BE takime konsultative për 12 kriteret

Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu informoi të pranishmit se procesi i rishikimit të Planit të Veprimit ka filluar në dhjetor të vitit të kaluar, kur Ministria e Integrimit si koordinatore, dhe Komisioni i Integrimit u angazhuan për rishqyrtimin e Planit të Veprimit prej 12 pikash, por duke i shtuar edhe një bazë të dhënash që do të shërbejë si një element i rëndësishëm për fazën tjetër të procesit të integrimit, hapjen e negociatave.
“Nuk ka qenë e lehtë, shpresojmë që me dhënien fund të bojkotit nga ana e opozitës dhe me marrëveshjen e nëntorit mes mazhorancës dhe opozitës, të rikuperojmë apo zëvendësojmë në njëfarë mënyre, kohën e humbur përgjatë dy vjetëve dhe shansin për marrjen e statusit të kandidatit. Plani i veprimit është cilësuar nga qeveria shqiptare si një instrument për të bashkuar të gjitha kahet e politikës; nga ana tjetër, shpresojmë që dhe opozita të jetë serioze në angazhimin e saj deri në fund të këtij procesi”, tha Bregu.
Ajo kërkoi nga opozita që të bëhet pjesë e procesit. “Ky nuk është një proces i cili ka nevojë për të shprehur mendime të ndara dhe të diferencuara mes mazhorancës dhe opozitës; ky është një proces në të cilin jemi ftuar dhe duhet ta nënshkruajmë së bashku. Besoj që ky është një zhvillim i mirëpritur dhe nga Komisioni Evropian: një material i firmosur bashkërisht nga mazhoranca dhe opozita. Kjo, sepse reformat janë të përbashkëta, votimi i ligjeve, sidomos atyre me shumicë të cilësuar, dhe mbi të gjitha integrimi evropian i vendit nuk është agjendë vetëm e qeverisë, as vetëm e opozitës, por është interesi i përbashkët i të gjithë shqiptarëve”, u shpreh ministrja e Integrimit.
Shefi i njësisë për Shqipërinë pranë drejtorisë së Zgjerimit të Komisionit Evropian, Vassilis Maragos, i cili drejton delegacionin e palës evropiane në këtë takim, në emër të KE-së ofroi të gjithë mbështetjen e nevojshme në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, si një proces me standarde të larta që kërkon vlerësim rigoroz dhe performancë të mirë nga vendet që aspirojnë anëtarësimin.
“Besojmë që zgjerimi i BE-së është një mjet për transformimin e shoqërive që aspirojnë të anëtarësohen dhe jemi gati t’ju mbështesim që kjo të ndodhë. Plani i veprimit është një bazë e mirë për punën tuaj, ndërsa për ne është baza e monitorimit. Qëllimi i diskutimeve të sotme dhe të nesërme është të shohim cilat janë problemet e prioriteteve kyçe dhe t’ju ndihmojmë t’i përmirësoni ato në mënyrë që të jemi në kohë për raportin e ardhshëm të progresit me rezultate konkrete nga ana juaj. Gjithashtu, nuk duhet të mendojmë vetëm për angazhimin politik, por edhe për implementimin në terren të këtyre pikave, është e rëndësishme të kemi të dhëna solide që Shqipëria të mund të lëvizë në etapën tjetër”, tha Maragos.
Ky takim konsultativ do të jetë dyditor dhe do të diskutohet rreth prioriteteve të përgatitura nga institucionet shqiptare, të cilat vlerësohen si pikat më të nxehta politike: reforma zgjedhore, ndryshimi i rregullores së parlamentit, të cilat do të diskutohen dhe me përfaqësues të parlamentit. /S.Lleshi/Start/
2012-03-06 15:42