Hana: Spitalet të kenë më shumë autonomi
Autori i Lajmit: red.
Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor (ISKSH) dhe Bashkëpunimi Teknik Gjerman (GTZ) organizuan konferencën me temë "Mbrojtja shëndetësore në Shqipëri, sfidat dhe mundësitë". Në këtë takim merrnin pjesë drejtoresha e ISKSH-së, Elvana Hana, ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, ambasadori i Republikës Federale Gjermane në Tiranë, Bernd Borchardt, dhe përfaqësues të lartë të organizmave vendas dhe ndërkombëtarë në fushën e shëndetësisë. Duke hapur këtë takim, drejtoresha e ISKSH-së, Elvana Hana, u shpreh se sfidat e afërta janë konsolidimi i reformës në shërbimin parësor si dhe reformimi i mëtejshëm i shërbimit spitalor përmes rritjes së autonomisë për spitalet, të cilët tashmë janë përgjegjës për menaxhimin e një pjese të të ardhurave në dobi të pacientëve. Në fjalën e saj, drejtoresha e ISKSH-së vuri theksin tek përmirësimi i mëtejshëm i sistemit të pagesave në shërbimin parësor, duke favorizuar financimin për indikatorët e performancës (10% e pagesës) dhe të bonusit (5% e pagesës) në krahasim me pagesat për kapitacion (pagesa fikse prej 85%). Për sa i takon shërbimit spitalor, drejtoresha e ISKSH-së evidentoi si mjaft efikas vendimin për përdorimin e të ardhurave dytësore plotësisht për nevojat e spitalit. Lidhur me sfidat për konsolidimin e reformës spitalore, Hana vuri theksin te përmirësimi i sistemit të kontributeve dhe të bashkëpagesave të skemës së sigurimeve; rritja e aksesit të të siguruarve në përfitimin e paketave të shërbimeve të ofruara me kontraktuesit e shërbimit publik si dhe krijimi i mundësive të kontraktimit me ofrues privat. Gjatë konferencës së djeshme, e pyetur nga gazetarët, drejtoresha e ISKSH-së u shpreh:
Çfarë i keni sugjeruar ministrit të Shëndetësisë për reformën në spitalor?
Reforma në spitalor është shumë e re, ka filluar në fillim të vitit 2009 dhe natyrisht që presim tashmë të vazhdojë me hapa shumë të mëdhenj. Ajo çka ne i sugjeruam është që nivelet e spitalorit të arrijnë të paktën në mënyrë sa më të shpejtë nivelin e pavarësisë së parësorit, në mëyrë që drejtorët e spitaleve të ndihen përgjegjës për fondet që shkojnë në të mirë të pacientëve. Një tjetër sugjerim i rëndësishëm është se në një fazë të dytë ne synojmë të lidhim reformën me tregues të performancës së spitaleve.
Ministria e Shëndetësisë ka vendosur se do të ndiqet sistemi i referimit dhe nuk do të pranohen më paceintë që për gjëra shumë të thjeshta të shkojnë në QSUT apo spitalet e rretheve. Çfarë do të ndodhë me kujdesin parësor?
Është shumë e rëndësishme ndjekja e sistemit të referimit dhe ka qenë një nga plagët më të mëdha që Instituti (ISKSH) ka ngritur me forcë në gjithë këto vite, në mënyrë që të merret në konsideratë mjeku i familjes. Ne jemi në një proces që po përmbyllim depistimin e personave në të gjithë Republikën, në mënyrë që të dihet se cili mjek është përgjegjës për cilët persona, duke lejuar dhe zgjedhjen e lirë të mjekut. Në përmbyllje të këtij procesi, patjetër që presim që mjeku i familjes të përzgjidhet gjithnjë e më shumë, pavarësisht se duhet theksuar se frekuentimi i mjekut të familjes është rritur ndjeshëm me nisjen e reformës në shërbimin parësor.
Cilat do të jenë sanksionet në rast të moszabtimit të sistemit të referimit?
Natyrisht, do të ketë dhe sanksione në kontratat që ne i shoqërojmë, qoftë në kontratat e nivelit të parë me shërbimin parësor, ku kjo pikë ecën më mirë, qoftë me kontratat e nivelit të parë me shërbimin spitalor, ku kjo pikë ka disa ngecje, por ne do të vëmë sanksione që të mos pranohen raste pa rekomandime, pa fletët përkatëse që shoqërojnë pacientin (kuptohet përjashtohen urgjencat). Nëse do të shkelen këto masa, do të ketë sanksione kontraktuale që do të shkojnë deri në prishje të kontratës.
Cili është koncepti i menaxherit të spitalit?
Menaxheri i spitalit duhet të ketë fuqi ekzekutive, sepse nëse ai nuk e ka këtë fuqi ekzekutive, nuk mund ta ushtrojë me stafin tjetër, si mjekët shefat e shërbimit, infermierët, etj. Pra duhet të ketë një status të fuqishëm.
Për sa i përket bashkëfinancimit, si do të funksionojë?
Ne kemi bashkëfinancim për disa shërbime si për ekzaminimet terciare (10 %) kjo do të funksionojë dhe më tej. Ne duam ta shtrijmë këtë dhe në shërbime të tjera, të cilat i janë lënë vullnetit të parave informale, pra pacientët paguajnë në mëyrë informale. Ne duam që çdo gjë të formalizohet, pra dhe pagesa që vjen nga ISKSH tek mjekët për shërbime të veçanta, por dhe pagesa që vjen nga pacientët tek mjekët për disa shërbime të formalizohet dhe të jetë një shumë minimale në krahasim me ato që paguhen sot për të krijuar rregull në sistem.
Ky lajm është publikuar: 29/09/2009