KQZ, nis numërimin e kutive të njësisë numër 4
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka nisur numërimin e fletëve të hedhura gabim për minibashkinë 4 në kryeqytet.
Pas numërimit të njësive bashkiake 1,2 dhe 3 tashmë mbeten për t`u numëruar edhe 1319 kuti, nga 1793 gjithsej që u përkasin 8 njësive të tjera ende të panumëruara në kryeqytet.
Ndërkohë pas numërimit të kutive të 3 njësive bashkiake kandidati I djathtë për bashkinë e Tiranës Lulzim Basha është në avantazh me 76 vota ndaj rivalit të tij Edi Rama.
Pas përfundimit të numërimit të kutive të njësisë 3 mbrëmjen e djeshme, kandidati demokrat Basha mori 20 vota ndërsa kandidati i majtë Rama mori 36 vota.