë që çështja e 21 janarit, që nga data 22 janar e deri më sot, ka qenë një nga çështjet e diskutuar gjerësisht me komunitetin ndërkombëtar. Pse kjo? Me 21 janar unë kryeministri i vendit u gjeta i rrethuar për 5 orë rresht, ndërsa kryeja detyrën time. Ndërtesa u sulmua me hunj, me gurë, me shishe molotov. Një protestë, e cila u parapri nga montimi i një video ku implikohej kryeministri i vendit, pra duhej një pretekst për të sjellë njerëzit te kryeministria. Një protestë, në të cilën kryeministrit të vendit iu dhanë një seri ultimatumesh në parlament dhe jashtë tij nga kryetari i opozitës, se do të kalosh mbi kufomat, se do ta kesh në prag të derës, nga zëvendëskryetari i tij dhe me radhë. Një protestë, e cila në bazë të dhjetëra për të mos thënë me shumë informacioneve, njerëzit e sjellë u paguan me euro, sepse do të rrëzojmë Sali Berishën. U mblodhën nga jashtë dhe brenda me qëllimin do të rrëzojmë Sali Berishën. Kjo është e vërteta, të cilën janë të paktë shqiptarë që nuk e dinë. Skenari i kësaj proteste ishte shumë i studiuar, i bashkërenduar me Kryetarin e Shtetit. Shqiptarët duhet të dinë një gjë, që Edi Rama pavarësisht nga i gjithë kompartimenti i tij psikologjik, kurrë, nuk do të guxonte të ndërmerrte atë që mori pa mbështetjen e plotë të Bamir Topit, të Ina Ramës dhe të shefit të shërbimeve dhe të ndonjë tjetri. Pra, në këtë rast atë, që ata nuk kalkuluan dhe e llogaritën gabim, ishte se unë e kisha ditë pune dhe se nga zyra nuk do të largohesha. Ata menduan shumë variante, por për fat të keq hesapet i bënë me veten e tyre dhe pikërisht se i bënë hesapet me veten e tyre ato nuk ju dolën. Çfarë ndodhi? Gjithçka u zhvillua para kamerave, gjithçka u zhvillua në dritën e diellit, pati të vrarë, pati të plagosur, pati shumë kaos, zhvillime nga me dramatiket dhe tragjiket. Pasi dola dhe i njoftova shqiptarët se u rrethova për 5 orë, se nuk kisha ndërmend të largohesha, akti i parë ishte se dhashë ato njoftime që më erdhën nga Spitali Ushtarak, sa ishin të sakta të pasakta, në atë moment, flitej për 2-3 viktima, kërkova hetim të plotë. Në çdo vend demokratik dhe të lirë çdo viktime hetohet, kudo që të ndodhë dhe në çdo rrethanë që të ndodhë, pastaj është drejtësia që e vlerëson atë, çdo i plagosur hetohet, çdo dëm material hetohet dhe unë bëra thirrje. Thirrja ime gjeti në një hark të shkurtër kohor brenda disa orëve, mandat arrestet e të gjithë zinxhirit të komandës së gardës, në një kohë kur Edi Rama deklaronte, se nesër do të merrej me horrat e gardës dhe vërtet të nesërmen zonja u mor me “horrat” e gardës, që janë heronjtë e gardës, se ata mbrojtën shteti, mbrojtën dinjitetin.
Pas ekspertizës së FBI i konsideroni heronj?
Ajo ishte një mbrojtje heroike e institucioneve, në pati tejkalime të ligjeve?! Jam unë i pari që thirra institucionet të hetojnë nëse pati apo jo tejkalim ligji. Por një gjë është e sigurt. Institucionet e një vendi të lirë kurrë nuk pushtohen. Institucionet e një vendi të lirë janë pushtimi i kushtetutës nëse i pushton ato, ato janë të garantuara me ligjet kushtetuese të vendit. Ata mbrojtën në një rrebesh të pafund gurësh, shishe molotov, kallëp dinamiti që u hodhën drejt tyre dhe e vërteta është se mbrojtën integritetin e ndërtesës së Këshillit të Ministrave. Të qëndrosh në ato kushte siç qëndruan ata është akt heroik, të bësh gabime, apo faje ose përgjegjësi, ato nxirren të gjitha mbi bazë ligjore, por të nesërmen siç njoftoi Edi Rama, Ina Rama në orën 5 të mëngjesit kërkoi arrestimin e të gjithë zinxhirit të komandës. Këtu kishte dhe një person që duhej të arrestohej pa tjetër. Kush ishte ky person, oficeri përgjegjës për evakuimin e kryeministrit nga kryeministria, i cili nuk kishte qenë në fushë-betejë, i cili ka një detyrë, ka rrugën e vet për të nxjerrë kryeministrin jashtë rrezikut. Ndërkohë që, natyrisht, ai ishte projekti i tyre, se i imi ishte tjetër, ata janë të detyruar të bëjnë projekte siç bëjnë për Presidentin e Republikës, për Kryetaren e Parlamentit, për Kryeministrin siç bëjnë në të gjithë botën.
Përgjegjësi që ka për detyrë të evakuojë kryeministrin?
U lëshua urdhër arresti, i cili nuk kishte qenë me 21 janar këtu, ka qenë në zyrën e tij, maksimumi që mund të ketë qenë, ka qenë në linjën, nga ata kishin planin e tyre për të evakuuar kryeministrin dhe ai u fut në zinxhirin e atyre, që duhej arrestuar pa asnjë provë. Kjo zonjë bisedon më Ministrin e Brendshëm dhe i thotë: “Si ka mundësi kjo, se me kë do të mbrojmë nesër institucionet, sepse ky ka deklaruar se nesër do të merremi me horrat e gardës”. Në atë kohë nuk u kuptua se horrat e gardës do merreshin me Ina Ramën, kjo i thotë gjëra pa kuptim, jo po të vijnë se unë nuk i arrestoj dhe po të vijnë do ti mbaj, me një fjalë del qartë skenari. Vjen dhe më thotë ministri. I them se, ky është një skenar, kjo është faza B, sepse dështuan dje, mendoj se do të fitojnë sot, sot do të humbasin më keq. Dështuan gjërat kaq. Thotë se sot po shkoj te presidenti. I them jo, mos shko fare te presidenti, sepse presidenti nuk është autor i arrestimit të tyre. Kjo këtë nuk e merr kurrë. Një prokuror pa qenë i çmenduar nuk lëshon dot një urdhër të tillë po nuk qe pjesë e këtij skenari dhe pjesë e këtij skenari, prokurori, nuk mund të jetë kurrë pa presidentin, shumë e thjeshtë kjo. Presidenti, në një akt të tillë kur e shikon kur po shkelen normat, akti i parë e shkarkon, mbledh parlamentin, ka mekanizmat e vete. Shkon Ministri i Brendshëm dhe çfarë i thotë Shkëlqesia e tij Presidenti i Republikës: “kujdes ato letrat e tua”. “Të miat i thotë ministri?! Mos ki merak për letrat e mia”. Vjen dhe më thotë mua se kishe pasur të drejtë. Takoj përfaqësuesit e trupit diplomatik, u them se kjo është e gjithë situata. Ky është një organizim i këtij zotërisë dhe i them nuk kam marrë asnjë informacion nga Shërbimi Informativ Shtetëror, në një kohë kur shërbimet e huaja më kishin njoftuar dhe unë dija gjithçka. Këta zotërinj shkojnë dhe takojnë Topin dhe Topi ju kërkon, se kriza zgjidhet vetëm me zgjedhje të parakohshme. Kjo është e vërteta dhe u nxjerr pikërisht ato teza që kishte organizuar dhe që ju dështuan. Edi Rama do të vinte të mbante fjalim te zyra ime dhe natyrisht qeveria bëhej e pa qenë, dhe pastaj unë po të kisha shpëtuar prej tyre, do të thirresha të bëja një marrëveshje mbi dhunën dhe forcën, ose dikush tjetër do të përfaqësonte PD-në, ishte një skenar shumë i studiuar.
