Shtyhet gjyqi ndaj Ilir Metës
Seanca e parashikuar për tu zhvilluar ditën e sotme për procesin në ngarkim të Ilir Metës në Gjykatën e Lartë, është shtyrë.
Shkak për këtë është bërë mungesa e relatorit të çështjes, Ardian Dovrani. Shkaqet e mungesës së këtij të fundit nuk dihen, ndërkohë që seanca e ardhshme është caktuar të zhvillohet pas një javë, më 16 shtator.
Në seancën e sotme pritej që të caktoheshin ekspertët e rinj, që do të verifikojnë videoregjistrimin e aferës 700 mijë euroshe të Metës, pas dy ekspertimeve të shfuqizuara të specialistëve amerikanë dhe anglezë.
Krejt procesi gjyqësor në fakt ka filluar në mënyrë të pabesueshme mbrapsht, pasi fillimisht bëhen akuzat e prokurorisë dhe më pas dëgjohet dhe merren parasysh kërkesat e mbrojtjes.