E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bllokimi i statusit, Bylykbashi: Rama tregoi se eshte nje njeri jo normal Eva Gjura

Deputeti i Partise Demokratike Aurel Bylykbashi, ne nje interviste per Koha Jone, ka deklaruar se proceset integruese te Shqiperise jane bllokuar dhe vazhdojne te bllokohen nga opozita dhe kryetari i saj Edi Rama. Ne lidhje me mos marrjen e statusit te vendit kandidat, deputeti i PD-se Bylykbashi eshte shprehur se mazhoranca i ka provuar te gjitha menyrat me kete opozite dhe kryetarin e saj per te gjetur rrugen e konsensusit, por ka qene PS, e cila e ka mbajtur peng. Bylykbashi shkon edhe me tej duke u shprehur se me bllokimet qe Rama po i ben integrimit, po tregon se eshte nje njeri jo normal. Deputeti i PD-se ka theksuar me tej se, gjate kesaj fushate elektorale qe tashme ka nisur, kjo force politike ne 8 vite qeverisje, ka bere nje pune shume te mire dhe ka shenuar vetem suksese.

PS vazhdon te bllokoje 3 ligjet per integrimin, cili do te jete qendrimi i mazhorances gjate ketij sesioni parlamentar. Cdo te behet per te mos u bllokuar me integrimi?

E vetmja gje qe mund te them, eshte se PD dhe qeveria e saj, ka bere perpjekjet maksimale per te cuar perpara me shpejtesi proceset integruese te vendit. Ne i kemi provuar te gjitha me ate njeri qe sot mban peng PS dhe mbare vendin me qendrimet e tij, qe me vjen keq ta them ndonjehere, me duken qendrime te nje njeriu jo normal. Nuk ka shqiptar sot qe beson perrallat e Edi Rames per mos votimin e 3 ligjeve, qe do t’i celnin vendit rrugen e marrjes se statusit te vendit kandidat. Ku eshte sot ceshtja e Fierit ne axhenden e opozites? E keni degjuar te permendet me? Pra, ne menyre te qarte qendrimi i liderit te PS per te mos votuar 3 ligjet, eshte nje qendrim antishqiptar me qellimin e vetem, pengimin e perparimit te vendit drejt proceseve integruese ne BE.

Ndonese jo zyrtarisht, ka nisur fushata elektorale. Pse shqiptaret duhet t’i besojne edhe nje mandat te trete kesaj mazhorance?

Ne fakt ne gjykimin tim PD dhe qeverisja e saj, asnjehere nuk e ka pare kohen e saj ne pushtet ne drejtim te vendit te ndare, ne kohe fushate dhe kohe e qete vegjetimi. Kjo per arsye se, kjo qeveri qe kur ka marre mandatin e saj te pare ne krye te vendit, moton e saj kryesore ka pasur punen e pandalshme per te kapur kohen e humbur te vendit gjate qeverisjes 8 vjecare te se majtes. Ndaj duke e pare ne kete kendveshtrim, por edhe duke e pare me syte tane ndryshimin e madh te vendit gjate kesaj periudhe, besoj se shqiptaret dine ta bejne dallimin. Ky dallim eshte i qarte dhe i prere. Nje qeveri e djathte qe kerkon te vazhdoje reformat e medha te nisura, investimet gjigante ne infrastrukture, rritjen e rrogave dhe pensioneve, integrimin e plote te vendit apo nje qeveri e majte, e cila kerkon te vije ne pushtet me qellimin e vetem per te bere sa me shume para per veten me parate e taksapaguesve, pasi ato qe bene 8 vjet me pare gjate pushtetit te tyre, duket se po u mbarojne.

PD ka konsumuar dy mandate qeverisese, cfare nuk eshte bere ashtu sic ju e kishin premtuar?

