Berisha: Topi në xhepin e Ramës. Topi: Berisha ka 10 vjet që spekulon
29/07/2011 Ndryshimet kushtetuese, përplasje mes Presidentit dhe Kryeministrit
Presidenti Topi dhe Kryeministri Berisha janë përplasur dje në distancë ku kanë shkëmbyer akuza ndaj njëri-tjetrit. Në konferencën e djeshme të shtypit në lidhje me ngjarjet në Veri të Kosovës Kryeministri Berisha, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me ndryshimet në Kushtetutë, sulmoi kreun e shtetit duke deklaruar se “Presidenti ishte në xhepin e Ramës dhe këtë e faktoi me votën e tij në zgjedhjet e 8 majit”. Por dy orë më vonë ka ardhur dhe reagimi i Topit, i cili me anë të një deklarate të shpërndarë nga zyra e shtypit e Presidencës iu përgjigj Berishës duke e cilësuar si “të padenjë dhe denigrues” sulmin ndaj tij. Por nuk është mjaftuar me kaq, Presidenti ka shkuar dhe më tej në reagimin e tij, duke e quajtur sulmin ndaj tij “pjesë e lojës me të njëjtët aktorë prej një dekade, ku Presidenti ka refuzuar të marrë pjesë”. Komentet e djeshme politike të bëra nga Kryeministri Berisha në konferencën e shtypit në lidhje me ngjarjet në Kosovë, ku u ndal edhe mbi pozicionin kushtetues të Presidentit të Republikës, kanë sjellë reagimin e këtij të fundit. “Presidenti i Republikës Bamir Topi ka qenë, është dhe do të jetë tërësisht në funksionin e tij kushtetues, jashtë çdo ndikimi dhe angazhimi direkt apo indirekt të partive politike. Çdo përpjekje apo aludim tjetër që tenton ta pozicionojë politikisht Presidentin, është e gabuar, spekulative dhe e pamoralshme”, - thuhet në deklaratën e Topit. Duke iu referuar dhe komenteve ndaj tij gjatë muajve të kaluar, ku Presidenti ka qenë objekt i sulmeve politike, për Topin “të tilla akuza janë të padenja dhe denigruese”. Topi në lidhje me votën e tij të bërë publike nga mediet thekson se ai është një skenar i përgatitur qëllimisht. “Individë e institucione politike që kanë detyrë të zbatojnë Kushtetutën dhe ligjet, në mënyrë sistematike ia lejojnë vetes të krijojnë situata të paqena, të shpikin vota dhe kundërshtarë politikë, të krijojnë tension artificial midis qytetarëve dhe institucionit të kreut të shtetit. Presidenti Topi ka refuzuar dhe refuzon të bëhet pjesë e këtij debati shterpë e të inskenuar”, - thekson Topi në përgjigjen e tij ndaj akuzave të bëra nga Kryeministri Berisha.
Qëndrimi i Topit
“Çdo tentativë për interpretimin e votës nuk lidhet me atë mënyrë votimi, por me përgjegjësinë ekskluzive të administrimit partiak të votave si dhe me skenarët e parapërgatitur nga autorë të këtyre inskenimeve. Për këtë qëllim përmes apeleve publike, takimeve dhe korrespondencës zyrtare me institucionet politike e kushtetuese Presidenti ka nxitur aktorët politikë të reflektojnë përgjegjshmëri dhe vullnet politik për zgjidhjen e krizave dhe situatave penalizuese për qytetarët dhe vendin”, - thekson Topi në përgjigjen e tij ndaj akuzave të bëra nga Kryeministri Berisha.
Deklarata e Berishës
Berisha deklaroi dje se Presidenti deri tani ka qenë në krah të Ramës dhe këtë e vërtetoi me votën e hedhur më 8 maj. Ndaj PS-ja nuk mund të kërkojë ndryshime kushtetuese. “Zoti Rama e pati Presidentin, votoi Presidenti për të, u faktua me votë, dua të theksoj se nuk janë të paktë ata që më thonë: “A ndihesh i tradhtuar?” Absolutisht aspak, sepse të jeni të bindur se thelbi i përpjekjeve të jetës sime ka qenë që njerëzit të votojnë të lirë. Tani të kërkosh ndryshime kushtetuese sepse duhet ta futësh presidentin në gjysmë xhepi, ndërkohë që e ke plotësisht në xhep dhe nuk të dha asgjë, më thuaj ti mua: sa racionale është kjo?” - nënvizoi dje Berisha.
Konferenca për shtyp
Berisha: Oferta ime për opozitën është respektimi i Kushtetutës
Kryeministri Berisha i është përgjigjur dje interesimit të gazetarëve për çështje të ndryshme të zhvillimeve në vend. Në lidhje me gatishmërinë e mazhorancës për ndonjë propozim të mundshëm nga selia rozë mbi ndryshimet në kushtetutë si kusht për mbarëvajtjen e dialogut politik në Kuvend Berisha u përgjigj: “Ajo që unë do t’i këshilloja është që të merren me statusin e Partisë Socialiste, meqenëse kanë vendosur të konsumojnë muajin gusht me problematika. Pra, unë mendoj se do të ishte ndihma më e madhe që këta zotërinj mund t’i japin partisë së tyre. Kjo ishte përgjigjja ime për këtë proces për të cilin ju pyetët.” Ndërsa në lidhje me mbledhjen e së shtunës të Këshillit Kombëtar të PD-së, duke pasur parasysh se nuk janë zgjedhur ende strukturat e saj të rëndësishme, si postet e nënkryetarëve dhe sekretari i përgjithshëm, i pyetur se pse është shtyrë kjo zgjedhje, kryetari i PD-së u përgjigj: “Sapo të mbyllen përfundimisht këto zgjedhje, që është data 30, në mos gaboj, dhe sapo të rikthehen edhe njerëzit me pushime, do të mblidhet kryesia, do të mblidhet sërish Këshilli Kombëtar dhe do të procedohet me të gjitha zgjedhjet e strukturave. Debate ka dhe duhet të ketë, është normale”, - tha Berisha. Ndërsa i pyetur në lidhje me ofertat që PD-ja do t’i bëjë PS-së, a përfshihet në këto dhe posti i Presidentit, Berisha theksoi se “zoti Rama e pati Presidentin me mish e me shpirt, sepse ai që të jep votën të jep shpirtin e tij politik, ai firmos për ty me vullnetin e tij politik. Dhe çfarë i solli kjo? 140 mijë vota më pak në rang vendi, 10 999 vota më pak në Tiranë. Sepse, në fund të fundit, në një vend të lirë secili ka vetëm një votë. Zoti Rama e ka të vështirë të nxjerrë mësime. Këta që pendohen bëjnë mirë që pendohen, po kur të takon shumë herë të pendohesh, kthehesh në pendesë. Duhet ta kuptojmë këtë”, - përfundoi konferencën e tij Berisha.