PD: Topi përdhosi institucionin, tradhtoi demokratët

Deputeti demokrat, Edi Paloka, tha se kreu i shtetit duhet të ishte element uniteti.
“Bamir Topi duhet të ishte president i gjithë shqiptarëve, por nuk ndodhi kështu. Meqë vendosi të flasë me fjalë jo me heshtje, duhet t’u shpjegojë votuesve te Partisë Demokratëve që e votuan si kryetar shteti dhe jo si Spahiu”, tha Paloka.
Sipas tij, Topi ka përdhosur institucionin që drejton. “Më 8 maj e votoi Edi Ramën në sy të gjithë shqiptarëve, apo e votoi kryetarin e Partisë së Enver Hoxhës për të përmbushur një amanet të të përndjekurve politikë. Ky është kamxhiku i Edi Ramës që përdhosi institucionin e presidentit. E përdhosi kur betohet për pronat, kur qan për ish-të përndjekurit dhe voton persekutohet, kur sillet si kacaku pas ferrës, e njollos institucionin e presidentit për pazare personale dhe aspak shqiptare”, vijoi.
Duke paraqitur dy fotografi të personave të dekretuar nga Kreu i Shtetit, Paloka tha se Topi duhet të japë llogari për këto dekretime. “Meqë u fol për një foto, unë kam në dorë dy sot. Z. Topi duke dekoruar dikë, se kush është ky person duke dekoruar ky që betohet para Kushtetutës, le ta thotë z Topi. Kush abuzon me nderin, djersën e demokratëve, historia e ka treguar se u ka ruajtur vetëm turpin”, vijoi. /S.Ll/Start/
2012-03-06 16:05