E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, plagosi me armë zjarri 32-vjecarin, arrestohet autori

TIRANË- Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në afërsi të shkollës “Bajram Curi” në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:50 ndërsa i plagosuri quhet Ilir Nika 32-vjec.

Autori i plagosjes është Bahri Bregu 38-vjec i cili është arrestuar vetëm 20 minuta pas ngjarjes sëbashku me armën e krimit tip pistoletë.

Burimet e policisë bëjnë të ditur se shkak për ngjarjen ka shërbyer një grindje mes autorit dhe të plagosurit.

32-vjecari Nika është përcjellë menjëherë në spitalin ushtarak. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa konfirmohet se është qëlluar në këmbë. Në vendngjarje forcat e policisë nisën menjëherë hetimet, por deri tani mbetën ende të paqarta motivet dhe rrethanat e saj.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›