Për të qenë pak i qartë. Bamir Topi i ka thënë faktorit ndërkombëtar se kjo situatë zgjidhet vetëm me zgjedhje të parakohshme?
Absolutisht po, dhe faktori ndërkombëtarë ka dalë nga zyra duke thënë se, “ai zotëria ka të drejtë”. Njëri prej tyre të paktën.
Ai njëri prej tyre a është ai që shqiptarët mendojnë se është aleati kryesor?
Shiko, kurrë nuk më ke dëgjuar mua që unë të dekonspiroj, është në natyrën time, nuk bëj publike gjëra që nuk duhen bërë.
U shprehet vazhdimisht se keni pasur kontakte me faktorin ndërkombëtarë, për 21 janarin. A është dakord faktori ndërkombëtarë me analizën që i keni bërë gjatë një viti 21 janarit?
21 janari pati një fatkeqësi tjetër të dytë, hetimin. Hetohej nga ajo që duhej hetuar vetë, për herë të parë në historinë e një hetimi, institucioni i akuzës merret përsipër nga një person që duhet të hetohet, Ina Rama dhe po të kishte qoftë edhe një nonagramë moral profesional, ajo kurrë nuk do të merrte përsipër hetimin e kësaj çështje, do të kërkonte emërimin e një prokurori të shkëputur prej saj dhe do të pranonte të hetohej nga e para tek e fundit vetë, por këtë se bënte dot, sepse i dilte implikimi. Këtë se bënte dot, sepse se linte Edi Rama, këtë se bënte dot, sepse se linte Bamir Topi. Është e njohur për të gjithë shqiptarët kur ajo dekonspiroi, i tha Edi Ramës, tekstin e bisedës telefonike me Hysni Burgajn, ishin lëshuar mandatet e arresteve dhe në mandate Ina Rama kishte bërë një gabim teknik dhe Hysni Burgaj Drejtori i Përgjithshëm i Policisë i thotë, “zonjë nuk ti ekzekutoj, por ti kthej se i ke me lapsuse” dhe Edi Rama del pas 20 minutash konferencë për shtyp, EUREKA, “Drejtori i Policisë së Përgjithshme, i tha Prokurores se Përgjithshme se i ke me lapsuse”. Çfarë ndodhi? Ndodhi ajo që këtu u angazhuan Uashingtoni, Brukseli me të gjithë prozhektorët dhe mundësitë, me telefonatat e tyre dhe kjo zonjë në mënyrën më të pa skrupull u bë objekt sulmi publik të institucionit të saj, për amoralitetin profesional, për shitjen e partishme të dokumenteve që i bënte PS-së dhe ju keni këtu, jo një, por një seri deklaratash nga më të rëndat për të, sepse nuk mbahej sekreti, prishej hetimi. Tani unë ju jam shumë mirënjohës qeverisë amerikane, e cila bëri përpjekjet më të mëdha për të ndihmuar këtë hetim. Natyrisht, kishte të bënte me një grup njerëzish më të papërgjegjshmit, por që talleshin me veten e tyre, sepse ata çdo ditë tregonin para botës se nuk kanë vullnet për të hetuar. Pse unë jam në union me komunitetin ndërkombëtarë? Sepse unë nuk kam kërkuar asgjë tjetër përveç hetimit të organizatorëve, hetimit të sulmuesve, të sponsorizuesve, të vrasjeve dhe të ngjarjeve të tjera. Nuk mund të ketë një njeri i përkushtuar ndaj ligjit, asnjë kërkesë tjetër, përveç këtyre. Këto ishin kërkesat e komunitetit ndërkombëtarë, këto komuniteti ndërkombëtar i përsëriti në mënyrë të vazhdueshme. Unë kisha një mundësi.
Që ishte?
Përjashtimi i Ina Ramës nga hetimi. Unë u sulmova, unë ruaja të drejtën e reagimit në mënyrën më absolute kushtetuese së pari dhe e ndoqa këtë. Unë u rrethova, ata që më rrethuan mund të përballeshin me atë që meritoni, unë u vetë kufizova. Kryetari i opozitës më rrethoi mua duke ndenjur te Kullat shumicën e kohës ku kishte veshë dhe sy që e qarkonin aty dhe që e dëgjonin në çdo gjë bashkë me lejtnantët e tij. Unë u rrethova, unë nuk lëviza vendit, qëndrova gjakftohtë, unë një përgjigje mund t’ju jepja dhe mund tu jepja një përgjigje të merituar. Por çfarë zgjodha? Zgjodha ruajtjen e kuadrit kushtetues ekzistues, sepse kjo zvogëlonte më shumë se gjithë të tjerat dëmin për vendin.
U shprehët se mund tu jepnit përgjigjen e merituar, cila ishte kjo përgjigje e merituar që mund tua jepnit?
Mjetet ligjore kushtetuese, kishte shumë mekanizma.
U shprehet se “unë kisha mundësi të përjashtoja”, me çfarë instrumenti ligjor mund ta përjashtoje nga hetimi ?
Po të doja atë e përjashtoja, ajo në hetim nuk merrte pjesë, personalisht, pastaj kisha instrumente ligjor, bëja ligj në parlament. Aty kisha instrumente ligjor të jesh i sigurt për këtë, por duke i hequr totalisht besimin unë pranova që ajo të dalë çdo ditë e më shumë para shqiptarëve në dritën e diellit çdo ditë e më shumë. Erdhi ekspertiza e FBI tani, ose edhe e institucioneve tona. Çfarë u bë? U bë gjithçka sipas ligjit, edhe ato ditë ndonëse veproi me një duf, vepruan të dy presidenti dhe kjo, vepruan me një duf politik të pa përmbajtur. Ne u thamë merrini në ndjekje, por jo ti arrestoni pa paraqitur asnjë fakt. Ajo ishte mënyra më e sigurt për të shkatërruar hetimin, ku e ke balistikën? Bëji këto të gjitha njëherë. A është larguar njëri nga Shqipëria prej atyre? Të gjithë janë këtu, të gjithë janë disponibël për hetim pa përjashtim.
