E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hugo Chavez duke qeshur

Chavez i buzëqeshur pas operacionit . Është kjo ajo që shihet nga fotot e para të presidentit venezuelian të publikuara nga mediat kubaneze.Në foto, Chavez shfaqet i qeshur dhe duke ecur, ndërsa ka deklaruar se po e merr veten.
Në një bisedë telefonike për televizionin publik të Venezuelës, ai falenderoi popullin për "dashurinë e shprehur". Chavez kishte një dëmtim tek zona e legenit, që sipas autoriteteve, i është hequr. Asnjë njoftim zyrtar nuk ka pasur për rikthimin e tij në venezuelë edhe pse largimin nga vendi e ka të limituar. "Nuk mund ta neglizhoj trajtimin për rekuperimin tim as edhe për një minutë", deklaroi Chavez gjatë bisedës telefonike. "Unë vazhdoj të marr veten falë mbështetjes së popullit venezuelian dhe atij kuban dhe falë mjekëve këtu në Kubë", shtoi ai.
Operacioni i fundit u krye në një moment kur Chavez po përgatitej për fushatën elektorale për rizgjedhjen e tij në presidencialet e tetorit. Natyra e saktë e sëmundjes së presidentit të vendit latin nuk është bërë kurrë publike, duke bërë që të qarkullojnë zëra se shëndeti i tij është më rëndë nga sa thuhet në public, mirëpo kjo mbetet ende një mister pasi çertifikata mjekësore e tij është mbajtur gjithnjë e fshehtë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›