E Diel, 1 Nëntor 2026

I heq nga puna si kunderpergjigje bombe ne hyrje te farmacise

Nje sasi e vogel eksplozivi ka shperthyer ne nje farmaci ne periferi te Tiranes duke demtuar vetem fasaden dhe qepenin e saj. Nje shperthim i fuqishem eshte ndier ne oret e para te mengjesit ne Babrru te Tiranes. Sipas hetimeve paraprake lenda eksplozive eshte vendosur ne farmaci nga dy ish-punonjes te pushuar nga puna te cilet jane perpjekur te hakmerren duke hedhur ne ere godinen. Burime nga policia bejne te ditur se shperthimi ka qene i fuqishem duke shkaktuar deme te konsiderueshme materiale por fatmiresisht askush nuk ka mbetur i lenduar. Fillimisht eshte dyshuar se bomba mund te ishte vendosur si pasoje e grindjeve midis qiraxhinjve. Duke u dyshuar se ky mund te ishte edhe motivi i shperthimit te ndodhur pas mesnate ne deren e farmacise Dajti ne Babrru por me pas kjo piste ka rene poshte duke u perqendruar tek dy te pushuarit nga puna. Si pasoje e shperthimit eshte demtuar vetem qepeni dhe fasada e farmacise ndersa nuk pati te lenduar ne njerez. Sherbimet e komisariatit nr. 5 te policise se Tiranes deklaruan se ka qene nje konflikt i brendshem si motivi i dyshuar per ngjarjen ndersa deklarohet se jane identifikuar dhe shpallur ne kerkim policor dy te dyshuar. Burime nga policia shprehen se dyshojne se sasia e lendes eksplozive qe mendohet se ka qene tritol te kete qene e paket duke pare edhe demtimet qe ajo ka shkaktuar gjate shperthimit. Sa per eksplozivin ata shprehen se u takon materialeve te vjedhura nga depot e ushtrise gjate vitit te mbrapshte 1997. Tashme ndersa policia vijon kontrollet per shoqerimin e te dyshuarve pronarit te farmacise nuk i ka mbetur tjeter vecse te riparoje demet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›