Meta kunder Mos prekni Kushtetuten
Socialistët nuk janë në gjendje të vendosin kushte sipas kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Në një aanalizë të zgjedhjeve të 8 majit në Komitetin Drejtues Kombëtar të partisë që drejton, Meta theksoi se ndryshimet kushtetuese nuk mund te jenë detyrim për të bërë reformën zgjedhore, siç pretendon PS.
“Duhet të tregojnë vullnetin e tyre për ta nisur që tani reformën zgjedhore dhe pa asnje kusht. Reforma zgjedhore nuk mund të kushtëzohet me ndryshime kushtetuese apo ndryshime të tjera”- tha Meta.
Si një ndër kundërshtarët më të fortë të ndryshimeve në kushtetutë në 21 prill 2008, Meta deklaroi se gabimi i 3 viteve më parë nuk duhet përsëritur.
“Është pozitiv fakti që pranohet sot edhe nga autorët e këtyre ndryshimeve të natës së errët të 20 e ca prillit që ishin të gabuara, por kjo nuk do të thotë që të gabojmë përsëri me ndryshime të nxituara dhe të gabuara”- tha Meta.
Shefi i LSI-së e quajti rezulatatin e 8 majit si më transparentin e të gjitha zgjedhjeve në vend, ndërsa ftoi opozitën të mos pengojë më tutje reformat dhe ligjet që kërkojnë në kuvend votën e tyre.