Berisha: Stop tokave sipas 7501
Kryeministri Berisha informon grupin e tij kuvendor se PD do të respektojë kërkesat e aleatëve të saj republikanë, por në veçanti edhe të Presidentit Topi, për të ndaluar shpërndarjen e pronave sipas ligjit 7501. "Do të ndalim dhënien e tokave me anë të ligjit 7501", mësohet të jetë shprehur Kryeministri gjatë mbledhjes së grupit që zhvillohej me dyer të mbyllura. Në lidhje me kompensimin fizik, Kryeministri është shprehur se nuk do të prishen ato ndërtime brenda vijës së verdhë në bregdet dhe se trojet në zonat bregdetare do të kenë një kompensimin fizik në bazë të vlerës së tregut. Për këtë gjë, Kryeministri ka kërkuar që të bëhet një studim për vlerën e tregut në zonat bregdetare dhe ato të shpërndahen sipas vlerës së tregut, pavarësisht çmimit i cili do të jetë shumë herë më i lartë se një metër katror brenda territorit të Tiranës.