Në momentin që kryeprokurorja ka kërkuar imunitetin e tre deputetëve socialiste, njëkohësisht, ka shpallur edhe pafajësinë e tyre duke referuar formën së kërkesës në parlament, ka bërë të qartë se është një kërkesë ose e detyruar ose duke krijuar një imazh pavarësie. Duke parë gjithashtu edhe sjelljen tuaj politike të jepet përshtypja se nuk jeni i shqetësuar për hetimin. Po tregoni kujdes të madh për tu treguar qytetarëve se Ina Rama është palë?
Jo Ina Rama. Këtu nuk kam hequr asgjë nga Bamir Topi. Kjo është ngjarja më e rëndë që nga viti 1924 e deri më sot në këtë kryeqytet, por rrethanat e 1924 me rrethanat 2011 janë të ndryshme si nata me ditën. Cili do të qe ai prokuror që do ti thoshte vetes prokuror, i cili ka hapur me dhjetëra e dhjetëra çështje duke shpenzuar shumë të mëdha të buxhetit dhe taksapaguesve për shpifje dhe trillime të gazetarëve me të cilët bashkëpunon për hetimin, duke hapur çështje dhe nuk hap çështje kur kryeministri i vendit lidhet në një video në një aferë që nuk kishte asnjë lidhje. Cili është ai prokuror që, pas një batërdie dhe ngjarje tragjike lëshon urdhër arresti për të gjithë zinxhirin e komandës së Gardës së Republikës, ti jap këto për të të thënë se nuk jam fare i shqetësuar për hetimin, sepse hetimin nuk mund ta bëjnë ata të cilët do të hetohen. Jo. Një gjë të jeni të sigurt.
Pra nuk do të ketë hetim?
Nga Ina Rama?! Çfarë hetimi! Nga Ina Rama ka vetëm prishje të provave intensive shitje të dokumenteve dhe pengesa nga më serioze të hetimit gjatë një viti.
Me këtë po thoni se familjeve të viktimave se autorët e vrasësve do të hetohen vetëm kur të kemi një kryeprokuror të ri?
Absolutisht, familjeve të viktimave do ti garantoj se në përputhje me të gjitha kapacitete e shtetit ligjor, gjithçka do të hetohet rreth vrasjes së njerëzve të tyre. Është familja e viktimave të Ziverit në mos gaboj, vëllai i tij tha se erdha nga Greqia se do rrëzojmë Sali Berishë, e kanë të gjitha mediat këtë. Kjo kërkon një hetim. Por këtë hetim, nuk mund ta bëjnë ata të cilët ishin pjesë e këtij puçi për të rrëzuar Sali Berishën, por çfarë ka tjetër. Ata nuk mund të pengojnë ecurinë. Ne bëmë zgjedhjet e 8 majit më të mirat e bëra ndonjëherë në këtë vend , shqiptarët folën me 142 mijë vota kundër kësaj minorance dhe kjo ishte një arritje e madhe. Do të vazhdohet. Ata që vendosën dy mandatet, do të mbarojnë këtë mandat, të mandatuar të tjerë do të vijnë dhe ligji do të behët. Kaq është e gjithë puna.
Pra 21 janari do të hetohet me një kryeprokuror të ri?
21 janari do të hetohet në kushtet më normale, dhe është kusht për paqen e këtij vendi që të hetohet, kaq. Nuk zgjidhet 21 janari me listën që bën Edi Rama për hetim. Cili shqiptarë mund të thotë këtu, se do të na bindë ne se Besnik Bare qenka më përgjegjës sesa deputete e filmuar duke nxituar dhunën. Nuk ka ndonjë film për Besnik Baren duke nxituar dhunën para kryeministrisë?! Apo ai që mori makinën te Ura e Lanës, para kamerave, e mori duke shtyrë si halabak deri sa e solli këtu dhe ai ishte deputet dhe se ka thirrur askush deri më sot dhe thyen rrethimin e kryeministri. Fatmirësisht si në rrugë ashtu edhe në bunkerin ku u kyç Edi Rama që priste për të ardhur dhe mbajtur fjalimin ka pasur dhe ka me qindra dëshmitarë, ka pasur dhe ka me mijëra fotografi, ka pasur dhe ka mijëra orë filmim nga të gjitha kamerat e vendit. Është një ngjarje me e thjeshta për tu nxjerrë, ka pasur dhe ka me qindra deklarata për njerëz të paguar që do rrëzojmë kryeministrin.
Po i kthehem sërish fillimit. Ambasadori Arvizu, në perceptimin e njerëzve është njeriu që shpëtoi zgjedhjet e 8 majit, është edhe njeriu që po përpiqet të mbajë rendin kushtetues në Shqipëri. Nuk kemi parë ndonjëherë ambasador më aktiv dhe më të pranuar nga palët, të paktën publikisht. Ka një perceptim dhe nga opozita. A është e vërtetë që keni bërë presion ambasadorit të Amerikan për të pasur dhe imunitetin e deputeteve të opozitës?
Të them të vërtetën, me ambasadorin amerikan dhe me çdo ambasador tjetër unë kam shkëmbimin më të hapur të mendimeve, por që të mendoj unë ti bëj presion ambasadorit të SHBA apo ndonjë ambasadori tjetër, kurrë jo. Pse? Së pari njëherë nuk ka asnjë tagër, një kryeministër që ti bëjë një diplomati presion. I thotë mendimet e tij dhe unë jam nga ana që i them më haptas mendimet e mia, se kushdo tjetër dhe kjo është e njohur, por së dyti, mos mendo kurrë as ti dhe asnjë shqiptarë se unë pranoj ose kërkoj të jem pjesë kaq palësore, faktori ndërkombëtar në këto zhvillime, sepse kjo do të ishte pastaj gjeja në një fare shkalle do të kishte një lloj, primitivizmi në vetvete. Në sensin e përgjegjësi? Jo, zotëri, përgjegjësi mbaj vete unë. Nuk bëj kurrë unë përgjegjës as këtë të huaj as atë të huaj. Çdo gjë është përgjegjësi e imja, nuk mund të jetë përgjegjësi e një ambasadori, nuk mund të jetë përgjegjësi e një kryeministri të një vendi tjetër. Këtu, unë jam kryeministër dhe vendimet i marr në mënyrën më të pavarur që mund të marrë ndonjë. Natyrisht besoj se kam marrëdhëniet më normale me përfaqësuesit e SHBA që është vendi mik, por edhe me përfaqësuesit e vendeve te tjera mike. Është jashtë kulturës sime që unë të bëj përgjegjës ambasadorin e një vendi tjetër, apo ti bëj presion. Kategorikisht jo.
Të paktën sipas ekspertizës së SHBA, që ka ndihmuar dhe është shprehur se do të ndihmojmë dhe jemi të përfshirë në këtë hetim edhe me kërkesën e institucioneve shqiptare. Tashmë duket se prej një prej flet arresteve që ka firmosur kryeprokurorja natën e 21 janarit kishte të drejtë. Bëhet fjalë për Komandantin e Gardës?
