Berisha: Universitetet, sivjet kuota pranimi për 23.534 studentë në 180 degë

Tiranë, 7 Korrik, NOA Plot 23 mijë e 534 studentë në 180 degë nga më të ndryshmet, do të jetë numri i kuotave për pranime në universitete gjatë vitit të ri akademik 2010-2011.
Një fakt të tillë e ka bërë me dije kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e qeverisë, i cili gjatë fjalës së tij e ka vënë theksin në rëndësinë që paraqesin tekstet për një vit sa më të mbarë shkollor, kundrejt lehtësirave të tjera që duhen krijuar sipas tij për studentët si pajisja me kompjutera apo interneti.
Konkretisht, ai la porosi që nëpërmjet ministrisë së Inovacionit dhe Teknologjisë së Informacionit apo rektorateve, duhet të shqyrtohet edhe fakti i futjes së internetit në çdo fakultet si edhe pajisja e tyre me kompjuterat e duhur.
Kemi internet në çdo shkollë, por nuk është e njëjta situatë nëpër fakultete, vuri në dukje ai.
Ndër të tjera, Berisha tha se rritja e numrit të studentëve është e domosdoshme dhe theksoi se do të ketë shtim të pranimeve në degët e teknologjisë së informacionit dhe gjuhëve të huaja.
"Rriten pothuaj tre herë pranimet në shkencat e shoqërisë së informacionit e teknologjisë së lartë. Në degët e lidhura me teknologjinë e informacionit marrin 33% të të gjitha pranimeve", saktësoi ai.
Konkretisht, në lidhje me çështjen e teksteve, ai u shpreh se ato janë jetike në radhë të parë për përgatitjen e pedagogëve.
"Në buxhetin e këtij viti zëri i teksteve do jetë më i rëndësishmi. Dua të përgatitet një vendim që të çlirojë studentët nga tekstet e mykura. Ka tekste të viteve '70 kur na detyronim të shkruanim tekste që mos merrnim tekste të huaja. ", theksoi kryeministri lidhur me një fakt të tillë.
n.e/NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")