E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Rajoni, levizje e lire e mallrave dhe e njerezve"

Kryeministri Berisha priti dje, ne nje takim Hido Bishcevic, Sekretarin e Pergjithshem te Keshillit te Bashkepunimit Rajonal. Ne kete takim kryeministri Berisha u shpreh se eshte e rendesishme qe vendet e Evropes Juglindore te vijojne thellimin e bashkepunimit, ne vecanti me projekte konkrete ne fusha te rendesishme si ajo e energjise, infrastrukturave te medha rajonale dhe evropiane, te cilat do te konsolidojne funksionimin e tregut te lire te ketyre vendeve, si dhe do te forcojne integrimin e tyre. Ne kete kontekst sipas Berishes, eshte e rendesishme te bejme cdo perpjekje per liberalizimin e plote te levizjes se lire te qytetareve, mallrave e sherbimeve ne rajonin tone. Po dje Hido Bishcevic, zhvilloi nje takim edhe me ministrin e Jashtem shqiptar, Lulezim Basha.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›