Plotësisht dakord. Është e vërtetë që u pengua ato ditë për shkak të detyrës, por pastaj se pengoi njëri. Erdhi një prokuror amerikan këtu. Kishte një prokuror amerikan dhe prania e tij ishte një nga rrethanat që unë pranova që Ina Rama të vazhdonte.
Në një fare mënyrë e keni përjashtuar e keni dubluar nga hetimi?
Jo përjashtuar, dubluar, pa diskutim. Pra pse nuk e lëshoi. Prokurorja mund të kishte të drejtë për komandantin e gardës dhe mund të kishte të drejtë për çdo gjë, por gjithçka duhet ta bazonte evident, mbi provat, në të cilat duhej të bazohej urdhër arresti. Kaq ishte e gjithë puna. Edhe dje prokuroria foli për vrasës, prokuroria ka një fatkeqësi, përdori gjuhën e Edi Ramës, foli për vrasës, por ata do sqarohen. Kurse prokurorja komunikoi atë që komunikoi Edi Rama. Të shtëna fatale, kjo është ajo që dimë deri tani. A kanë deklaruar me qindra here se u qëlluan me snajper, kjo ishte një pistoletë që duhet të faktohet. Prokurorja është prokurore, po të mos jete e verbër nga dufi politik dhe problemi i brendshëm i saj, ajo flet, përzgjedh gjuhën e ligjit dhe gjuha e ligjit është të shtëna fatale, pastaj a ishin të qëllimshme, a ishin me nishan, a ishin rikoshet ato do të qartësohen. Fakti është se ajo ka një evidencë që lidh plumbin e të ndierit Myrtaj me këtë revole.
Gjithsesi ato do të behën publike. Kryeprokurorja e ka ekspertizën, ju a jeni informuar se çfarë përmban kjo ekspertizë?
As që kam ndonjë interes për të. Unë jam kryeministër. Do të informohet i akuzuari, do të informohet avokati i tij, do të informohet gjykatësi, gjer këtu ky është një proces ligjor që ecën mbi bazën e shinave ligjore, por unë nuk mund dhe nuk kam as edhe një qortim për të gjithë qëndrimin për ekspertizën. Ky është një zhvillim tani që ecën në hullitë e shteti ligjor. Cila do jetë e vërteta? Prokuroria dha pretencën dje (pardje), mori përsipër të bëjë një diçka që ishte e diktuar.
Prokuroria e ka ekspertizën dhe mund të ketë të drejtë për pretencën?
Ka hetim prokurorie, ka hetim gjyqësor. Pretenca i jepet tjetrit para gjykatësit, jo para gazetarëve.
Më 21 janar 201 , ish-komandanti i gardës ka qenë në zyrën tuaj apo jo?
Në zyrën time?! Ka qenë në zyrën time, me ka thënë nëse mos gaboj, “a mund të dalësh në një zyrë tjetër”. I kam thënë, “jam shumë mirë nuk dal”, sepse gjuanin te dritaret. Më ka kërkuar që të dal në dhomë tjetër bashkë me oficeret e mi nuk di të me ketë thënë gjë tjetër.
A keni lëvizur me 21 janar nga zyra juaj?
Asnjë moment, as nga tavolina ime, as edhe një minutë të vetëm.
Në mos gabohem tavolina juaj është afër dritares z. kryeministër?
Aty kam qenë, nuk kam lëvizur, kam qenë aty. Kanë ardhur disa nga bashkëpunëtorët e mi.
Në këto 21 vite pluralizëm në Shqipëri, protesta të dhunshme ose jo ka disa herë viktima. Është hera e parë që njëri prej qitësve ka emër. Gjithsesi po i referohem nga 2 prilli. Tashmë opozita është vërsulur dhe po i mëshon idesë se komandanti i gardës ka marrë urdhër nga kryeministri dhe Ministri i Brendshëm për të hapur zjarr. A është e vërtetë kjo?
Komandanti i gardës dhe çdo gardist nuk merr urdhër në asnjë rrethanë, as nga kryeministri. As nga Ministri i Brendshëm. Pse? Garda e Republikës funksionon mbi bazën e një ligji të veçantë. Ligj, i cili përcakton rigorozisht qëndrimin e anëtareve të saj, në mbrojtje të ndërtesave të institucioneve kushtetuese dhe të personaliteteve të institucioneve kushtetuese. I ka shumë të qarta. Ligji përcakton qartësisht, po u sulmua objekti, do të shtiesh në ajër, po u vazhdua do të shtijë në këmbë, po vazhdoi do ta asgjësosh. Ligji thotë se po qëlloi kush drejt teje me objekte do të qëllosh në ajër, po vazhdoi do të qëllosh te këmbët, po vazhdoi do ta asgjësosh, jo garda, por nuk ka vend roje ushtarake mbi tokë që nuk ka këtë rregull. Të shkojë dikush të qëllojë me gurë një ushtarak në vend roje, ka ndodhur dhe ndodh kudo, ka ndodhur dhe para 3-4 vjetësh këtu, sepse ushtari nuk kam as shkopin as hurin, as gurin, as nuk ikën, ushtari është i destinuar të qëndrojë në pozicionin ku ka një betim. Është i detyruar të qëndrojë ku është caktuar. Në këtë kontekst ushtarët dhe oficerët e gardës kanë qenë objekt i një agresioni të pa parë, me qindra tulla, janë të gjitha të filmuara nga kamerat, me kallëp dinamiti, janë të gjitha të filmuara nga kamerat, me shishe molotov, janë të gjitha të filmuara nga kamerat. A kanë tejkaluar apo jo ligjin le të flasë gjykata. Këtu unë nuk jam gjykatës, kam besim të plotë në sistemin e drejtësisë, do të flasë gjykata, por ata që bërtasin se ishte jashtë apo brenda gardhit. E di se çfarë thonë ata, po të vrava nga jashtë gardhit, do të më thuash faleminderit, nuk ka asnjë lloj lidhje kjo. Po gjuajte drejt ushtarit, ushtari, gardisti, oficeri ka ligjin mbi bazën e të cilit ka vepruar dhe do të veproje në të gjitha kohërat, mos e gjuaj, nuk është plagosur as edhe një i vetëm nga armët e policisë, të paktën nuk kanë mundur të faktojnë, së dyti të gjitha agjencitë e zbatimit të ligjit të vendeve partnere dhe mike, në unanimitet kanë theksuar se policia u godit e para. Pra policia nuk provokoi siç tha Edi Rama, ishte axhenda e parapërgatitur. Imagjino ti ata djem të rinj, një grup banditësh, kriminelesh vërsulen sikur të ishin jo njerëz, me qindra e mijëra gur, kallëp dinamiti e shishe molotov, kjo ishte e gjithë situata dhe ky ishte qëndrimi i gardës.
Gjithsesi kjo ishte turpshme, pavarësisht se çfarë thotë Edi Rama, ngjarja rreth kryeministrisë është transmetuar live?
Po si ia ka lidhur sytë Edi Rama, Ina Ramës atëherë...