Persa i perket qeverisjes se vendit, ne menyre te padiskutueshme qe kjo qeveri dhe kryeministri i saj Sali Berisha, ashtu sic e kam thene edhe ne nje tjeter interviste, do te hyje ne historine e vendit si nje nder qeverisjet me te suksesshme me tregues, qe une do t’i konsideroja si te jashtezakonshem ne drejtim te ndryshimit pozitiv te Shqiperise gjate ketyre 8 viteve te saj. Nuk duhet te harrojme per asnje moment, se cili ishte opinion per Shqiperine dhe qeverine e asaj kohe te socialisteve perpara 8 viteve. Opinion ky i vete qytetareve tane, por edhe i faktorit nderkombetar. Sot Shqiperia ka ndryshuar jashtezakonisht shume, eshte nje vend shume me i zhvilluar, qytetaret e saj jane qytetare dinjitoze te Europes, qe levizin te lirshem pa viza ne te gjithe hapesiren Shengen, jane qytetare te nje vendi anetar te NATO-s. Sot Shqiperia eshte nje vend me nje pozite percaktuese dhe tejet te rendesishme ne hapesiren Ballkanike, ne nje kohe kur Kosova tashme perben nje realitet te prekshem dhe te pakthyeshem. Pra edhe njehere dua ta theksoj se, ndryshimi eshte i jashtezakonshem dhe ne nje periudhe qe ne historine e nje vendi nuk eshte shume e gjate, sic jane 8 vjet. Ne jemi dhe do te mbetemi qeveri e premtimeve te mbajtura. Personalisht do te ftoja cdo kundershtar politik qe thote te kunderten, te dalim dhe te ballafaqohemi me fakte dhe premtime konkrete perballe qytetareve dhe t’i leme ata te gjykojne dhe te vendosin, se kush thote te verteten e kush jo.

Ka nisur PD punen per zgjedhjet e 23 qershor, cfare duhet te rikuperohet per te siguruar fitoren?

Natyrisht qe me trokitjen e vitit te ri 2013, kane nisur edhe pergatitjet qe forcat politike bejne per te organizuar fushaten e zgjedhjeve te pergjithshme te qershorit. Ju keni ndjekur tashme edhe nepermjet mediave, qe Kryeministri dhe kreu i PD Sali Berisha, ka mbledhur strukturat qendrore te partise per te nisur me pas riorganizimin ne strukturat baze. Kemi edhe 6 muaj perpara se te organizohen zgjedhjet. Per mendimin tim, kjo periudhe duhet te jete mjaft intensive per te rikuperuar kontaktet me njerezit te cilat per hir te se vertetes, ndonjehere edhe kane munguar. Ne duhet te perqendrohemi gjate kesaj kohe kryesisht tek sektoret e sherbimeve ndaj qytetareve Brenda administrates se shtetit. Nuk duhet te tolerojme askend qe me mburojen e forces politike qe e ka cuar ne ate pozicion, te abuzoje dhe ta trajtoje postin publik, si post personal.

Mendoni se PD duhet te paraqitet serish me kete grup parlamentar ne zgjedhje, apo ka nevoje per rifreskim te tij?

Pozicioni i deputetit te Kuvendit te Shqiperise, per mendimin tim perfshin dy dimensione te aktivitetit te tij. Se pari rolin e tij ne Kuvendin e Shqiperise ne gjithe veprimtarine e ketij institucioni, si dhe marredheniet me qytetaret prej nga ku vjen si perfaqesues ky deputet. Mbi kete baze sipas mendimit tim, duhet te bazohet vendimmarrja mbi secilin deputet. Sigurisht ky vleresim i takon ne menyre ekskluzive lidershipit te PD, i cili mendoj se do te beje analizat e tij ne secilin rast.

Po diskutohen aleancat para zgjedhore. Mendoni se PD duhet te shkoje serish me kete koalicion ne zgjedhje, kam parasysh ketu LSI-ne dhe partite e tjera?

Ne radhe te pare dua te theksoj, se ky koalicion mund te konsiderohet i suksesshem gjate kesaj periudhe 4-vjecare te qeverisjes se vendit. Ai eshte koalicioni me i gjere qe ka njohur historia e pluralizmit politik ne vend. PD ka treguar gjate gjithe kohes ne qeverisje dhe ne opozite, se eshte nje force e hapur per bashkepunim me te gjitha forcat politike ne vend. Por kjo, nuk do te thote se forca jone politike, nuk eshte e afte te marre votebesimin e plote te qytetareve shqiptare, ndaj saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›