Berisha: Sigurimet shoqërore ulen në 15%
Nga një janari i vitit të ardhshëm sigurimet shoqërore për punëdhënësit do të ulen në 15 për qind nga 20 për qind që janë aktualisht.
ADI SHKEMBI
Këtë e bëri të ditur dje Kryeministri Berisha, i cili gjatë mbledhjes së radhës së qeverisë u shpreh se kjo masë vjen falë suksesit ekonomik të qeverisë. “Qeveria shqiptare uli 2 vjet më parë me 31 % sigurimet shoqërore, duke ndikuar në këtë mënyrë ndjeshëm në koston e prodhimit, duke ulur barrën fiskale mbi sipërmarrësit. Qeveria do të bëjë hapin e dytë madhor prapë në këtë drejtim. Shqipëria do të ulë me 25 % më tej sigurimet shoqërore”, u shpreh Berisha. Kryeministri theksoi se me këtë ulje të dytë, sipërmarrësit shqiptarë, si punëdhënës, të cilët dy vjet më parë paguanin 31 % sigurim shoqëror për të punësuarit e tyre, duke filluar nga 1 janari i vitit 2009 e në vazhdim do të paguajnë gjithsej 15 %. Ky vendim, nënvizoi kryeministri, u bë i mundur për shkak të konsolidimit progresiv të disiplinës fiskale në Shqipëri nga autoritetet përgjegjëse, Ministria e Financave, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Sipas kreut të qeverisë, ky vendim vjen edhe pasi u ulën me 31 % taksa e sigurimeve shoqërore, të ardhurat nga sigurimet shoqërore u rritën me mbi 33 %. Duke theksuar se qëllimi i qeverisë është para së gjithash dhe mbi të gjitha barazia, liria e tregut, trajtimi i barabartë i bizneseve, Kryeministri Berisha tha se me këto hapa është bërë një thellim i madh i revolucionit të pandërprerë fiskal në Shqipëri. Sipas kreut të ekzekutivit ky zhvillim paraprin dhe shtron themelet për një reformë tjetre themelore për çdo vend, reformën e pensioneve, e cila është një reformë e pashmangshme dhe e domosdoshme për ta vendosur këtë sistem mbi baza të reja. Kryeministri vuri në dukje se vendime të tilla si ato për uljen e taksave, lehtësimin maksimal të barrës fiskale, etj, kanë si qëllim lehtësimin dhe mundësimin e rritjes ekonomike. “Kjo është një përpjekje në kërkim të rritjes ekonomike. Ajo po ndodh dhe të gjithë treguesit pa përjashtim dëshmojnë se rritja është më dinamike se asnjëherë më parë. Edhe në këtë kontekst mund t’u them se parimet tona, zbatimi i këtyre parimeve të mëdha, po shoqërohet me një sukses real të ndjeshëm. Jam i bindur se biznesi shqiptar dhe ndërkombëtar do ta presin me kënaqësi të veçantë, këtë vendim”. Në fund kreu i qeverisë u shpreh se, pavarësisht reformave të rëndësishme që po merren në fushën fiskale, nuk pret që nisma e tij e fundit për uljen e sigurimeve shoqërore për punëdhënësit të përshëndetet nga opozita. “Nuk mund të them se do marr përshëndetje nga opozita, megjithëse i meritoj”, u shpreh Kryeministri në fund të mbledhjes së djeshme të Këshillit të Ministrave. Kjo nismë pritet të zyrtarizohet në javët e ardhshme kur Ministria e Financave të bëjë gati draftin për ta dërguar në qeveri për miratim. Nisma pritet të jetë pjesë e paketës fiskale, që qeveria do të çojë në kuvend për miratim në vjeshtën e këtij viti, së bashku me buxhetin për vitin 2009, i cili do të jetë edhe një vit elektoral.