Një film horror lezbikesh në nder të Hitchcock
13/08/2009 Në filmat e tij shpesh ka shumë vdekje, “heshtje” apo reagime të qeta. Çfarë sheh nuk është kurrë e mërzitshme, madje është tepër argëtuese, ndërsa emri i tij pa asnjë pikë dyshimi vijon të radhitet te mjeshtrit e kinemasë. Alfred Hitchock “feston” sot 110-vjetorin e lindjes. Janë të shumta propozimet që bota anglishtfolëse bën për të nderuar figurën e tij. Kështu, për nder të “babait të horrorit” (mjafton të përmendim filmin “Psycho”) do të ketë shfaqje të filmave të tij, por jo vetëm kaq. Një propozim më “intim” është shfaqja e një filmi horror: Lucky McKee- “Vajza e sëmurë”. “Është një film interesant, që mund të shihet për nder të Hitchcock. Në këtë film njëorësh ka disa anë të këndshme: ai nuk është shumë i dhimbshëm për t’u parë. Është një film horror, por gjithashtu të bën të qeshësh nën hundë. Bën një “marrëveshje” me karaktere dhe sjellje të tjera të çuditshme mbi lezbizmin; kjo është një pjesë e natyrshme e skenarit”, - vërehet, ndërsa theksohet se ky film nuk është filmi klasik që ka në qendër lezbike apo një film i zakonshëm tmerri. Mjafton të thuhet, për shembull, se filmi në të vërtetë nuk ka muzikë të frikshme dhe përdor të tjera elemente për të krijuar një atmosferë të frikshme. “Mbi të gjitha, është një film i mirë dhe zgjedhja e duhur për të nderuar zotin Hitchcock.” Dhe në fakt, duket se ky është nderimi i përshtatshëm për njeriun që nuk deshi të përsërisë kurrë veten. Mbret i thrillerit, mjeshtër i suspansës, ai i jepte shpirt kamerës, ishte përmbushës dhe evokues i së pandërgjegjshmes.
Kush është…
Alfred Joseph Hitchcock lindi më 13 gusht 1899 në Leytonstone në Angli. Nuk ishte kurrë i ngulitur tek intelektualizmi mjegullues dhe nuk dëshironte kurrë që veprat e tij të fshiheshin pas kuptimeve të errëta, me rrezikun e bërjes sofizëm në art. Gjithmonë i kufizuar për të tjerrë tregime joshëse dhe të pabesueshme, argëtuese dhe të gëzueshme për një botë pas kamerës, ndoshta ky ajër-djalli, që mjeshtri ka treguar gjatë shfaqjeve publike, ka qenë rezultat i edukimit dhe arsimit të marrë prej tij. Bir i Uilliamit dhe Emës, u rrit me një edukim strikt fetar dhe ndoqi arsimin katolik në kolegjin e “Shën Ignatius”. Më tej vazhdoi studimet për inxhinieri dhe lundrim, të cilat i braktisi për motive ekonomike pas vdekjes së të atit më 1914. Që prej atyre viteve, kur nuk kishte asnjë njeri që ta ndihmonte, Alfred Hitchcock tregon një interes të madh në botën e krimit dhe në vrasje, mbledh ese dhe artikuj nga gazetat dhe shpesh viziton muzeun e krimit të “Scotland Yard”. Me pak dëshirë për jetën dhe pa një plan konkret, më 1915 gjeti punë si sekretar në një kompani kabllore dhe telegrafike (“Henley telegraph and cable Company”). Impenjimi i tij i parë në kinematografi vjen më 1920, kur punësohet si projektues i titujve në një studio të re londineze, gjë që do të vazhdojë ta bëjë për dy vjet. Më 1922, kur regjisori i “Always tell your wife” (“Gjithmonë tregoji gruas”) ishte sëmurë, Hitchcock përfundon në sheshin e xhirimit.
Më pas u emërua regjisor i parë i filmit “Numri 13”, që për fat të keq mbeti i pakompletuar për shkak të vështirësive që po haste studioja londineze.
Më 1923 Alfred Hitchcock u punësua nga kompania e njohur më vonë si “Gainsborough Pictures”. Gjatë tre vjetve të ardhshëm të punës ai qëndroi në prapaskenë për disa filma, duke punuar jashtëzakonisht shumë e duke marrë detyra të ndryshme, që kishin të bënin me dorëshkrime, vizatime, nga skena e letrave me vlerë deri në punën me montazhin dhe regjinë.
