Operacioni Laguna 0.5 kg kokaine dy ne pranga
Pas nje operacioni te koduar Laguna i cili eshte krijuar ne bashkepunim me policine e Elbasanit dhe ate te Durresit jane vene nen pranga dy persona te cileve u jane bllokuar 500 grame kokaine. Burime zyrtare nga policia lokale thane se nga ana e seksionit te Luftes Kunder Narkotikeve mbi bazen e informacioneve te marra eshte finalizuar operacioni i cili ka zgjatur ne nje periudhe disamujore. Nga ana e strukturave te Luftes Kunder Narkotikeve fale nje pune intensive dhe te mirorganizuar duke perdorur metodat speciale te hetimit te krimit eshte bere i mundur dokumentimi si dhe prangosja e dy personave te dyshuar si shperndares droge. Ata jane Arben Manxhaku 39 vjec lindur ne Tropoje e banues ne lagjen nr. 10 ne Durres dhe Simon Topce 28 vjec banues ne lagjen nr. 18 ne Durres. Nga hetimet e kryera rezulton se keta dy shtetas ne bashkepunim me njeri-tjetrin dispononin lende narkotike. Kapja ne flagrance e tyre u be ne vendin e quajtur Rrethrrotullimi i Plepave te Durresit se bashku me mjetin e tyre. Gjate kontrollit te imtesishem te ushtruar ne mjetin tip Mercedes-Benz me targa DR 8304 E nga ana e policise u gjet dhe u sekuestrua ne cilesine e proves materiale nje lende narkotike e cila per nga karakteristikat e saj ngjason me llojin kokaine me peshe te pergjithshme 0.5 kg.