E Shtunë, 31 Tetor 2026

Malaj ne Durres. Prezanton platformen e re te PS-se

Partia socialiste nuk duhet të drejtohet nga një kryetar me dy mandate.Kështu është shprehur në prezantimin e platformës së demokratizimit të PS deputeti Arben Malaj në takimin me simpatizantët në Durrës duke shtuar se e majta nuk duhet të bojkotojë seancat parlamentare, pasi pikërisht aty duhet të  përqëndrohet lufta politike.

“Misioni i opozitës është të ndalë keqqeverisjen e vendit me një aktivitet të qartë parlamentar dhe pse jo në rastet kur është e domosdoshme jo të organizojë protesta paqësore, por të ndërgjegjësojë gjithnjë e më shumë të gjithë qytetarët për kostot e keqqeverisjes së vendit dhe të jetë mbështetëse publike në parlament dhe në protesta për atë që vetë qytetarët ndjejnë në përkeqësimin e gjendjes së tyre të përditshme”- tha Malaj.

Malaj më tej ka kritikuar edhe praktikat e emërimeve dhe zëvendësimeve të fundit në partinë më të madhe opozitare. Sipas tij  këto zëvendësime duhet të kenë në bazë meritokracinë pasi Partia Socialiste ka kapacitete, profesionale dhe politike.

Ndërsa përsa i përket liderve të dy partive më të mëdha në vend Berisha dhe Rama, Malaj vlerësoi se “në planin politik modeli i individëve me pushtet të jashtëzakonshëm dhe të fortë  dëmton jo vetëm qeverisjen, por në radhë të parë qyetarin.

Aleks Kalemasi            

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›