Vazhdon aludimi i mediave pranë opozitës. Pretendohet se komandanti i gardës është urdhëruar dhe i është bërë presion nga një prej truprojave tuaj për të hapur zjarr?
Sa për dijeni truprojat e mia janë vartës së Komandantit të Gardës. Duhet ta dinë qytetarët se Komandanti i Gardës i ka në varësi të gjithanshme truprojat e mia. Nga truprojat e mia nuk është asnjëri gjeneral. Komandanti i Gardës është Gjeneral, kështu që nuk merr urdhra nga asnjë persona i vetëm, nuk mund të marrë urdhër nga asnjë person për të përdoruar armën e zjarrit jashtë kushteve ligjore.
Një tjetër çështje që ka të bëjë me akuzat që bëhen ndaj jo vetëm stafit të gardës por edhe stafit të kryeministrisë është zhdukja e provave e serverit në kryeministri. Tashmë pretendohet nga prokuroria se kjo është e vërtetuar edhe nga ekspertiza e FBI. Cila është e vërteta?
Nuk dua të futem në teknikalitete, por meqenëse më bërë këtë pyetje, unë vetëm kaq dua të të them. Ka një raport të dërguar nga kryeministri lidhur me këtë çështje, i cili për ata që dinë ta lexojnë ka të gjithë te vërtetën. Ata që duan ta përdorin politikisht ai raport aty është dhe ai i nxjerr të gjitha. Së pari, këtu gjithçka është mbi bazën e një rregulli të caktuar, asnjë punonjës i kryeministrisë nuk është përgjegjës për sistemin e kamerave jashtë ndërtese. Punonjësi i kryeministrisë, është përgjegjës për kompjuterët dhe të gjithë sistemin kompjuterit dhe janë dy IT që përgjigjen për këtë, sidoqoftë kjo është një çështjen hetimi. Por se cili ka qenë raporti i dërguar nga kryeministria kjo është shumë e thjeshtë dhe është publike. Nuk është ai konstatim i FBI, ai konstatim është i raportit të dërguar me firmën e Sekretarit të Përgjithshëm, prokurorisë, para se ata të marrin serverin.
Pra ka raportuar stafi i kryeministrisë se është prekur serveri?
Stafi i kryeministrisë nuk e ka kompetencën e serverit, por është marrë për tu kontrolluar, sepse këtu ka disa sisteme kamerash të vjetra, është marrë kompani e cila ka bërë të gjithë konstatimin dhe ky konstatim i kompanisë, i është dërguar prokurorisë me vulë dhe me firmë nga kryeministria para se ata të vijnë dhe të marrin serverin. Unë kam besim të plotë, në ekspertizën e kompanisë që kishte vendosur sistemi, sikundër ajo që më bën pak përshtypje, rikuperimi, në dijeni time, unë nuk jam ekspert, nga softet gjithçka rikuperohet, megjithëse këtë nuk e marr për të vërtete absolute, sepse nuk e di.
Kalojmë tek akuza e fundit për 21 janarit. Pretendohet se një shofer pranë jush i ka dërguar para dhe ka kërkuar që ju të vizitoni familjen e njërës prej viktimave?
Së pari, ajo që thoni ju, ai zotëri s’ka qenë kurrë shofer pranë mejë. Kjo në mënyrë absolute. Unë kam një organikë të shpallur publikisht dhe të njohur dhe ky zotëri s’ka qenë qoftë edhe një ditë të vetme shofer pranë meje. Së dyti, jo asaj familje por kurrë as më ka shkuar ndërmend të dërgoj dhe të bej qoftë edhe një gjest të vetëm më pak edhe më shumë sesa ngushëllimet publike. Unë këtë kam gjykuar dhe kam bërë zgjedhjen time. Zgjedhje qartësisht e prerë. Për të vdekurit ngushëllime dhe vetëm ngushëllime, më tutje as edhe një akt të vetëm. Po të doja mund të ndërmerrja disa. Kam gjykuar, detyra ime si kryeministër është të shpreh ngushëllimet publike. Çdo gjë tjetër është trillim manipulim fatkeq me fatkeqësinë, dhe ju e patë sesi në një skenar nga më mjeranët më fatkeqit, manipulohej për të çelur fushatën elektorale me lotët e atyre njerëzve që kanë të drejtë për dhimbjen, nga një njeri i cili i solli njerëzit mish për top duke besuar se do të mund të ulej në atë karrige, pasi është krejtësisht i pa shpresë për të fituar në mënyrë legjitime. Një antikulturë e së shkuarës u përplase me kulturën demokratike, me institucionet kushtetuese. Sot jemi 22 vjet nga ‘90, sot ka një gjeneratë me zero me asnjë ditë jetë në diktaturën komuniste. Sot vendi është krejt tjetër, por këtij vendi i ka mbetur një relike, një grusht njerëzish neo-bllokmenësh të cilët adaptuan krejtësisht doktrinën dhe filozofinë e etërve të tyre. PS e ka udhëhequr për një kohë të gjatë Fatos Nano. Fatos Nano rridhte nga një familje, do të me fali por dogmatike, porsa i përket doktrinës, por vetë ama, e vërteta është se ai ishte problemi i saj. Ishte problemi i saj. Gjatë gjithë periudhës së tij në pushtet me të gjitha plus minuset e tij askush nuk mund të thotë se u përpoq të rikthente klishetë e së shkuarës. Kurse ky zotëri, ka vetëm një linjë dhe një fill, të vendosë në kupolë, fëmijët e ish-byrosë politike. Deri këtu prapë do të ishte e gabuar, që të merrje bijtë përgjegjësit për etërit, por kur bijtë replikojnë etërit, kur bijtë montojnë në stilin më stalinist video për të implikuar kryeministrin dhe të tjetër trokasin e brohorasin dhe të tjerët i thonë shyqyr që e gjetën dhe ndërmarrin një veprim të tillë, atëherë ata kanë vetëm një veprim të shkuar. Kjo kulturë mori një përgjigje kushtetuese. Kjo kulturë mori një përgjigje ligjore në maj të këtij viti dhe kjo antikulturë nuk ka të ardhme.
Ju përmendet emrin e Fatos Nanos dhe po ndaloj aty ku çdo kush pyet. Tashmë duket se Fatos Nano është transferuar përfundimisht nga Viena në Tiranë, kjo ndoshta edhe falë komplimenteve të herë pas hershme edhe të ambasadorit Arvizu ndaj tij. Të paktën në gjykimin tim pavarësisht akuzave të opozitës, jeni i ndoshta i vetmi politikan që nuk keni dashur të keni poshtë vetes Presidencën e Republikës ose në stilin tuaj politik e keni dashur përballë. Emri i Alfred Moisiut lidhet me propozimin tuaj, emri i Bamir Topit, lidhet me insistimin tuaj pa dashur t’ju fyej ka një CV politike modeste, duke qenë se nuk kërkon një president poshtë vetes duhej të ishte një personazh politik që ka arritur vetë. Çfarë ju pengon ta zgjidhi vete presidentin, dhe Nano është një politikan i konsoliduar?
