TAP, firmoset marreveshja 3-paleshe Eglantina Nasi
Projekti per ndertimin e gazsjellesit Trans-Adriatik, shenon nje hap te ri, mjaft domethenes per venien ne jete te tij. Ate te nenshkrimit perfundimtar te marreveshjes nderqeveritare mes tre vendeve te rajonit tone qe perfshihen brenda tij, Shqiperi-Itali-Greqi. E miratuar dje ne Athine nga autoritetet e tre vendeve, respektivisht nga ministri yne i Ekonomise, Edmond Haxhinasto; ministri i Jashtem i Greqise, Dimitris Avramopoulos dhe ai italian per Zhvillim Ekonomik, Corrado Passera, marreveshja tregon mbeshtetje te plote per realizimin e ketij projekti. Si edhe perforcon nje sere angazhimesh te tre vendeve ne fjale, lidhur me cuarjen perpara te zhvillimit, ndertimit dhe funksionimit te gazsjellesit TAP. Ndersa ne kuadrin e Traktateve te Komunitetit dhe Traktatit te Komunitetit te Energjise, kjo marreveshje do te siguroje bashkepunimin e shteteve lidhur me dorezimin ne kohe dhe funksionimin efikas te gazsjellesit TAP. Kujtojme se me heret, ne shtator te vitit te kaluar, qeverite e tre vendeve, Shqiperi, Itali dhe Greqi, konfirmuan mbeshtetjen e perbashket politike per projektin TAP duke nenshkruar nje marreveshje mirekuptimi paraprake mes tyre. Nga ana e tij, ministri Haxhinasto theksoi dje se me kete marreveshje, vendi yne do te kete mundesi furnizimi me gaz te lire ne nje projekt me vlere mbi 2 miliarde dollare amerikane investime, vetem ne territorin e saj. Teksa shtoi gjithashtu se “gjate ndertimit dhe funksionimit te tij, do te punesohen mbi 20 mije qytetare shqiptare”. Me tej, Haxhinasto e vleresoi gazsjellesin Trans-Adriatik si nje projekt madhor per secilin nga vendet e perfshira brenda tij, por edhe me gjere, per rajonin dhe Evropen. “Me kete projekt, Shqiperia behet nje kontribuues direkt per sigurine energjetike ne Evrope”, - tha ministri Haxhinasto gjate firmosjes se kesaj marreveshjeje mjaft te rendesishme ne Athine. Per te perfunduar me konsiderimin e TAP-it si te nje ure qe i bashkon vendet rreth nje qellimi te perbashket: atij te bashkepunimit, integrimit, sigurise dhe prosperitetit. Kujtojme sakaq, se gazsjellesi Trans-Adriatik do te sjelle investime te huaja te drejtperdrejta te konsiderueshme dhe punesim lidhur me ndertimin e ketij gazsjellesi madhor ne te tri vendet pritese, Greqi, Shqiperi dhe Itali. Sikunder, ai synon te permiresoje sigurine e furnizimit si dhe zgjerimin e furnizimit me gaz per tregjet evropiane. Duke hapur te ashtuquajturin Korridor Jugor te Gazit per ne Evrope dhe krijimin e nje tregu te ri per gazin natyror nga deti Kaspik.