E vërteta e Vjenës: Rama, arrogant me auditorin, Ceka gënjen për veshin
Tiranë- Incidenti i Veshti të diplomatit Egin Ceka është bërë sa një komedi, po aq edhe një problem politik në Tiranë.
E madje një komision parlamentar është ngritur për të hetuar këtë incident. Por cfarë ka ndodhur realisht ne Vjenë? Përtej versioneve partiake dhe të protagonistëve të veshit, një pjesëmarrëse në këtë takim, Melodi Martina, na shkruan duke sjell një version që sipas saj është reali dhe mendimi i pjesës dërrmuese të atyre që kanë qenë në këtë takim.
Nëse do ta përmblidhnim me dy rreshta rrëfimin e zonjës Martina, Rama ishte treguar një arrogant e prepotent me auditorin duke shokuar austriakët me sjelljen dhe ato që thoshte. Ndësa diplomati Ceka, një gënjeshtar i ulët që ose sajoi një gjë që nuk ndodhi ose në rastin më të mirë, zmadhoi një gjë fare banale, me shpresën se do të prodhonte një incident diplomatik.
Përmes një letre drejtuar redaksisë së gazetës IDEA, zonja Martina, na lutet ta publikojmë artikullin e saj pa shkurtime dhe ne po e publikojmë si të parin rrëfim të paanshëm që ka mbërritur në median shqiptare deri tani mbi këtë incident.
Nga Melody Martina Laska- E vërteta e incidentit në Vjenë
Pas shumë polemikave, gënjeshtrave, montimesh dhe akuzash të renda kemi vendosur të tregojme të verteten mbi këtë takim, që t’i hedhim poshtë gënjeshtrat në qarkullim për këtë çështje. Për ta bërë këtë në radhë të parë do tregojmë për takimin me Edi Ramën dhe pastaj edhe për incidentin e përfolur. Ne mendojmë se përmbajtja dhe mbarëvajtja e takimit ne vendndodhjen Vjene me teme Shqipëria konstruktojmë të ardhmen jane me te rendesishme se perralla veshesh, shpullash apo debate krejt te parendesishme qe jane pjese e te perditshmes Shqipertare si rrafje, fyerje me-dhe-deri-tek-pragu apo konkurse kush-e-ben shu**en me larg te politikaneve tone mes njeri-tjetrit.
1. Takimi me Edi Ramen
Takimi me Edi Ramen nuk ishte i shkelqyer, ashtu sic supozon organizatori, perkundrazi. Ai ngjante me shume me nje kabare ose emision humoristik se sa ne nje takim serioz te nivelit sic ishte bere ftesa. Te pranishmit ishin ftuar te marrin pjese ne nje dialog-forum mes sekretarit te shtetit ne ministrine e financave te Austrise dhe Edi Rames. Tema duhet te ishte Shqiperia dhe e ardhmja e saj. Por takimi u shnderrua ne nje fushate elektorale pikerisht te nivelit sic e njohim ne Shqiperi. Sekretari i shtetit u largua qe ne fillim, pasi sic tha vete ai duhet te merrete pjese ne festen jubilare te governatorit te Vjenes. Governatori eshte socialist dhe i dergoji te fala Rames ne emer te gjithe partise se tij. Keshtu qe Rama e mori fjalen dhe kaloj direkt ne nje dialog me publikun, te cilet ndoshta fatkeqsisht, kishin tashme shume kohe ne dispozicion per te bere pyetje rreth personit te tij, partise se tij, Shqiperise, te ardhmes, te kaluares etj. etj. Zoti Rama u tregua absolutisht i papergatitur, arrogant dhe injorant deri ne kulm ne relacion me publikun. Vlen per tu permendur se ne takim kishte nje pjesemarrje te larte te miqve Austriake te cilet kishin ardhur per te marre pjese ne kete prezantim te Shqiperise dhe theks se si ne mendojme te konstruktojme te ardhmen tone.