Unë nuk shkruaj kujtime dhe nuk i referohem të shkuarës. Për hir të së vërtetës Alfred Moisiu nuk është propozuar nga unë por është pranuar nga unë. Është emër i promovuar nga një anëtar i koalicionit, i pranuar nga unë pasi ai kishte qenë ministër te partia e punës dhe zëvendësministër te ne. Kjo është e vërteta. Kishte një rezolute të PE që i thoshte Shqipërisë që parlamenti i vitit 2001 nuk shpreh vullnetin e qytetarëve shqiptare dhe nëse ju zgjidhni me ato vota mazhorance presidentin ne nuk do ta njohim. Në këto kushte unë pranova një kompromis për të ecur drejt një procesi normalizimi të zgjedhjeve. Kështu që unë nuk them se me Moisiun nuk isha dakord por kjo ka qenë zgjidhja për Moisiun. Për sa i përket Topit, absolutisht që jam unë me vetëdijen dhe vendosmërinë më të madhe dhe asnjëri tjetër dhe në mënyrë absolute jo nga rrethanat, sepse gjërat e mëdha shumë vështirë të më diktojnë rrethanat mua. Unë kam një natyrë tjetër, unë nuk i shmang rreziqet, asnjë përpjekje nuk bëj për të shmangur rreziqet. Bamir Topin unë e kandidova për një arsye, një politikan i cili nuk kishte merita thelbësore siç përpiqet, por kishte merita, kishte një rëndësi për mua, qenia e tij nga ajo popullatë që na ka mbështetur ne në mënyrën më të fuqishme 20 vjet, se në fakt tiranësit autokton kanë qenë mbështetja më e fuqishme që në vitin ‘91 e deri më sot dhe unë kisha shumë kënaqësi që e kandidova, ky ishte njëri prej tyre, i shkolluar mirë, një intelektual.
Këta tiranasit mund ti shpërbleje dhe në formë tjetër. Por një personazh që brenda partisë suaj e kanë munduar edh politikan modest, ka humbur të gjitha betejat politike brenda PD pa diskutim. A kishte kriteret e mjaftueshme për të qene kryetar shteti?
Do të them një gjë. Kam njohur gjatë këtyre viteve në politikë, personalitete të cilat vijnë nga profile modeste, por që e kanë përmbushur me shumë dinjitet rolin e tyre, njëri nga këta është ish-presidenti i Greqisë Stefanopulos. Ka një histori shumë të bukur. Greqia ashtu si edhe ne ka ligjin, që partia e cila nuk hyn në parlament kthen paratë. Ky humbi dhe shkoi dhe dorëzoi paratë që kishte marrë për fushatë, një gjest ky që e impresionoi Greqinë dhe e zgjodhën President dhe më pas u bë një njeri botërisht i nderuar dhe një njeri i cili influencoi pozitivisht në marrëdhëniet me Shqipërinë.
Nuk besoj se ka gjest që lidhet me paratë që ju ka impresionuar me Topin, pra çfarë gjesti ka bërë Topi që ju paska impresionuar?
Unë ju shpjegova se cilat ishin shtysat e mia për të. Bamir Topi ishte më i moderuar në lidershipin e PD dhe kishte një lloj hapje më të madhe ndaj kundërshtarëve. Një hapje më të pranueshme
A është e vërtetë që duke nënvlerësuar Topin edhe për shkak të nivelit ju kthye në problem në vitin 2007 duke marrë të pakënaqurit. Në një fare forme jua mori presidencën jo ia dhatë?
Absolutisht jo. Pse? Sepse në mënyrë absolute të gjithë ata përveç njërit, një nga një kanë ardhur dhe kanë thënë, se ne në zgjedhje nuk shkojmë. Cilindo që të propozosh ti dhe cilin vendim që të marrësh ti, ne do të të mbështesim dhe unë e kisha shumë të thjeshtë të thosha ndryshe nga këto që po them. Unë e them këtë dhe nuk e ka kundërshtuar asnjëri prej tyre, por unë e kisha përzgjedhë atë si president dhe insistova në përzgjedhjen që kisha bërë. Kaq është e gjithë problemi. Ne kemi bërë mbledhje kryesie dhe kryesia ka qenë në unison për të mbështetur qëndrimet që vendi të mos shkojë në zgjedhje. U realizua. Po në zgjedhje nuk po shkohej.
Për çfarë ju duhet Presidenti i Republikës. Për çfarë i duhet kësaj mazhorance Presidenti i Republikës?
Po kthehem te e para. Pse jo Fatos Nano? Fatos Nano është lider historik i së majtës shqiptare, sepse Nano atë të majtë e solli në pushtet. Nano atë të majtë e transformoi në tërësinë e vete bashkë me disa bashkëpunëtorë, nga anti-antlantiste në pro-atlantiste. Nano atë parti e federoi në internacionalen Socialiste dhe ne Partitë Socialiste Evropiane, pra është lideri historik i të majtës. Nuk është Nano një ndër personalitete e së majtës, është njëshi me distancë të theksuar në të majtën shqiptare.
Kjo e bën të pamundur për të qenë president?
Kjo e bën të pamundur që e djathta ta propozojë, kjo nuk mund të ndodhë, të jem i hapur. Gjithë analizës që ju bë, por nuk mundet që qendra e djathtë të votojë liderin historik të së majtës, sepse kjo përbën në themel një goditje shumë të rëndë për të. Kjo përbën goditje për moralin politik. Ky moral politik është në të gjithë Europën, e tërë Europa është ndërtuar mbi bazën e qendrës së majtë dhe qendrës së djathtë.
Cilat janë kriteret që duhet të plotësojë kryetari i shtetit për Sali Berishën, sepse Topi është shprehur se nuk i ka filluar ai konfliktet por kryeministri?
Ka një gjë. Të imagjinosh një personalitet në krye të shtetit pas 21 vjetësh demokraci, i cili refuzon negociatat, atëherë për mua kjo është e paimagjinueshme. Ka qenë Rexhep Mejdani dhe ne i kemi çuar njerëz Rexhep Meidanit kur i ka thirrur. Imagjino çfarë kushtesh ishte në ’97 – ’98. Një president për rolin e tij ceremonial dhe funksionet e tjera që ka, e ka të domosdoshëm negocimin, e ka jetik për funksionin e tij dhe një president nuk lodhet se negociuari, sepse ai ka vetëm një arme, ka negociata, pushteti tjetër i tij është te gjyqësori. Janë bërë gabime të mëdha në dy emërime, që i bëri pa parlamentin dhe pa kryeministrin. Ai ka fuqi ekzekutive në gjyqësor. Kjo nuk i mjafton atij se ai duhet të jete me gjerë dhe në kushtetutë ai është më gjërë. Pavarësiht nga kompetencat e shkruara, por ato ushtrohen me negociata. Por një president i cili merr përsipër të sjellë 5 gjykatës pa u konsultuar asnjë fjalë dhe pastaj kërkon të japë dorëheqjen ministri. Po pse duhet të japë dorëheqjen ministri kur ti në kundërshtim me Gjykatën Kushtetuese, ke vepruar, nuk pyeti njëri. E përvetëson tërësisht këtë dhe të rrëzohen 5 me 0 në parlament dhe më vjen keq se u rrëzuan edhe kandidatura shumë të mira prej tyre, të them atë që është. Por një praktikë e tillë nuk është inatçore, është një praktikë që lë shumë hije parapa, ndaj ti bëj një proces negociator. Një kompetencë që është e gabuar në kushtetutë, që Presidenti emëron të gjithë gjyqtarët, si kanë qenë ligjet e mëparshme. 1/3 kishte presidenti, 1/3 parlamentit, 1/3 gjyqtarët. Ti ke kompetencë, duhet ta ushtrosh me kujdesin më të madh, në mënyrë që të ndërtosh një trup sa më solid dhe sa më transparente.
