Errësimi i arsimit dhe turi ramian
Erion Kristo
Turi paraprak i kryetarit të opozitës nëpër Shqipëri lidhur me arsimin po i afrohet fundit. Dhe si çdo punë njerëzore që ka një fillim dhe një fund, ajo çka i vlen publikut shqiptar është rezultati i këtij harxhimi të paqtë energjish. Pra, të gjithë jemi të interesuar se cilat janë përfundimet që do të dalin nga “alternativa jo thjesht politike, por përtej së majtës dhe të djathtës”, “nxjerrja e diagnozës dhe mjekimit pas fotografimit”, “programi i ri gjithëpërfshirës që do t’i japë fund tranzicionit arsimor”, të gjitha këto pak a shumë thënie të Edi Ramës. Thënie, të cilat në vend që të zgjidhin ndonjë nga shqetësimet aktuale që kemi, shtojnë tensione dhe ngjallin ankthe të reja. Dhe këtu ka nevojë që empirizmit politik t’i bashkëngjitet edhe ndonjë gjykim që shkon përtej, jo krahëve politikë, por fotografimit, i cili edhe pse një art me vlera, në listën e arteve fisnike nuk renditet. Ky dialog, që nuk u duhet mohuar në asnjë mënyrë shqiptarëve, nuk ka pikë shfryrjeje tjetër, përveçse një beteje politike, që synon të hedhë poshtë një punë të kryer, sipas parimit të “pështymores”, tanimë të zhvleftësuar publikisht po prej kryedialoguesit. Sikur ky dialog të kishte diçka prej Sokrati, natyrshëm që do të duhej të zhvillohej në baza të tjera. Dhe baza e parë duhej të ishte një diskutim tematik. A po ndodhin sot reforma arsimore në vend? A mund të bëjmë reforma të reja në vend të reformave që po ndodhin? Pra, cilat janë ato “reformat e domosdoshme, që duhen parë pa asnjë prapavijë ideologjike dhe pa asnjë paragjykim”? Ndërsa pyetjet e dialogut arsimor po zhvillohen ndryshe, diku larg, diku përtej, duke ngatërruar nevojat dhe dëshirat me realitetet. Kjo ndodh kur vetë kryedialoguesi premton se do të ketë një vit zero në arsim, “një rrugë e re për të shkuar në një drejtim tërësisht tjetër”, pra kur do të na duhet t’ia nisim nga e para, sapo kryetari i opozitës të shndërrohet në kryetar të pozitës. Por ndryshimi i germës o, nuk do të thotë se mund të ndryshosh edhe gjithçka tjetër. Por sikur të ndodhë që ky ndryshim të mos bëhet, pra nëse zgjedhjet nuk fitohen, atëherë edhe ne nuk do të marrim atë produkt që thuhet se do të jetë më i miri në treg dhe se do të na shpëtojë nga tranzicioni. Këtë nuk e kemi të qartë, përderisa nuk kemi të qartë se me cilën pjesë të reformës arsimore i kemi punët keq.
Vërtet numri i studentëve shqiptarë është shtuar në numër, por problematika e tyre vjen nga mungesa e tregut, dhe jo nga numri. Pra, nuk e ka fajin fabrika e diplomave, por tregu i munguar. Sado të shtohet numri, që aktualisht është dyfishuar, ne përsëri jemi shumë larg parametrave evropianë. Dhe ato parametra duhet t’i arrijmë që të hyjmë në Evropë. Baza tjetër e kumtimit duhej të ishte vlerësimi për ato arritje që kemi sot, si reforma e maturës, reforma e teksteve, reforma ligjore për arsimin e lartë, reforma për kërkimin shkencor, shtimi i fondeve për kërkimin shkencor përmes projekteve evropiane, mbështetja e kapaciteteve më të shquara intelektuale, kujdesi për arsimin profesional, dhe shumë të tjera lidhur me pagat e mësimdhënësve, ndërtimin e shkollave etj., për të cilat edhe njeriu më duarlidhur mund të informohet gjerësisht. Nëse do të shtrojmë pyetjen, a ka gabime në këto reforma, mund të llogarisim shumë, por mund t’i japim edhe një përgjigje thjesht shfajësuese, se NASA (baza që hedh raketat kozmike), institucioni më llogaritës në botë, ka gabuar e dështuar shumë. Por kjo nuk do të ishte tërësisht e përligjur, nëse do të mbeteshim aty. Që të mos bëjmë retorikë boshe, arsimi dhe kultura shqiptare kanë nevojë për përbashkësi, pikërisht ajo fjalë kaq e njohur e himnit kombëtar, fjalë që ne nuk e marrim kurrë në konsideratë. Duhet hequr nga mendja ideja se mund të fillohet gjithçka nga e para. Çfarë do të ndodhë? Do bëhen shkollat nga e para? Do prishen tekstet e bëra dhe do bëhen të reja? Do krijohet një strukturë e re shkollore që nuk është ajo e Bolonjës?
Si mund të shpëtojmë nga mallkimi i kutisë së televizorit, që na është bërë si mallkimi i Tutankhamonit, kur ai që e zbuloi këtë mallkim, pra kryedialoguesi, tanimë e zotëron dhe e përdor atë si të ishte autor i saj. Si mund të përdoret e njëjta gjuhë, për të cilën vetë kryedialoguesi na ka mësuar që është gjuhë zifti. Si mund të peshkosh me dinamit në legen, për shkak të mungesës së një dashamirësie që ka të bëjë thjesht me mbajtjen e syve hapur përballë asaj çka ndodh. Është njëlloj sikur ne të gjithë të vlerësojmë kryetarin e bashkisë jo nga rrugët që i ka shtruar anembanë Tiranës, por nga gropat dhe kurrizet e panumërt që aktualisht janë në të gjitha rrugët e shtruara. Mund të silleshin fotografi pa fund të mungesës së cilësisë së rrugëve tiranase, por nuk mohohet dot se është punuar.
Shoqëria e tregut të lirë nuk ka nevojë për të gjithë njerëzit që prodhon arsimi. Kriza nuk është e diplomave, por e tregut. Sot tregu nuk kërkon më njohuri bazë, por specialitete. Ndaj, merr përparësi specializimi i studentëve, gjë për të cilën ende nuk ka nota zymtie, përkundrazi. Nëse kemi vërejtje për numrin e madh të të diplomuarve, numri i të specializuarve ende nuk është kaq i madh sa duhet. Por turi i kryebashkiakut ka marrë shumë turr, dhe në vend që të na ushqejë me mjaltë, po përpiqet të na ushqejë me uthull. Se ku ka përfunduar jeta e shqiptarëve, kjo është e qartë për të gjithë. Edhe arsimi hyn brenda kësaj bjerrjeje, por më tepër ka pësuar se sa ka qenë autor i saj. Nuk është në krizë aftësia mësimdhënëse, por aftësia për të nxënë e brezave. Nuk e ka çoroditur shkolla nxënësin shqiptar, por realiteti i dhimbshëm, mercedesët e kushtueshëm, vilat luksoze të njerëzve të regjistruar si të papunë. Radhët kilometrike të të papunëve nuk i ka krijuar arsimimi, por mosarsimimi. Ndaj, tezat duhen riformuluar brenda një filozofie drite, por së cilës i duhen ustallarë të tjerë. Vlerësimi i pandehmës nuk mund të jetë më i vyer se sa vlerësimi i faktit. Me fut e bjerr, do të mbetemi përjetësisht në terr.