Grabisnin çanta grash në rrugë, arrestohen

Tiranë, 29 janar, NOA Katër persona janë
ndaluar nga forcat e policisë së Tiranës, pasi dyshohet të jenë autorë në bashkëpunim
të grabitjeve për çantat e disa grave në rrugët e kryeqytetit.
Lajmi i konfirmuar zyrtarisht për agjencinë e Lajmeve NOA
saktëson se të ndaluarit Franc Çuedari, 19 vjeç, lindur e banues në
Allias, i dënuar edhe më parë për vjedhje me 6 muaj burg; Bledi Larti, 19 vjec,
lindur në Korçë dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje me 10 muaj
burg; R.H, 17 vjeç, lindur në Kukës e banues në Tiranë, i dënuar më parë për
vjedhje dhe personi tjetër me inicialet A.D, 24 vjeç, me banim në Tiranë që do
ndiqet në hetim të lirë.
Këto shtetas, dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë realizuar
vjedhjen në 13 janar 2010, në rrugën Ali Visha të çantës së dorës së një
gruaje, duke i marrë sende personale dhe një aparat celular të markës Samsung.
Ndërsa në datën 7 janar në rrugën Budi, i
kanë vjedhur çantën e dorës një gruaje tjetër duke i marrë prej saj një shumë
prej 4000 lekë dhe disa sende personale.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua
mjeti motor me të cilin dyshohet se kanë kryer vjedhjet e lartpërmendura,
ndërsa vazhdon puna për dokumentimin e të tjera vjedhjeve të realizuara nga këta
persona.
Ndërkohë që materialet në ngarkim të tyre do ti
kalojnë prokurorisë së Tiranës për vepren penale të Vjedhjes në bashkëpunim,
parashikuar nga nenet 134/2 dhe 25 të Kodit Penal.
n.e/NOA