Cilat janë kriteret që duhet të plotësoje një president sipas Sali Berishës?
Unë nuk kam asnjë kriter specifik. Unë kam një jetë të tërë në veprimtari, qoftë politike qoftë jo politike. Nuk di të ketë një rast analog, të qëndrimit tim ndaj Bamir Topit. Unë në natyrën time, absolutisht, ndërtoj marrëdhëniet më të mira. Në gjithë natyrën time nuk mund të gjesh një rast të dytë. Kur presidenti përzihet në zgjedhje?! Ti s’ke punë të përzihesh në zgjedhje. A mund të rikujtosh deklaratën e Alfred Moisiut për zgjedhjet, e kundërt me komunitetin ndërkombëtarë. Atëherë sa e meritoi atë besim Alfred Moisiu, po ai ishte qëndrim themelor, nuk ishte qëndrim ndaj Sali Berishës. Kultura demokratike është kulturë demokratike, është detyrë e tyre për ta demonstruar.
Po e dertoj ndryshe pyetjen. Presidentin si Moisiu nuk e doni se e keni kontestuar, si Topi që nuk e kërkoni, si Meidani megjithëse jeni shprehur më me respekt. Do zgjidhet një president si Meidani apo si Sali Berisha?
Unë besoj tek individualiteti i njeriut. Unë nuk mund të marr klone. Secili ka individualitetin e tij, nuk mund ti paraqesësh njerëzit ose Bamir ose Alfred, jo more zotëri secili njëri ka individualitetin e tij. Kështu që unë besoj në individualitetin njerëzor, personalitetin njerëzor.
Me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë, kryetari i i shteti duhet të ketë një presidencë më afër asaj të Sali Berishës apo të Rexhep Mejdanit?
Nuk mund te jete një presidencë afër Sali Berishës, sepse unë në atë kohë isha ekzekutiv. Presidenti këtu ka funksione të para honorifike. Kur u përdor ky term, presidentit të Shqipërisë i dogji por nuk ka nderim më të mirë sesa Presidenti i bën kombit dhe këtë funksion duhet ta zhvillosh dhe kultivosh në mënyrën më dinjitoze dhe ke detyrën tjetër që je Kryetari i KLD. Ka mundësi të dëshmohet shumë i dobishëm për vendin e tij. Kur ka qenë ky sistem ndonjëherë në këtë derexhe siç është sot, asnjëherë. Merr ti se çfarë u bë me një prokuror, që ndiqte pronat e tij, se në ç’mënyrë patologjike e mbrojti. Ky vend është i vogël, këtu mësohen të gjitha, apo gjykatësit që emëroheshin pa asnjë konsulte me mazhorancën, ndoshta me Edi Ramën por nuk e di. Këto janë standarde të cilat shpresoj që pasardhësit të lexoje dhe të nxjerrë mësime. Jo për tu konfirmuar me mazhorancën, por për të negociuar me integritet me mazhorancën dhe opozitën dhe për të ditur funksionet e tij. Po kur presidenti merret me fushatë elektorale, angazhon me mace e me mi nuk them se ndonjë gjë tjetër.
Me dy nënkryetarët tuaj deri në vitin 2007 në gjykimin tim ka një problem, Mendoj se edhe Topi edhe Topalli mendojnë se funksioni juaj të jep më shumë peshë, dhe mund të them se kanë dashur vendin tuaja. Njërin e bëtë president dhe nuk është më në listën tuaj, Jozefina Topalli a është në listën për tu bërë presidente?
Absolutisht Jozefina Topalli është person plotësisht i përshtatshme por sikundër janë edhe shumë personalitete të tjera të PD. Midis dy këtyre, zonja Topalli në PD është një person që ka meritat e saj të padiskutueshme. Mendoj se gjatë gjithë kësaj periudhe 8 vite në opozitë dhe vitet në pushtet ajo ka një investim të vetin ndër më të rëndësishmit në politikën shqiptare, ky është vlerësimi im, kështu që në këtë aspekt nuk mund të krahasohen dhe do të ishte absurde të mendosh të krahasosh kontributet e njërit me kontributet e tjetrit.
U shprehet se Topi shikohej si politikan moderator, Topalli shikohet si e kundërta dhe ka një perceptim, duke qenë se Rama e ka të pamundur të ketë një president të tijin për shkak të votave në parlament. Politikisht mund t’ju interesonte Topalli për dy arsye, e para mund të jepte më shumë argument politik për ta sulmuar në zgjedhje dhe e dyta duke njohur dhe profilin e Topallit mund t’ju hape probleme jo sa Topi por me shume se ai duke qenë në presidencë?
Me Edi Ramën kam bërë reformat më të thella të karrierës sime politike. Por me qëndrimet e tij të mëvonshme, d.m.th., Rama ka krye veprime të paimagjinueshme në një sistem demokratik, ndaj një njeri me të cilin kishte kryer reformat më të thella dhe kishte gjetur mirëkuptimin më të madh. Edi Rama pas humbjes së zgjedhjeve dëshmoi shumë qartë se cili është shkaku. Kjo nuk më pengon mua aspak të vazhdoj në përputhje me ligjet e vendit dhe të respektoj kushtetutën. Mendoj se me ato që ka bërë, ka dëshmuar qartë se nuk ka asnjë parim në botë përveç karriges së tij. Në këtë aspekt është një kundërshtar konfortabël, është një kundërshtarë i cili e çoi veten lehtësisht nga disfata në disfatë, një kundërshtar i cili i lejoi vetes të paktën 35 ultimatume, ndërkohë që si kam çuar kurrë ultimatum, por e respektoj si kundërshtarë se është kryetar i një partie sovrane. Kurse në marrëdhënie me mua Edi Rama ka përcaktuar një kod nga i cili nuk do të ndryshojë ndonjëherë.
Pavarësisht akuzave se keni tentuar të kontrolloni institucionet e pavarura. Sa herë që keni kontestuar një drejtues institucioni ju kurrë nuk keni pasur një emër rezerve për ta zëvendësuar, çfarë do të thotë se nuk keni pasur për qëllim institucionin por keni kontestuar sjelljen e drejtuesit?
