Berisha: Topi të konsultojë emrat
Pavarësisht nismës së presidentit Topi për të ngritur një grup pune për përcaktimin e kritereve dhe jo të emrave për anëtarët e Gjykatës së Lartë, kryeministri Berisha nuk tërhiqet nga qëndrimi i tij.
ADI SHKEMBI
Duke folur në konferencën e përbashkët për shtyp me homologun e tij kosovar, Hashim Thaçi, kreu i qeverisë shqiptare tha se, konsultimi i emrave në zbatim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, do ta bënte më transparent procesin. Megjithatë, kryeministri Berisha i është shmangur komenteve për deklaratat e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Withers, sipas të cilit, rrëzimi i dekreteve ishte një veprim i padenjë. “Në mënyrë të padiskutueshme, propozimet janë ekskluzivitet i Presidentit të Republikës dhe nuk gjykoj se ndonjë instancë ka të drejtë t’i dërgojë emra presidentit. Kushtetuta e Shqipërisë nuk ka parashikuar këtë formë plurale të ndërtimit të institucionit. Ka vende që e kanë, por Kushtetuta e Shqipërisë nuk parashikon këtë formë. Por Shqipëria ka një praktikë 18-vjeçare dhe, në rast se presidenti, duke ruajtur tërësisht ekskluzivitetin, do të konsultonte emrat, mendoj se kjo do ta bënte shumë më transparent procesin”, u shpreh kryeministri Berisha. Sipas tij, “Mendimi im është i qartë. Konsultimi i emrave me ata, të cilët do t’i votojnë dhe shqyrtojnë, që Kushtetuta dhe Gjykata Kushtetuese u ka dhënë të drejtën e shqyrtimit dhe meritës, nuk do të përbënte, në mënyrë absolute, asnjë cenim të ekskluzivitetit. Edhe njëherë e theksoj se, asnjë institucion apo forum nuk ka të drejtë që t’i diktojë presidentit emrat që dekreton. Kjo është jashtë çdo lloj koncepti”. Kreu i qeverisë e ka sulmuar të paktën tre herë në mbledhjet e grupit parlamentar të PD-së, presidentin Topi për procedurën që ai zgjodhi për përzgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës së Lartë. Vetëm në mbledhjen e fundit kreu i qeverisë u shpreh se, presidenti ka negociuar vetëm me liderin e PS-së, Edi Rama dhe në asnjë moment me shumicën në pushtet për këto emra. Por në raportin e komisionit të Ligjeve dërguar në Kuvend për votimin e pesë dekreteve, përmendej vetëm shkelja e anës procedurale nga ana e kreut të shtetit, që kishte të bënte pikërisht me konsultimet mes këtij të fundit dhe shumicës në pushtet të emrave. Raporti shmangte komentet individuale për pesë dekretet, duke i rrëzuar ato në bllok pikërisht për shkak të procedurës.