E Shtunë, 31 Tetor 2026

I jepet pas vdekjes titulli “Qytetar nderi” Pal Nikoll Markut

14/10/2009  Nga Këshilli Bashkiak për kontribut në sinoptikën shqiptare

FIER- Këshilli Bashkiak i Patosit i ka dhënë dje titullin e lartë “Qytetar nderi” (pas vdekjes) intelektualit të shquar Pal Nikoll Markut. Propozimi ka ardhur nga kreu i Bashkisë Patos, Bardhi Meli, mbështetur unanimisht këtë kërkesë nga këshilltarë të të gjitha forcave politike si dhe organizatave joqeveritare që ushtrojnë veprimtarinë në qytetin naftëtar. Motivacioni për dhënien e këtij titulli të lartë ka qenë për merita të veçanta në përmasa kombëtare të sinoptikës shqiptare për kërkimet e tij shkencore në Institutin e Kërkimeve, autor i disa librave për klimatologjinë dhe meteorologjinë shqiptare, themelues i bibliotekës shkencore të naftës në Kuçovë dhe organizator metodik dhe didaktik në bibliotekën e Patosit, bashkautor i shumë dokumenteve sesioneve shkencore dhe artistike promovuar në Fier ose dhe më gjerë. Vendimi ka qenë unanim çka tregonte respektin e madh për këtë figurë poliedrike ndarë nga jeta pak ditë më parë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›