Kur më 1925 kompania i besoi regjinë e filmit “The Passion labyrinth” (“Labirinti i pasionit”), karriera e shkëlqyer e Hitchcock shënon fillimin e saj. Më 1926 u martua me Alma Reville, një redaktore që do të bashkëpunojë më vonë si skenariste në shumë prej filmave të tij. Bashkë lindën një vajzë, Patrician, e cila merr pjesë dhe shfaqet në shumë prej filmave të babait të saj. Më 1929 Hitchcock drejton “Shantazh”, i pari film anglisht me zë të sinkronizuar, ndërkohë që i pari film amerikan, “Rebeka” (1940) fitoi çmimin “Oskar” për fotografinë më të mirë. Pastaj karriera e Hitchcock njohu shumë ulje-ngritje, por regjisori përpiqet të mbajë një nivel cilësie të paprekshëm. Sipas kritikëve, megjithatë vitet ’40 janë më pak të rëndësishëm në krijimtarinë e tij, ndërkohë që vitet më produktive dhe jashtëzakonisht të rëndësishëm janë vitet ’50 dhe ’60, kohë kur ai realizon filma si “Zogjtë” për të mbërritur te “Psiko” apo “Marramendje” dhe “Dritarja mbi oborr”. Karakter i gëzueshëm, por kompleks, Hitchcock kurrë nuk u sulmua nga arritjet e autorëve të mëdhenj apo për të prodhuar filma për televizionin, ku mund të vendoste të gjithë “frymën” dhe mençurinë e tij satirike. Legjendare ka mbetur antologjia e misterit për ekranin e vogël si “Dyqani i dhuratave të Hitchcock” dhe “Ora e Hitchcock”, prodhimi i kompanive të cilat ndër të tjera kanë kontribuar në masë të madhe për të përhapur emrin e tij në njerëz të të gjitha llojeve.
Një stilist madhështor me teknikë pedante, filmat e tij janë të “qepur” me kujdes dhe këmbëngulje, aq sa ende konsiderohen një arritje absolute të artit të shtatë. Filmi i tij fundit është “Komploti i familjes” më 1976. Alfred Hitchcock mbylli sytë në Los Anxhelos më 29 prill 1980 ndërsa punonte në një punë që do të titullohej “Nata e shkurtër”.
Nis rikonstruksioni i skenës së Festivalit Folklorik
GJIROKASTËR - Skena e Festivalit Folklorik Kombëtar, në kalanë e qytetit jugor të Gjirokastrës, po rikonstruktohet me një fond mbi 3 milionë lekë akorduar nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Rikonstruksioni i skenës së kalasë shënon dhe ndërhyrjen e parë në këtë objekt në kuadër të Festivalit, që do të organizohet nga 24 deri më 29 shtator në qytetin jugor. Drejtori i drejtorisë rajonale të kulturës kombëtare për Gjirokastrën, Spartak Drasa, pohoi për gazetën “Metropol” se ndërhyrjet kanë filluar disa ditë më parë në skenën e festivalit, pasi aktualja ndodhet në parametra të kalbëzuara. Për këtë qëllim Ministria Turizmit ka akorduar një fond limit prej 3 333 310 lekë të reja, që rivijnë pas pesë vjetësh prej organizimit për të fundit herë të Festivalit Folklorik Kombëtar në vitin 2004. “Dekori i festivalit do të përgatitet nga skenografët e caktuar, të cilët do të ndryshojnë “look”-un e skenës dhe logon e festivalit të këtij viti. Një ndërhyrje mjaft efikase është parë edhe në muret rrethuese të kalasë, që prej vitesh janë veshur nga bimësia dhe që sipas mjeshtërve të gurit gjirokastrit janë burim potencial i deformimit të bedenave të kështjellës”, - tha Drasa. Sipas tij, aktualisht pjesa lindore e kalasë është pastruar nga bimësia dhe në pah kanë dalë gurët, ashtu siç është ndërtuar kalaja shekuj më parë. Për zotin Drasa këtë vit festivalistët do të kenë në dispozicion edhe tualetet, që në evenimentet e mëparshme kanë munguar. “Është menduar që të instalohen kabina tualeti në zonën e poshtme të skenës së festivalit për t’u ardhur në ndihmë protagonistëve të evenimentit me karakter mbarëkombëtar”, - shprehet Spartak Drasa. Festivali Folklorik Kombëtar organizohet një herë në 5 vjet. Edicionin e kaluar në këtë aktivitet morën pjesë mbi 1 mijë festivalistë nga të gjitha trevat shqiptare në mbarë botën. Ndërsa këtë edicion pritet që ata të jenë më të shumtë në numër, pasi do të marrin pjesë edhe përfaqësues të folklorit shqiptar përtej kufijve shtetërorë të Republikës së Shqipërisë. Festivali Folklorik Kombëtar është zhvilluar fillimisht në qytetin e Tiranës në vitin 1957 me siglën "Festivali Kombëtar i Këngës, Muzikës dhe Valles". Për herë të parë në Gjirokastër ky aktivitet u zhvillua në vitin 1968, për t’u organizuar çdo 5 vjet deri në vitin 1988. Në vitin 1995 Festivali u zhvillua në kalanë e qytetit të Beratit dhe në vitin 2000 u rikthye në qytetin e Gjirokastrës.
Edi Molla