E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Topi njeriu që përdhosi Presidencën, kamzhik i Ramës

Kamzhik të Edi Ramës dhe njeriu që përdhosi votën e demokratëve që e votuan për President. Kështu e ka cilësuar Presidentin e Republikës Bamir Topi deputeti i PD-së Edi Paloka. Në një deklaratë për shtyp, në emër të partisë që përfaqëson, Paloka deklaroi se nëse Topi ka vendosur të flase dhe të thyejë ritualin e heshtjes, atëherë të fillojë me dhënien llogari ndaj demokratëve për votën e 8 majit në favor të Edi Ramës.
 

“Do të duhej të ishte President i Republikës dhe gjithë shqiptarëve. Meqë vazhdoi të flaës, duhet tu shpjegojë demokratëve që e votuan, se pse me 8 maj e votoi Edi Ramën, për shkak të pronave në Tiranë apo si pasardhës të Enver Hoxhës. Ky është kamzhiku i Edi Ramës, njeriu që përdhos cdo ditë mandatin e Presidentit, kur qan të përndjekurit, kur sillet si kacaku pas ferrës, kur flet për pronat, kur e përdor për qëllime personale”tha ai.


Paloka i ka dhënë përgjigje dhe akuzave të Presidentit ndaj kryeministrit Berisha për polifotot me anëtarët e byrosë së diktaturës, ku përmes disa fotove të Presidentit me një person tjetër në një ceremoni dekorimi, i ka kërkuar atij, të japë llogari për polifotot.
Gjatë paradites Kreu i shtetit për herë të parë ka dalë në një pozicion të ashpër ndaj kryetarit të ish-partisë së tij, duke e akuzuar se është vazhdim i nomenklaturës komuniste dhe nuk ka mbajtur premtimet për pronat dhe ish-të përndjekurit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›