Pesë HEC-e në shitje, CEZ ofrohet për blerjen
Vetëm pak ditë nga deklarata e kryeministrit për privatizime masive të pronës së shtetit, ministria e Ekonomisë ka depozituar në kuvend një projektligj për shitjen ose dhënien me koncension të pesë hidrocentraleve, Ulza, Shkopeti, dy HEC et e Bistricës dhe Lanabrehasi. Gazeta “Mapo” e dha lajmin pak ditë më parë, të cilin ministria e ekonomisë e përgenjështroi, por ndërkohë që projekti për shitjen e tyre është publik, ministria e ekonomisë ka marrë kontakte me blerësit e mundshëm. Burimet zyrtare të CEZ kanë pohuar për MAPO se, janë të interesuar për paketën e HEC-vë që tashmë zyrtarisht janë në shitje. Në draftin e ministrisë së Ekonomisë është lënë e hapur mundësia për dhënien me koncension ose privatizim i plotë i tyre. Sipas prohjektit këtë do të vendosë kuvendi, por nëse HEC-et dalin në shitjen, parashikohet që të dalin në tender jo më pak se 51 për qind e aksioneve. Procedura në këtë rast parashikohet të jetë tender i hapur ndërkombëtar, ndërsa në rastin e koncensioneve do të zbatohet ligji për këtë qëllim, që ka në themel një kontratë strikte investimesh. Një praktikë e tillë do të mund t’i hapë rrugën privatizimeve të tjera, të mëdha në fushën e energjetikës. Hidrocentralet e nxjerra për privatizim kanë një fuqi të instaluar prej rreth 84 megavat, e barabartë me 5.3 % të fuqisë prodhuese totale të KESH-it. Në relacionin përkatës të Ministrisë së Ekonomisë, thuhet se, ka një rritje të interesit të sipërmarrjes vendase dhe të huaj për të marrë pjesë në privatizimin e këtyre asetëve. Duke iu referuar të dhënave të vitit 2010 të pesta HEC-et e marra sëbashku zënë 2.9 për qind në shpenzimet e KESH-it. Ministria e Energjitikës synon që nëpërmjet procesit të privatizimit, të shesë HEC-et, Ulëz, Shkopet, Bistrica 1 dhe Bistrica 2, ndërsa HEC i Lanabregasit sipas një programi të vecantë do të vazhdojë aktivitetin e prodhimti të energjisë elektrike, si shoqëri më vete me kapital 100 % shtetëror. Procedura e shitjes së tyre propozohet të kryhet nëpërmjet konkurimit publik me anë të shërbimit të një konsulencë ndërkombëtare. Ministria e Ekonomisë, sqaron se të pesat hidrocentralet janë me bilance pozitive. HEC-et do të privatizohen jo si asetë, por si shoqëri aksionere.