Kushner: Kosova dhe Serbia duhet të jenë bashkë në BE

Kosova dhe Serbia do të jenë në Bashkimin Evropian si dy shtete të pavarura dhe mike. Kështu u shprehë Ministri i Punëve të Jashtme të Francës, Bernar Kushner në një seancë solemne të Parlamentit të Kosovës duke i bërë thirrje Prishtinës dhe Beogradit zyrtar që të fillojnë një dialog për për normalizimin e marrëdhënieve.
“Nuk mund ta dijë orën dhe as datën e saktë se kur do të ndodhë, mirëpo e di që një ditë Kosova dhe Serbia do të gjenden në gjirin e Bashkimit Evropian si dy shtete të pavarura dhe mike”, tha Bernard Kouchner, Ministër i Punëve të Jashtme të Francës.
Pa një sistem të pavarur e efikas të drejtësisë dhe një administratë të zhvilluar, Kushner tha se shteti e humb kuptimin që ka. “Qytetarët duhet të kenë besim në drejtësinë e shtetit të tyre. Funksionarët e administratës duhet të jenë të pavarur nga politika. Tani duhet të krijoni një klimë besimi që qytetarëve t’u kthehet besimi”, tha Kouchner.
Shefi i diplomacisë franceze ka siguruar krerët e shtetit të Kosovës për mbështetjen e Francës: “Shpreha falënderimin e madh për Republikën e Francës, për presidentin Sarkozi, për mbështetjen që i është dhënë Kosovës edhe me rastin e njohjes së pavarësisë së vendit nga të parat, por edhe në të gjitha proceset tjera të më tejshme”, deklaroi Fatmir Sjediu, President i Kosovës.
“Ne jemi të fokusuar të ndërtojmë fqinjësi të mirë me gjitha vendet e rajonit, prandaj dhe përmbyllja e së kaluarës dhe me Serbinë është në interesin e paqes, stabilitetit, bashkëpunimit rajonal dhe perspektivës evropiane”, tha Hashim Thaçi, Kryeministër i Kosovës.
Shefi i diplomacisë franceze, ishte i qartë në mesazhet e tij si para përfaqësuesëve të popullit të Kosovës ashtu edhe para liderëve institiuciona për luftën kundrë korrupsionit dhe realizimin e privatizimit duke garantuar të drejtat punëtorëve dhe investitorëve.
Shkëlzen Osmani < I mëparshmi