KLSH: Ministria e Punës, 9.2 milionë lekë abuzime

Kryeministri, Sali Berisha dhe ministri i Punës, Spiro Ksera
Kontrolli i Lartë i Shtetit, pas auditimit të kryer në shtatë dikastere lidhur me përdorimin e shpenzimeve për ngjarjet kulturore dhe festat, ka rezultuar se Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, i ka shkaktuar buxhetit të shteti një dëm ekonomik me vlerë 9.2 milionë lekë.
Abuzimi kanë të bëjnë me katër aktivitete të drejtuara dhe organizuara nga ministra e udhëhequr nga Spiro Ksera. Nga kontrolli rezulton se shumë prej 9.2 milionë lekë të reja është përfituar nga një subjekt privat lidhur me festën e 1 Majit të vitit 2010-të.
Në njoftimin e KLSH-së thuhet se me gjithë insistimin e audituesve të KLSH-së, nga Komisioni dhe MPÇSSHB nuk u paraqit asnjë dokument mbi negociatat e kryera dhe dokumentacionin e kryerjes së këtij eventi. /F.S/