Të garantoj një gjë. Nëse Sali Berisha do të kishte dashur ti kontrollonte dua të të garantoj se s’ka pasur njëri në Shqipëri që e ka pasur më te thjeshtë për ti kontrolluar. Por këtu ku jam qëndroj për një tufë parimesh të cilave unë ju besoj dhe ju besoj me bindjen më të thellë. Në këtë tufë parimesh e cila ka bërë që marrëdhënia të ecë në këtë mënyrë. Po të kisha dashur unë tu devijoja këtyre pak parimeve, harmoni qiellore do të ekzistonte. Kam ca parime besoj se ato janë që kanë bërë që unë të jem sot në politike dhe të jem ky. Nuk ka asnjë arsye tjetër dhe janë kaq dritë shkurtër ata zotërinj që mendojnë se unë e kam këtë se dua tri kontrolloj. Po të doja ti kontrolloja do të kisha rrugë krejt të tjera. Ata që punojnë me mua dhe janë një grup i gjerë e dinë se cilat janë qëndrimet e mia. Nuk kam dashur ti kontrolloj.
A do të keni një marrëveshje paraprake për emrat që do të zëvendësohen me presidentin e ri apo do kemi emra aksidental në minutën e fundit?
Unë do i përmbahen Kushtetutës. Opozitës i kam ofruar marrëveshjen për reformën zgjedhore i qëndroj asaj marrëveshje, i qëndrova marrëveshjes për Avokatin e Popullit, i qëndrova plotësisht, as opozita dhe asgjë mbi tokë, një marrëveshje që më detyron mua të shpërfill Kushtetutën e vendit nuk miun të ketë.
Jeni shprehur se unë do të largohem kur të mos më votojnë shqiptarët?
Absolutisht i qëndroj, ose ai sipër nesh se ai e ka atë.
Keni fituar çdo bast politika, pse duhet të largoheni nga politika me humbje?
Unë kam një gjë, së pari unë kam një projekt para dhe atij projekti i besoj sa çdo orë çdo minutë, vetëm për të mendoj. Un jam njëri i përqendruar. Ta shtyj para projektin tim, programin është pasioni im më i madh. Energjia ime është pasioni. Ndaj dhe unë vazhdoj derisa të më votojnë shqiptarët dhe të më thonë kaq të deshëm faleminderit.
Po a është një largim dinjitoz?
Plotësisht dinjitoz, një politikan që plotëson. Po të lexosh për politikanë kjo është e vetmja rrugë, sepse duhet të jesh i përgatitur të pranosh edhe duartrokitjet edhe fishkëllimën edhe dashjen dhe të thonë mirupafshim. Por a mund të ankohet një person si unë që ka 21 vjet miliona e miliona vota, jo përkundrazi, jam i motivuar për të vazhduar projektin tim. Mendoj se e kam drejt kur shoh ndryshimet me lëvizje kuantike që ndodhin në këtë vend unë vetëm frymëzohen më shumë. Unë jam njeri i cili i besoj ëndrrës sime që është projekti dhe që e ndjek atë me përkushtimin më të madh dhe jo gjithnjë ecën në mënyrë të zhdërvjellët.
Asnjë rrethanë politike nuk ju pengon të kandidoni sërish në 2013?
Mezi po pres fushatën biles do ta nis shumë më shpejt se pranvera.
Kaq i sigurt jeni se do fitoni sërish?
Besimi im te qytetarët shqiptarë është i jashtëzakonshëm dhe unë paraqitem në 2013, të them të vërtetën me projektin më të shkëlqyer para tyre me realizimet më të mëdha se kurrë para tyre, sepse ky ka qenë mandati me realizime të jashtëzakonshme me projekte e mëdha. Ky ka vizat.
Përveç vizave nuk mbaj mend diçka tjetër?
Ka të paktën dyfishin e mandatit të parë. Mandati i parë ka kryeveprën e të gjitha kryeveprave, ky mandat ka mijëra e mijëra km rrugë që të nxjerrin nga izolimi. Dhe do të mbarojmë të gjitha rrugët e nisura. Nuk shkoni me parë se ndodh në Shqipërinë në periferi e cila po bëhet gjithnjë e më shumë e bukur. O kanë qenë të izoluar shqiptarë. Nga Valbona deri në Librazhd janë bërë të gjitha rrugët. Përfundon Kardhiq-Delvinë, përfundojnë shumë rrugë në 2012. Ne këtë mandat kemi qenë së paku dy herë më eficente sesa tjetri në projekte.
Në mandatin e parë u morët me Edi Ramën...?
Absolutisht jo. Tani të tregoj një sekret. Këto kanë qenë dy vite që jam marre me pak se kurrë si axhendë me opozitën. Opozita nuk reshti. Nëse opozita thotë jo, jo jo,... Vjen një moment që thuhet ok do vazhdoj pa opozitën. Opozita ka zë të fuqishëm në kontrollin tënd, por dy vjet resht opozita kishte vetëm kutia dhe protesta. Protesta është një zhvillim demokratik. Kutia është një marrësi opozitare ku Rama futi partine e tij. Ndonjë mik i Ramës që u përpoq ta ndihmoje për shkak të majtësisë, i thash se ke dash të ndihmosh Ramën por më ke ndihmuar mua, më ke dhënë njëe ndihmë që s’ta kërkova, por më ndihmove se e fute në kuti. Kutitë si hapa dhe si hapja edhe 40 vjet. Se nuk lejonte ligji. U kthye Edi Rama pas dy vjetësh ne ato që i kisha ofruar dy vjet më parë. Nuk më pengoi aspak. Ka pasur politikanë që e njohin, dhe më thoshin kemi probleme nuk ka opozitë. Mediat kutitë, kutitë, unë punë, ai kuti, unë punë dhe unë ulesha i qetë në zyrën time në rrafshin e punës.
Dy ambasadorë të SHBA kanë dhënë dy intervista. Uithers u shpreh me komplimente ndaj jush dhe tha se pas Gërdecit, Berisha ndryshoi?
Nuk jam njeri i memorieve, mund të them dy gjëra, për sa i përket ambasadorit Arvizu, ai është përfaqësues i presidenti Obama, i Kongresit Amerikan në Tiranë kjo është e vërteta. Për sa i përket Uithers ai është një qytetar privat amerikan, i cili kur ka qenë në detyre ambasador ka pasur rastin dhe fatin të njohë me kthjelltësi më të madhe qartësinë më të madhe të gjitha qartësitë e Berishës. Më qartë se kushdo tjetër, nuk shkruan. Meqë nuk shkruaj memorie ai është qytetar privat amerikan. Cilat kanë qenë marrëdhëniet e mia me të besoj se çdo shqiptare i ka të qarta, por unë garantoj qytetarët e këtij vendi se gjithçka kam menduar unë ia kam thënë në sy një për një. Të, më kërkosh të komentoj intervistën e një qytetari privat amerikan këtë nuk e bëj.
Po intervistën e Arvizusë, është shprehur se Berisha përdor një gjuhë të drejtë për drejtë...?
Absolutisht po, ai vjen nga diplomacia, unë vij nga politika t&...