Njera nga pytjet ishte nga nje qytetar nga Vlora, i cili u prezantua si i tille dhe thoshte qe do kishte nje pyetje te komplikuar, e cila ishte shume e thjesht. Ai donte ta dinte se cfare e ben me te mire Edi Ramen se Sali Berishen, ne aspektin politik. Pergjigjja e Edi Rames ishte e papranueshme. Ai ju drejtua qytetarit me si mos te kesh pyetje te komplikuar kur vjen nga Vlora. Rama filloi te fliste pa plan, pa mesazh dhe pa pergjigjje te sakte te pytjes, gje kjo qe e acaroi qytetarin i cili u kthye me nuk mu pergjigjet pytjes. Edi Rama skishte per te thene tjeter pervec se per mua pyetja mbaroj, kaq, vazhdojme. Kulminante ishte edhe pyetje e nje qytetari te moshuar, i cili, ndoshta shume pa vend dhe ne menyre shume provokative e solli pyetjen se a do te hapen dosjet e shperbimeve sekrete. Zoti Rama akoma pa e degjuar pytjen ju drejtua qytetarit me mos e be pyetjen hic, ke qene edhe heren e fundit dhe e di se cfare eshte pyetja. Situata ne kete moment u tensionua perseri. Erdhen edhe pyetje tjera, nje nga te cilat me la pershtypje. Nje qytetare Kosovare donte ta dinte pse zoti Tadic ka qene i pranishem ne zyrtarizimin e koalicionit me LSI. Zoti Rama tha seshte gje ajo pune, sepse edhe ish-komandanti i UCKs po ben marrveshje me pasardhesit e Milloshevicit dhe ne takimin ne Vlore dhe Budva merrnin pjese socialiste jo vetem nga rajoni po edhe nga Franca dhe Italia dhe vazhdoj me …edhe Tadic eshte thjesht nje socialist, eeeh me falni eshte demokrat…. Pergjigjet arrogante te Rames skishin fund. Edhe pytjes se nje te pranishmi se cfare mendon per skepticizmin e austriakeve ndaj zmadhimit te Europes, Rama ju kthye me austriaket sjane problem i imi ose pyetjes tjeter se cfare do beje per permiresimin e kushteve te punes dhe rolin e ardhshem te sindikatave Rama me te vertete tha shyqyr qe ne skemi sindikata , jemi rehat. Nje anekdote me shume bad-taste rreth problemeve ne sistemin arsimor, vecanerisht te universiteteve private, e shtoi tensionin deri ne maksimum dhe i neveriti te gjithe te pranishmit. Rama tregoi se shpesh merr taksi ne Tirane per tu informuar rreth ndodhive, sepse taksistet i dine te gjitha. Si duket taksisti i fundit paska qelluar me Master ne Juridik dhe me plane per doktorature. Rama prentendonte se e kishte pyetur se si mundet te punoje dhe te shkollohet, dhe taksisti i paska thene se une nuk mesoj, une vetem i shetis femijet e pronareve andej e kendej dhe dal per shopping me grate e tyre, dhe shkolla vazhdon. Vertet anekdota ishte idiote, ishte vertet shume e rende dhe pa vend per nje takim te atij niveli.
Shume here u duk e iirituar edhe vete perkthyesja, e cila shume here i permblodhi fjalet e tij per te mos ta zgjatur ashtu sic bente Rama: pergjigje pa ndonje plan ose mesazh. Perkthyesja u duk se ishte e irituar edhe me anekdoten e tij dhe nuk filloi te perktheje. Rama ju drejtua dhe i tha …po po trego, nuk po kupton?…, dhe ajo ju kthye me po po kuptova, vetem mendova nese e ke vertet seriozisht. Ne perkthim shume gjera ne gjuhen gjermane i relativoi, si per shembull ne rastin konkret kur Rama tha se Berisha do te drejten e votes per emigrantet, sepse ambasadat do vjedhin perkthyesja e perktheu qe duhet te kemi kujdes qe qe te mos ndodhin keqperdorime nga askush.
Kishte edhe momente kur Rama solli edhe debat konstruktiv ku ishte i perqendruar ne pyetjet qe ju bene dhe tha qarte se cfare kishte per te thene, por ne pergjithesi me sjelljet e tij ai vertet e teproi dhe i acaroi shume te pranishmit. Shpesh fjalet e tij ishin nenvleresuese dhe seksiste (e ndali fjalimin sepse si duket kishte pare nje shoqe te vjeter, qe sipas tij akoma dukej e re si atehere). Ishte komplet i papergatitur, dhe nuk pranoj qe te behet debat per ate qe kishte per tu bere. Ai e beri edhe idene e Berishes per te drejten e votes per 16 vjecaret te keqe, duke harruar qe ne Austri pikerisht ajo e drejte egziston dhe funksionon.
Debati per KQZ-në, qe ishte shume ne rregull, deri ne piken kur njeri nga te pranishmit pyeti se si ti besohet atij institutiocioni ne te ardhmen dhe Rama u pergjigjj me nese do beso, nese s´do mos beso, kaq. Ideja e tij per te zvogeluar problemet e papunesise, arsimit, te pronave etj. ishin shume ne rregull.
Por fajin e kishte edhe publiku. Shume pjesemarres kishin ardhur enkas me qellime provokative, per te sjelle pyetje te sikletshme dhe pyetje qe jane insider te shqipetarve, dhe qe austriaket nuk i kuptuan aspak. Austriaket nuk kuptuan shume, dhe ate cfare kuptuan nuk e kapen