E Shtunë, 31 Tetor 2026

Frika nga demontimi. Banoret e Terpanit tek prefekti

Rreziku që vjen nga shpërthimi i municioneve në fshatrat e  komunës Tërpan të rrethit të Beratit ka bërë që ankesat e banorëve të mbërrijnë në institucionin e prefektit të qarkut duke paralajmëruar bllokimin e proçesit të demontimit në rast të mosndërhyrjes. Banorët e fshatrave të komunës Tërpan prej shtatë muajsh jetojnë me frikën e shpërthimeve të cilat kanë shkaktuar mjaft dëme në banesat e tyre dhe në prodhimet bujqësore.
Prefekti i qarkut Bujar Hoxha iu ka premtuar banorëve ushtrimin e të gjithë kompetencave të tij përminimizimin e dëmtimit të pronës së tyre si pasojë e shpërthimeve për demontimin e armëve.

“Të rregulloj marrëdhënien e cila nuk duhet të vazhdojë në këtë mënyrë dhe e dyta të bëjmë gjithë kompensimin që iu ka shkaktuar demontimi I armëve”- tha Hoxha.

Pak ditë më parë banorët e fshatit trepan protestuan duke tentuar të pengonin kamionët e ushtrisë të kalonin nëpër fshatin e tyre dhe duke debatuar me ushtarakëtqë drejtojnë procesin e demontimit.

Olgera Muka     

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›