PDIU: Shkupi vendim antidemokratik për “28 Nëntorin”
Kjo parti e konsideron si antidemokratik vendimin e maqedonasve.
“Votimi në Kuvendin e Maqedonisë tregoi qartazi se politika sllavomaqedonase është e njësuar kur vjen fjala për të mos pranuar të drejtat e shqiptarëve, që janë element shtetformues në këtë vend. Ky vendim duhet të shndërrohet në një moment reflektimi për të gjitha forcat shqiptare në Maqedoni, të cilat ditën e djeshme u unifikuan për të drejtat e tyre kombëtare. Nëse forcat shqiptare në shtetin fqinj nuk arrijnë të imponohen për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve të atyshëm, ky përbën një ogur të keq për vetë shtetin maqedonas”, thekson PDIU-ja. Vendimi u mor një ditë më parë në Parlamentin e Maqedonisë.
Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet kërkon nga qeveria shqiptare të ushtrojë ndikimin pozitiv ndaj zyrtarëve homologë maqedonas që të marrë fund ky abuzim dhe nga forcat politike shqiptare, pavarësisht se në cilin shtet janë, të veprojnë me vendosmëri dhe në mënyrë të njësuar për ruajtjen e të drejtave të shqiptarëve të Maqedonisë. /Start/
2012-03-06 12:34