Të përndjekurit, kur ndahen paratë për listën e dytë
13/08/2009 Prej 27 korrikut të gjitha veprimet kryhen pranë Institutit të ish-të Përndjekurve
Ish-të përndjekurit në listën e dytë të miratuar nga qeveria do të përfitojnë shumat në lekë që u janë përcaktuar nga Ministria e Financave, pasi të ketë përfunduar ndarja për emrat e listës së parë. Lista me emrat e 1032 personave është botuar në Fletoren zyrtare, ndërsa pritet që edhe lista e tretë e miratuar në Këshillin e Ministrave të hyjë në fuqi me botimin zyrtar të saj. Ndërkaq po vijon ndarja e përfitimit për 1440 ish-të përndjekurit që patën emrat në listën e parë të miratuar nga Këshilli i Ministrave sipas kritereve ligjore.
Njoftimi
Prej datës 27 korrik të këtij viti Ministria e Financave ka njoftuar se të gjitha sqarimet për ish-të përndjekurit do të merren pranë Institutit të ish-të Përndjekurve Politikë. Kjo masë është marrë pas kërkesave të shumta që janë paraqitur pranë ambienteve të këtij dikasteri, i cili nuk ka asnjë detyrim apo funksion të japë sqarime individuale, pasi jo vetëm është i qartë përcaktimi që i bën ligji, por edhe praktikisht është e pamundur të realizohet një gjë e tillë. Komunikimi nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Thesarit në Ministrinë e Financave do të jetë vetëm shkresor. Në rast se ish-të dënuarit kanë vërejtje për përfitimet e mëparshme, gabime të mundshme etj., do t’i drejtojnë kërkesë zyrtare Ministrisë Drejtësisë për korrigjime të mundshme, nëse rezulton një gjë e tillë.
Procedura
Nëse përfituesit kanë një ankesë apo kundërti për vendimin e marrë apo shumën që u është akorduar, burimet bëjnë të ditur se komunikimi me ta do të jetë vetëm shkresor dhe jo nëpërmjet sqarimeve individuale. Është Ministria e Drejtësisë ajo që ndjek të gjithë procedurën e informacionit për dosjet individuale deri në nxjerrjen e vendimit të Këshillit të Ministrave dhe dërgimin e tij me listat bashkangjitur në Ministrinë e Financave për pagesë. “Në rast se ish-të dënuarit kanë vërejtje për përfitimet e mëparshme, gabime të mundshme etj., duhet të drejtojnë kërkesë zyrtare pranë Ministrisë së Drejtësisë për korrigjime të mundshme, nëse rezulton një gjë e tillë”, - theksojnë burimet zyrtare të Drejtorisë së Thesarit. Verifikimi për përfitimet e mëparshme të ish-të dënuarve është informacion i dërguar në Ministrinë e Drejtësisë nga Ministria e Financave për shumat në letra me vlerë dhe lekë përpara vitit 1997. Sipas tyre, Ministria e Financave ndjek procedurat e pagesës vetëm pasi ish-i dënuari është përfshirë në listën e VKM-së dhe nuk ka asnjë kompetencë apo funksion për procedurat përpara daljes së vendimit të Këshillit të Ministrave për pagesat individuale. Pra, Ministria e Financave (është ngarkuar për të ndjekur vetëm pagesën sipas VKM-së, duke depozituar direkt në llogaritë personale të ish-të dënuarve ose të trashëgimtarit (trashëgimtarëve), kur ish-i dënuari nuk jeton.
Lista e tretë
Lista e tretë e ish-të duarve që përfitojnë dëmshpërblim është ende në verifikim. Verifikimi për emrat e listës së tretë bëhet në Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Mbrojtjes, Shërbimin Informativ, Entin e Banesave dhe Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Sipas burimeve zyrtare, këto institucione do të vijojnë këtë proces edhe për 2 mijë emrat e tjerë që kanë mbetur, deri në fund të vitit. Lista e emrave që kanë përfituar paratë i ka kaluar më shumë se 800 persona, që do të thotë më shumë se gjysma e emrave të listës së parë të përfituesve.