E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hakerat serbë sulmojnë faqen e Presidencës së Kosovës

Hakerët serb kanë sulmuar të dielën në mesnatë faqen zyrtare në internet të Presidencës së Kosovës ku kanë shkruar se“Kosova është pjesë e Serbisë“.Në krye të faqes janë vendosur simbole të shtetit serb dhe mbishkrimi “Kosova është Serbi”,thuhet në një njoftim të lëshuar nga Presidenca, e cila konfirmon se po punohet për të analizuar formën e kryerjes së sulmit si për ta rikthyer faqen e Presidentit në gjendjen e mëparshme. Kjo nuk është hera e parë që hakerat serbë sulmojnë faqet e institucioneve të Kosovsë.Sulme të ngjashme ndaj disa ministrive kanë ndodhur edhe në kohën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

ALSAT < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›