E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Të gjitha në shitje, përveç digave të mëdha

Kryeministri Berisha, pak ditë më parë, në mbledhjen e Task Force për privatizimin, në të cilën u diskutua mbi procesin e privatizimit të aksioneve në pronësi të qeverisë, në sipërmarrjet strategjike, tha se do të privatizohen të gjitha me përjashtim të hidrocentraleve e digave të mëdha, shkollave, spitaleve, ndërtesave publike e zyrave.Kryeministri Berisha, duke evidentuar se janë 1280 sipërmarrje dhe objekte publike për privatizim, u kërkoi anëtarëve të Task Force-s të mobilizohen të gjitha potencialet dhe burimet njerëzore, që ky proces të finalizohet brenda këtij viti. “Ky proces, - tha Kryeministri - është i një rëndësie përcaktuese, së pari, për luftën kundër korrupsionit, që mbetet gjithnjë kriteri dhe shtylla e parë e reformës sonë ekonomike. Të gjithë këto sipërmarrje dhe objekte, duhet të kalojnë në duart e sektorit privat për menaxhim”.

Ai tha se, ky proces është i një rëndësie përcaktuese, së pari, për luftën kundër korrupsionit, që mbetet gjithnjë kriteri dhe shtylla e parë e reformës sonë ekonomike. Të gjithë këto sipërmarrje dhe objekte duhet të kalojnë në duart e sektorit privat për menaxhim. Kjo është në përputhje të plotë me filozofinë e reformave tona ekonomike, është në përputhje të plotë me vendosmërinë tonë për të zvogëluar gjithnjë e më shumë sektorin publik në këtë vend, në përputhje me filozofinë tonë për të rritur në tërësi eficencën dhe menaxhimin ekonomik në vend.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›