Berisha: Te hiqen vizat me Bosnjen
Liberalizimi i vizave mes dy vendeve, ka qene nje nga elementet kryesore te bisedes mes kreut te qeverise shqiptare dhe homologut te tij te Bosnje-Hercegovines ne Tirane. Njeheresh eshte kerkuar dhe bashkepunim me i madh mes dy vendeve.
Kryeministri Sali Berisha, gjate takimit qe zhvilloi dje me homologun e tij te Bosnje-Hercegovines, Nikola Spiric theksoi edhe arritjet e qeverise se tij ne luften kunder korrupsionit. Kreu i ekzekutivit shqiptar ka deklaruar se nga lufta serioze kunder korrupsionit, qeveria ka arritur te mbledhe 4 miliarde dollare me shume se paraardhesit e saj. "Ndeshkimi i rasteve te korrupsionit i bene te mundur qeverise, me gjithe uljen dramatike te taksave, qe ne tre vjet, te mbledhe 3.2 miliarde dollare me shume sesa paraardhesit tane, te kurseje ne prokurimet publike me shume se gjysme miliarde euro, te kurseje nga shpenzimet operative mbi 300 milione euro te marra se bashku", deklaroi kryeministri Berisha. Por sipas kryeministrit, kjo lufte po vazhdon dhe beteja e radhes eshte forcimi i rolin e shoqerise civile dhe medieve, per sa i perket ketij fenomeni shume te rrezikshem. Ne kete kuader, kryeministri Berisha permendi edhe veshtiresite qe po has ky proces. "Sic kane faktuar raporte te panumerta te brendshme dhe te jashtme, mediat vuajne nga fenomeni i kapjes, gje qe kufizon rolin e tyre ne luften kunder korrupsionit", theksoi kryeministri Berisha, duke shtuar se eshte shoqeria civile ajo qe duhet te ushtoj edhe rolin e liderit te monitorimit ne kete proces. Sipas Berishes, qeveria nje pjese te mire te fondit e ka kaluar edhe te Organizatat Joqeveritare per te kryer edhe monitorimin e ketij fenomeni. Pas bisedimeve me kryeministrin e Bosnje-Hercegovines, kryeministri Berisha theksoi se marredheniet politike mes dy vendeve jane te shkelqyera, por se ka nje volum te madh pune per te bere, ne menyre qe keto marredhenie te shtrihen dhe te progresohen me shpejtesi ne te gjitha fusha. Keshtu sipas Berishes, Ministrite e Jashtme dhe te Brendshme te dy vendeve do te angazhohen qe te nenshkruajne te gjitha marreveshjet e nevojshme per ripranimin, ne menyre qe te heqim sa me shpejt vizat per qytetaret e dy vendeve tona. Ceshtja e liberalizimit te vizave dhe hapjes se ambasadave ne te dy vendet u theksua edhe nga kryeministri boshnjak Nikola Spiric. "Do te dukej e pavend, qe ne kerkojme te kemi liberalizmin e vizave per sa i perket zones "Shengen", nderkohe qe ne ende nuk kemi liberalizuar vizat mes dy vendeve tona", deklaroi kryeministri i Bosnjes ne fjalen e tij. Po keshtu sipas tij, Shqiperia do te hape Ambasaden e saj ne Bosnje-Hercegovine dhe rekomandimi eshte qe edhe Bosnje-Hercegovine te hape Ambasaden e saj ne Tirane. Gjithashtu kryeministri boshnjak i beri nje ftese zyrtare kryeministrit Berisha per te vizituar Bosnje-Hercegovinen, duke theksuar se pas kesaj vizite do te diskutohej per arritjet konkrete mes vendeve tona. Fatjona Mejdini
Vleresimi
Kryeministri Berisha ne fjalen e tij per ceshtjen e korrupsionit theksoi se sipas raporteve te Transparency International, Shqiperia, nga grupi i 24 vendeve me korrupsionin me te larte ne bote, ka lene mbrapa 95 vende te planetit. Sipas Berishes, vete raporti thekson se qeveria eshte kampione ne reformat e saj.
Turizmi
Kreu i qeverise e konsideroi dje, si shume te rendesishem bashkepunimin turistik mes Shqiperise dhe Bosnje-Hercegovines. Sipas Berishes, Shqiperia ofron potenciale te medha turistike verore dhe Bosnje-Hercegovina eshte nje nga vende e turizmit dimeror, me te zhvilluar te rajonit.
5 Vende Jane tashme ne Karten e Adriatikut, pas pranimit se fundmi te Bosnje-Hercegovines dhe te Malit te Zi, marreveshje qe u nenshkruar ne Bruksel dhe nga ministri i Jashtem shqiptar, Basha. Nje hap ky drejt anetaresimin ne NATO te ketij vendi.