E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Socialistet nuk e votuan PS-ne qe te bllokoje integrimin Eva Gjura

Opozita do te hyje ne histori si e vetmja force politike ne vend, e cila me qendrimin e saj bllokues pengoi marrjen e statusit si vend kandidat per ne Bashkimin Evropian, duke mos votuar ligjet qe kerkojne tre te pestat ne Kuvend. Kete vleresim e beri dje nga Peshkopia, kryeministri Berisha gjate nje turi ku mori pjese ne perurimin e disa rrugeve vendase. Sipas Berishes, shqiptareve u ka ardhur gjithmone e keqja nga vetja dhe jo nga te huajt. "Me shume i kemi bere ne keq vetes sesa na kane bere te tjeret, se ate qe beri diktatura nuk na e ka bere asnje pushtim. Kete na e bene shqiptaret dhe po te hyjme ne histori. Serish tani, na dalin ata qe nuk votojne, 3/5 dhe pengohet statusi" eshte shprehur Berisha. Nga Peshkopia, kryeministri ju ka drejtuar nje pyetje mbare socialisteve te vendit, nese ata votuan nje force politike qe ajo te mos votonte ne parlament statusin per femijet e tyre, per integrimin e Shqiperine ne Bashkimin Evropian.

Sipas kryeministrit, opozita nuk eshte votuar per te mbajtur nje qendrim te tille bllokues ne parlament, por ka theksuar ai fale Zotit, shume gjera nuk varen nga Partia Socialiste, por nga vete qytetaret dhe nga mazhoranca qe vendos ne parlament. Per kryeministrin betejat e opozites per te bllokuar integrimin dhe realizimin e reformave kryesore ne vend kane qene te turpshme.

Duke sjelle shembuj sipas tij, konkrete, te qendrimit bllokues te opozites Berisha tha se "ju e pate betejen e turpshme donkishoteske, qe bene kunder rruges se Kombit, ju e pate betejen qe bene kunder rruges se Arbrit, ju e pate betejen qe bene kunder rruges Tirane-Elbasan, voten e tyre kunder pensioneve, kunder rritjes se rrogave, kunder shtrirjes se internetit ne Shkolla".

Berisha me tej ka premtuar se qeveria do te vazhdoje punen per realizimin e reformave kryesore ne vend, duke realizuar premtimet e mbajtura ashti sic beri me anetaresimin e Shqiperise ne NATO dhe me liberalizimin e vizave. "Te gjitha keto deshmojne se zhvillimin asgje nuk mund ta ndaloje ne kete vend, nuk mund ta ndaloje ne radhe te pare se ai bazohet ne mundin, djersen, sakrificen, shpirtin tuaj punetore. Nuk mund ta ndalojne, sepse ai bazohet ne nje seri reformash. Te tjera reforma, kane si synim te ndryshojme gjithnje me shume per mire jeten tuaj, t'ju bejme ju me te sigurt, t'ju beje ju me te begate me te lire", - eshte shprehur kryeministri. Kurse shtoi: "Rruga qe keni pershkruar, nuk ka qene e lehte, ka qene nje rruge me mundime, por ka qene nje rruge plote dinjitet, ka qene nje rruge e lire, ka qene nje rruge ne te cilen ne kemi realizuar ne 20 vjet me shume se ne te gjitha koherat. Ka qene nje rruge, ne te cilen ne sot beme vendin anetare te NATO-s, rruge ne te cilen ne dyfishuam pensionet ne fshatrat, rruge ne te cilen ne kemi ndertuar mbi 9 mije kilometra rruge ne mbare vendin. Rruge ne te cilen ne kemi hequr vizat dhe levizim te lire ne mbare Europen. Rruge ne te cilen ne po ndertojme korridoret e medha qe transformojne Shqiperine".

"Plehrat, turistet mendojne keq per ne"

Ceshtja e pastertise se mjedisit eshte nje ceshtje themelore. Ndaj kreu i Qeverise tha dje se duhet punuar per te zhdukur ndotjen, pasi prishet imazhi turistik i vendit: "Por tani jane miliona turiste qe vijne ne Shqiperi, shohin rruget e rrugicat tona dhe sa shohin plehrat, mendojne keq per ne. Dua t'ju them haptas se gjeja me e zakonshme qe me ngrene te huajt ne zyre jane plehrat dhe kane shume te drejte".

Kryeministri zhvilloi dje nje tur ne qarkun e Dibres, ku mori pjese ne perurimin e 6 investimeve publike me vlere totale 1.1 miliarde leke. Mes tyre, rruga Ura e Qytetit-Zerqan, investim me vlere 137 milione leke, gjatesi 6.5 km dhe gjeresi 4.5 m, nga ndertimi i te ciles perftojne 6000 banore, si dhe te gjitha fshatrat e komunes Zerqan. Po ashtu u perurua rruga Peshkopi-Herbel, loti pare i rruges Peshkopi-Maqellare, rruga nacionale-Kovashice, rruga e fshatit Sohodom, rruga e fshatit Kander si dhe perurimi ne rrugen Peshkopi-Kukes, pjesa Gryke e Gobenit-Perroi i Kapsit.

Investimet ne qarkun Diber

Ne keto vite jane ndertuar 395 km rruge, 104 sisteme ujesjelles e kanalizime, 58 shkolla, 75 Ambulanca dhe 5 tregje agro-industriale. Ne bujqesi dhe agro-industri, jane investuar 500 milione leke. Me subvencion jane mbjelle mbi 700 ha pemetore, arrore e vreshta dhe kane perfituar 1510 bujq.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›