“Jemi një komb, por dy shtete të pavarura”
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, viziton për herë të parë Shqipërinë në cilësinë e kryeministrit të shtetit më të ri në botë.
adi shkembi
Kreu i qeverisë së vendit fqinj ka zhvilluar fillimisht një takim me kryeministrin Berisha, më pas ka mbajtur një fjalim përshëndetës në Parlament ku u takua edhe me kryeparlamentaren Topalli dhe gjatë mesditës është takuar me kreun e shtetit, Bamir Topi. Në konferencën e përbashkët për shtyp, pas interesimit të mediave, dy kryeministrat kanë rrëzuar çdo mundësi që Kosova dhe Shqipëria të bashkohen në një shtet në të ardhmen. “Duhet të bëjmë dallimin mes identitetit shtetëror dhe atij kombëtar. Kosova dhe Shqipëria janë dy shtete të pavarura, por si shqiptar jemi një komb, kemi një gjuhë, një kulturë. Kosova po formësohet si shtet në kuptimin e plotë, edhe me simbolet e saj, të cilat i ka përshëndetur e mirëpritur populli i Kosovës. Në Kosovë po ndërtojmë shtet të pavarur, por edhe shoqëri shumë etnike”, u shpreh kreu i qeverisë kosovare, Hashim Thaçi. Ndërsa sipas kryeministrit Berisha, pavarësia e Kosovës heq çdo mundësi për bashkimin e dy vendeve. “Lidhur me bashkimin mes dy shteteve shqiptare, Shqipërisë dhe Kosovës, mendoj se kësaj pyetjeje i ka dhënë përgjigje përfundimtare pavarësia e Kosovës. Në bindjen time më të thellë, pavarësia e Kosovës ka qenë dhe është projekti më i besuar, më madhor, projekti për të cilin dhe rreth të cilit, qytetarët e Kosovës ndërtuan rezistencën më legjendare të kohërave moderne, sepse, ashtu siç e theksova, pavarësia e Kosovës është një kryevepër e qëndresës”, theksoi kryeministri Berisha. Ndërkohë, himni dhe simbolet e Kosovës, nuk ngelën pa u komentuar në konferencën e përbashkët për shtyp. Kryeministri Berisha u shpreh se, “përsa i përket himnit të Kosovës, ai m’u duk si vëlla siamez i himnit kombëtar, melodioz dhe i mrekullueshëm. E dëgjova me aq dashuri dhe respekt, sa nuk e përshkruaj dot”. Ndërsa sipas kreut të qeverisë kosovare, vendosja e simboleve të këtij vendi në krah të atyre shqiptare, tashmë janë realizuar ëndrrat e kosovarëve për pavarësinë e Kosovës. “Ndihem tepër krenar që sot, së bashku me kryeministrin Berisha, na u krijua apo krijuam mundësinë që të dy vendet tona të jenë të pavarura. Ëndrrat tona u realizuan, në kuptimin e ndërtimit të shtetit të pavarur, sovran dhe demokratik të Kosovës”, theksoi Thaçi.
Thaçi në Kuvend, mungon Kokosis
Në seancën e djeshme parlamentare, ku ishte i ftuar edhe kryeministri Hashim Thaçi, kanë qenë të pranishëm pjesa më e madhe e ambasadorëve të akredituar në Tiranë. Kështu pjesëmarrës ishin ambasadorët apo titullarët e ambasadave të vendeve të rëndësishme si SHBA-së, Britanisë së Madhe, Francës, Italisë etj. Kjo duke nënkuptuar dhe për pritjen e parë të kreut të qeverisë të një shteti të pavarur si Kosova. Në lozhet e Parlamentit ka rënë në sy mungesa e titullarëve të lartë të ambasadës greke, ruse dhe serbe, vende këto që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës. Rusia dhe Serbia janë shpallur publikisht kundër krijimit të shtetit të ri kosovar. Sipas burimeve pranë Kuvendit, ftesa për këtë pritje të Kuvendit për kryeministrin Thaçi i ka shkuar të gjithë ambasadave të akredituara në Tiranë, si dhe drejtuesve të institucioneve ndërkombëtare.
Thaçi nuk inauguron ambasadën e Kosovës
Problemet e pronësisë së truallit mbi të cilin është vendosur godina e dhuruar nga qeveria shqiptare për ambasadë të Republikës së Kosovës, duket kanë bërë që krerët e shtetit më të ri në Evropë të tërhiqen. Vetë kryeministri Thaçi, i pyetur në konferencën për shtyp për këtë problem, i devijoi përgjigjes së drejtpërdrejtë. Kështu, së pari mospërfshirja në axhendë e inaugurimit dhe së dyti, devijimi nga pyetja e gazetarit, nënkuptojnë se krerët e shtetit të ri të Kosovës janë më të ndjeshëm përsa u përket çështjeve të pronësisë private. Në fakt pronat e truallit mbi të cilin vendoset godina e bërë gati për inaugurim kanë sensibilizuar opinionin në Shqipëri dhe Kosovë, për padrejtësinë e shtetit shqiptar me pronën e tyre. Madje, të njëjtët me anë të një letre të hapur, vetëm dy ditë më parë, duke premtuar se nuk do të protestonin gjatë inaugurimit të ambasadës, sollën në vëmendje të opinionit në të dy shtetet shqipfolëse se dhurimi i kësaj prone private është i jashtëligjshëm.