E Hënë, 2 Nëntor 2026

Patozi: PS bojkot zgjedhjeve te pjesshme nga frika

Nga Partia Demokratike, Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së Astrit Patozi tha se “Rama bojkoton zgjedhjet e pjesshme të 15 nëntorit nga frika e përballjes me Partinë Demokratike”. 

TIRANË-Pas vendimit të mbrëmshëm të Kryesisë së Partisë Socialiste për të bojkotuar zgjedhjet e pjesshme të 15 nëntorit, ka ardhur reagimi nga Partia Demokratike nëpërmjet Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD-së Astrit Patozi. Patozi në një prononcim për mediat tha se “Rama bojkoton zgjedhjet e pjesshme të 15 nëntorit nga frika e përballjes me Partinë Demokratike”.
Sipas Patozit, Partia Socialiste i ka humbur të gjitha sfidat elektorale me Partinë Demokratike, që në kohën kur në krye të saj është Edi Rama.
Zgjedhjet e pjesshme në disa njësi vendore në vend zhvillohen më 15 nëntor pas zgjedhjeve elektorale të 28 qershorit, kur krerët e këtyre njësive fituan mandatin e deputetit.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›