Kapet i dyshuari për vjedhjen e një dyqani celularësh në Këlcyrë

Përmet, 29 janar, NOA Forcat e policisë së
Përmetit kanë mundur të kapin në flagrancë një person i cili dyshohet se ka
vjedhur me thyerje një dyqan celularësh. Lajmi i konfirmuar zyrtarisht për agjencinë e
Lajmeve NOA, saktëson se i ndaluari quhet Artan Teka, 30-vjeç, lindur dhe banues në
fshatin Brezhdan të Përmetit. Kapja dhe ndalimi i i tij u bë pasi para tre
ditësh në qytetin e Këlcyrës gjatë orëve të natës është vjedhur me thyerje, duke hapur çatinë dhe shqyer
tavanin, dyqani i celularëve në pronësi të personit me iniciale D.R, nduke
vjedhur 8 aparate telefona celularë, 40 karta rimbushëse të kompanive celulare
Vodafon dhe AMC, 5 karta Smart dhe 7 karta abonimi të Digitalb.
Nga informacionet e marra në rrugë u bë e
mundur zbardhja e kësaj ngjarje duke siguruar provat ligjore se autori i
vjedhjes së këtij dyqani ishte personi i lartpërmendur.
Për këtë, ai u shpall në kërkim nga ana e
policisë dhe u mundësua kapja e tij ndërsa ishte fshehur në një banesë tjetër në fshat
tek një i afërm i tij.
Në përfundim të veprimeve të para
proceduriale materialet i kaluan prokurorisë
për veprime të mëtejshme mbi veprën penale të Vjedhjes, parashikuar nga neni
134 i Kodit Penal.
n.e/NOA