Zyrtare te paster Ne dy vjet asnje rast korrupsioni

Trafiku I narkotikëve, marrja e pasurisë me armë dhe trafiku I femrave për prostitucion, zenë numurin më të shumtë të krimeve të rënda që kanë ndodhur në vend, që prej vitit 2007. Trafiku ndërkombetar i drogës zë gati gjysmën e çështjeve penale që ka marrë në shqyrtim Gjykata e Krimeve të Renda në Tiranë që prej vitit 2007. Janë 238 çështje penale në fushën e trafikut të drogës të gjykuar në këtë gjykatë, ku nr total I çështjeve për këtë periudhë është 589 çështje.
Pas trafikut të narkotikëve,të dytët për nga numri që zenë janë rastet e marrjes së pasurisë me armë, me 77 çështje penale dhe me pas renditet krimi I trafikimit të femrave për prostitucion me 71 raste të gjykuara. Qe prej vitit 2007 e deri tani 49 persona janë vrarë për shkak të detyrës së tyre dhe janë shënuar 41 raste të trafikimit të armëve dhe municionit luftarak. Viti 2008, ka patur edhe fluskin më të madh të krimeve të rënda me të cilat u përball drejtësia, pasi në 145 çështje,autorët e krimeve u përballën me drejtësinë.Ndërsa viti 2009, shënon edhe goditjen më të madhe që ka marrë trafiku i narkotikëve, me 67 raste procedimi. Po ajo që konstatohet ëshët se në 2 vitet e fundit, nuk ka patur asnjë rast të kryerjes së veprave terroriste dhe pastrimit të produkteve të krimit, falsifikimit të dokumentave dhe korrupsionit të ushtruar nga funksionarë të lartë shtetërorë dhe të zgjedhurit vendorë. Rasti i fundit kur është konstatuar ky krim ka qenë viti 2009.
Deri në këtë vit kishte 3 çështje të gjykuara korrupsioni aktiv. Por ajo që konstatohet në 6 muajt e parë të 2011-ës,janë vrasjet me dashje, që përbëjnë 8 çështje,që do të thotë 1 rast më shumë se viti 2008, ose 3 raste më pak se një vit më parë. Tendencë në rritje ka edhe gjykimi I autorëve për marrjen e pasurisë me dhunë. Aktualisht jane 73 çështje që po gjykohen nga trupa gjyqësore e gjykatës së krimeve të rënda në Tiranë.
Denada Shkodrani Azhornuar së fundi ( e premte , 29 korrik 2011 )