E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Trojet dhe tokat, çmimi dhe taksa do ndryshohet

 “Ministritë duhet të përcaktojnënë terma realë dhe jo me mashtrime, çmimin real të tokës”

“Ka territore të tëra, me qindra e mijëra kilometra katror ku vlera nuk është as 10 euro dhe vlerësohet 150 euro”

Çmimi i referencës për tokën bujqësore dhe taksa prej 10 përqind e bazuar mbi këtë çmim do të ndryshohen. Deklarata ka ardhur nga vetë Kryeministri Berisha në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Berisha bëri të ditur se “është e domosdoshme që të rivlerësohet nga deputetët çështja e formulës së përcaktimit të çmimit të tokës. Ky problem i çmimit është bërë një ngërç shumë i madh dhe është shndërruar në një nga pengesat më serioze të zhvillimit të pronës, për shkak të falsifitetit”. Në të gjithë vendin ka një hartë çmimesh minimale të tokës dhe trojeve. Kjo hartë e çmimeve minimale për efekt të taksave, e përcaktuar nga ana e ministrisë së Financave në bashkëpunim me ministrinë e Bujqësisë dhe atë të Ekonomisë mbetet tërësishte abuzive. Çmimet minimale të referencës mbi bazën e të cilave zbatohet taksa prej 10 përqind e transferimit të pronësisë, kanë devijime të mëdha nga tregu. Kështu sipas urdhrit të ministrusë së Financave për këto pasuri, çmimet e tokave bujqësore dhe të trojeve janë të përcaktuara në nivele të njëjta brenda nj komune apo një zone të caktuar të qyteteve dhe fshatrave. Por në transaksionet që ofron tregu i lirë i tokave bujqësore dhe trojeve në të gjithë vend, vihen re diferenca të mëdha në çmimet e transaksioneve me ato të referencës që janë vendosur nga ana e ministrisë së Financave dhe mbi bazën e të cilave paguhet taksa e transferimit të pasurisë prej 10 përqin. Një deformim i tillë në këtë treg është kërkuar që të zgjidhet sa më shpejt nga ana e Kryeministrit Berisha. “Nëse një person është bërë milioner me pronën e një pronari, duhet t’i përgjigjet atijqindarkë për qindarkë dhe nëse nuk i përgjigjet, atijduhet t’i kthehen në ditë vuajtje dënimi të gjitha dëmet. Përmes kësaj nisme, u shpreh Berisha, vendoset një kod moral dhe ligjor më i drejtë, ndërsa nënvizoi se “nuk mund të krahasosh qendrën e qytetit me një zonë të cilën deri pak vite më parë mund të ketë qenë gëmushë, poligon, apo objekt tjetër”. Duke THEKSUAR domosdoshmërinë e rivlerësimit të formulës së vlerësimit të çmimit të tokës, Berisha tha se “mund të ketë ndonjë pronë në Tiranë, që vlerësohet 350 mijë lekë dhe me të vërtetë ajo pronë ka atë vlerë ose ndoshta më shumë, por nga ana tjetër, ka territore të tëra të tjera, me qindra e mijëra kilometra katror, ku vlera nuk është as 10 euro dhe vlerësohet 150 euro. Kjo ka bllokuar procesin”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›