E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: TAP, projekti me efikas i furnizimit te BE me gazin azer Eva Gjura

Qeveria shqiptare eshte e angazhuar maksimalisht ne mbeshtetje te projektit te TAP-it, si projekti me efikas dhe eficent i furnizimit te BE-se me gazin azer te Shah Denizit. Kete qendrim, kryeministri Berisha ua ka bere te ditur perfaqesuesve te kompanise se Gazsjellesit Trans Adriatik, te cilet kane zhvilluar nje vizite ne Shqiperi. Delegacioni i kryesuar nga z.Kjetil Tungland, drejtor menaxhues, ka zhvilluar disa takime te rendesishme ne Shqiperi ne kuadrin e firmosjes se Marreveshjes Pritese Qeveritare mes Qeverise Shqiptare dhe kompanise TAP, si nje dokument themeltar per konsiderim per projektin e Gazsjellesit Trans Adriatik, nga Konsorciumi i Shah Denizit, ne Azerbajxhan. Ne vijim, pritet qe se shpejti te konkludohet edhe Marreveshja Nderqeveritare mes Republikave te Italise, Shqiperise dhe Greqise, rreth projektit te TAP-it. Gjate takimit me kryeministrin Berisha, zoti Tungland shprehu falenderimet dhe mirenjohjen per bashkepunimin shume te ngushte dhe diskutimet konstruktive me perfaqesuesit e qeverise shqiptare ne konkludim te kesaj marreveshjeje. Ai gjithashtu informoi Kryeministrin mbi detaje te tjera te pergatitjes se projektit. Nga ana e tij kryeministri Berisha shprehu angazhimin maksimal te qeverise shqiptare ne mbeshtetje te projektit te TAP-it, si projekti me efikas dhe eficent i furnizimit te BE-se me gazin azer te Shah Denizit. Gazsjellesi Trans Adriatik, ka nje rendesi te jashtezakonshme per zhvillimin e Shqiperise dhe te ardhmen e saj si nje superfuqi energjetike ne rajon, si dhe per punesimin e qytetareve shqiptare, nepermjet krijimit te dhjetera, mijera vendeve te reja te punes. Ky projekt madheshtor energjetik, ku do te investohen rreth 2 miliarde euro, do te punesoje, direkt dhe indirekt, mbi 20 mije qytetare shqiptare. TAP, me 140 kilometrat qe kalojne neper territorin shqiptar, do te sjelle gazin nga Kaspiku dhe Azia Qendrore ne Evropen Perendimore, si dhe do t’u mundesoje familjeve shqiptare gazin ne cdo shtepi dhe t’u garantoje qytetareve energji per ngrohje e gatim me koston me te ulet se te gjitha format e energjise, qe shqiptaret perdorin sot. Shqiperia, si vend me depo te medha natyrale gazi, do te kete nje pozicion shume te rendesishem ne shperndarjen e tij ne veri, por dhe mundesi te madhe per fuqizimin e prodhimit dhe eksportit te energjise ne rajon.

Haxhinasto: Projekti eshte i mirepritur ne Shqiperi

Permbyllen marreveshjet mes pales shqiptare dhe konsorciumit TAP per ndertimin e gazsjellesit. Ministri i Energjetikes Haxhinasto dhe drejtori i pergjithshem i TAP Tungland, firmosen marreveshjen e perkohshme. “Shqiperia jo vetem qe tregon nje mbeshtetje te fuqishme per Projektin TAP, por dhe i dergon nje mesazh shume te qarte Konsorciumit te Shah Deniz ne Azerbajxhan qe: TAP eshte i mirepritur ne Shqiperi dhe Qeveria jone do te beje cdo gje dhe do te marre cdo mase per te realizuar kete projekt strategjik”, u shpreh Haxhinasto. Per konsorciumin, kjo eshte marreveshja ku percaktohen menyrat e bashkepunimit ne vijimesi, zbatimi i normave teknike dhe sigurise, si dhe standardeve mjedisore e sociale. Drejtori i pergjithshem i TAP ka shprehur bindjen se Shah Deniz, ne qershor do te perzgjedhe konkurrentin e duhur per transportin e gazit drejt Europes dhe ky do te jete TAP. Investimi i TAP ne Shqiperi, kap shifren mbi 1 miliarde dollare dhe realizimi i Projektit do te krijoje disa mijera vende pune, duke e shnderruar Shqiperine ne nje vend kyc per tregtine e Gazit dhe sigurine energjetike ne BE.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›